Panorama (Albania)

Frederik Ndoci si “burrë i devotshëm”, pazaret e fundvitit i bën vetë

-

Festat e fundvitit janë edhe një moment i mirë për të bërë blerje më shumë se zakonisht. Njerëz me qese në duar që nxitojnë nëpër dyqane është padyshim një pamje mëse e zakonshme në vendin tonë në ditët e fundvitit. E duket se edhe personazhe­t e famshme, nuk kanë sesi most ë bëhen pjesë e kësaj rutine. Frederik Ndoci është fotografua­r nga paparaci ynë, teksa në ditët e fundit të vitit, ka preferuar që pazarin ta bëj krejt i vetëm. Ashtu si duket edhe nga fotot, këngëtari, nuk e ka humbur stilin e tij, ndonëse në një ditë të ngarkuar me pazare. Me kapelen që e mban thuajse gjithnjë dhe me shall, artisti, kishte zgjedhur të ishte disi më sportive në veshjen e tij. Me qese në duar dhe tërësisht i përqëndrua­r në “detyrën” që i ishte ngarkuar, Frederiku duket se edhe po e shijon këtë moment me veten. Këngëtari njoftoi rreth një vit më parë se kishte vendosur që të kthehet përfundimi­sht në Shqipëri për të jetuar dhe për të punuar, pas vitesh në emigrim. “E unë do kthehem tash përgjithmo­në! Të këndoj për këtë vend, ma t’bukrin dhe e qiell, ma t’bukrat male, fusha e dete, do këndoj për shqiptarin­ë këtu, sepse këtu me knon zemra, këtu ma don shpirti me ken!”, shkruan artisti, teksa flet dhe për plagën e shoqërisë shqiptare, largimin masiv të të rinjve dhe të shkolluarv­e për të jetuar dhe punuar në vende të tjera të botës “Kombit tonë sot nuk i mungojnë vlerat, as mendjet… Kombit tonë i mungon më shumë se kurrë ‘ zemra’! Kur nënës i merr bijtë i ke tharë shpirtin, e njësoj ky Komb po thahet nga eksodi i bijve më të vyer. Bota po na merr sot, si dhe dje, si dhe ndër shekuj, po zgjedh e merr për vete më të mirët ndër ne… duke na tharç shpirtin si komb!”, shkruan Ndoci.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania