Panorama (Albania)

Censi, opozita akuza për mospubliki­min e shifrave

“Po mbahet sekret”, deputetja e PD- së: Vonesat fshehin disa shifra, frikë e një qeverie që i mban njerëzit me propagandë

-

Opozita akuzon ashpër qeverinë për mospubliki­min e të dhënave të censit të popullsisë. Sipas demokratëv­e, vonesat fshehin disa shifra, për shkak të frikës së një qeverie që i mban njerëzit me propagandë.

Gjatë fjalës para mbështetës­ve të tij, lideri i PD- së, Sali Berisha, dje deklaroi: “Censi mbahet sekret. Ai tregon se nga 2.9 milionë në vitin 2013, sot nuk jemi as 1.5 milionë. Ndaluni pak! Kurrë në histori, një pushtim, luftë, epidemi nuk i ka pakësuar, dërrmuar shqiptarët siç ka bërë regjimi i Edi Ramës në këto 10 vite i bazuar në krimin, drogën, korrupsion­in, vjedhjen e shqiptarëv­e”. Më herët edhe deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku ngriti shqetësimi­n e mospubliki­mit të të dhënave të censit të popullsisë. Me anë të një postimi në “Facebook”, Tabaku shkruan se vonesat duket se fshehin disa shifra që nuk i pëlqejnë kujtdo. Një nga arsyet sipas Tabakut me shumë mundësi, është edhe numri i shqiptarëv­e që janë larguar nga vendi në këto 10 vite. Tabaku sqaron se, “ky skanim i imtësishëm dhe panoramë e plotë e kësaj krize demografik­e dhe ekonomike është frika e një qeverie që i mban njerëzit me propagandë dhe opinion pa fakte”. “A duhet të ishin publikuar të dhënat paraprake të cens? Mbas dy vitesh shtyrjeje, më në fund në mes shtatori të vitit të shkuar nisi censi popullsisë, që sipas kalendarit, duhet të zgjaste 6 javë! Mbas një shtyrje te re ( prej interesit të lartë thonë, kur në fakt duket e kundërta) akoma sot nuk kemi rezultatet paraprake të censit. Për referencë në censin e shkuar, i cili u zhvillua pak a shumë në të njëjtën periudhë në 2011, rezultatet paraprake u publikuan në mes dhjetori! Këtë herë, vonesat duket se fshehin disa shifra që nuk i pëlqejnë kujtdo. Siç dihet, mund të ndahemi në opinione, por shifrat janë fakte dhe ato flasin më mirë se sa çdo opinion. Një nga arsyet që nuk kemi asnjë të dhënë nga censi, me shumë mundësi, është dhe numri i shqiptarëv­e që janë larguar nga vendi në këto 10 vite. Ky emi

grim do të pasqyrojë edhe varfërinë e familjeve shqiptare, që në fakt raportohet çdo muaj nga INSTAT me të dhëna të tjera. Fjala vjen Anketa Familjes, krahasimi me EUROSTAT, Indeksi Çmimeve të Konsumit apo dhe situata me pagën reale në 12 qarqe flasin për krizën ekonomike të ardhurat në rënie të familjeve shqiptare,

gjendjen e mjerueshme në fshat dhe për diferencën e thellë mes qarqeve dhe qyteteve!”, - deklaroi Jorida Tabaku. Sipas saj, ky skanim i imtësishëm dhe panoramë e plotë e kësaj krize demografik­e dhe ekonomike është frika e një qeverie që i mban njerëzit me propagandë dhe opinion pa fakte. “Frikën e qeverisë e kup

toj, ndonëse nuk e ndaj, pasi besoj se censi duhet të shërbejë si mjet në shërbim të politikave për të ndihmuar vendimmarr­jen për ndarjen e buxhetit, për mbështetje­n e qarqeve me fonde, por edhe për të kuptuar dinamikat e popullsisë! Fatkeqësis­ht po kthehet në një mjet në shërbim të politikës!”, - u shpreh deputetja e PD- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania