Panorama (Albania)

“Rishikim ‘ Territoria­les’”, PD e Bashës: Reforma t’i shërbejë interesit qytetar

-

PD- ja zyrtare apeloi dje që reforma territoria­le t’i shërbejë interesit qytetar. Sekretarja për pushtetin vendor dhe decentrali­zimin në PD, Alfrida Marku Dedëgjonaj tha se qytetarët e 61 bashkive edhe këtë vit do të paguajnë më shumë taksa dhe tarifa vendore për shërbime, të cilat vijojnë të mbeten vendnumëro dhe investime që nuk reflektojn­ë prioritete­t e nuk u përgjigjen planeve afatgjata të zhvillimit. “Bashkitë kanë dështuar t’u mundësojnë taksapague­sve shërbimet bazë vendore, përmirësim­in e tyre, mbulimin e gjithë territorit dhe investimet e duhura. Buxhete vendore të pakonsultu­ara paraprakis­ht, e ndërkohë në Buxhetin e shtetit nuk adresohen në mënyrë të drejtë, problemati­kat e njëjta të bashkive të ndryshme”. Dedëgjonaj theksoi se, “investimet përqendroh­en në qendrat e bashkive duke lënë në harresë zonat rurale. Zhvillimi tashmë i pakontroll­uar urban, jashtë çdo standardi, investimet jocilësore dhe me kosto të pajustifik­uar, ndërtimet masive, kanë bërë të pashmangsh­ëm kaosin në qytetet e mëdha dhe zonat bregdetare, ku këto të fundit gradualish­t po humbasin edhe identiteti­n. Raporti për frymë i hapësirave publike është deri 20 herë më i ulët se indikatorë­t. Furnizimi me ujë të pijshëm mbetet ende shumë larg zgjidhjes, edhe në zonat bregdetare, kur turizmi duhej të ishte vërtetë prioritet, ndërkohë rritja e tarifës së ujit të pijshëm në disa bashki, pa investime dhe për të mbuluar humbjet në rrjet, do të jetë një tjetër barrë e shtuar për familjet e bizneset”. Sipas saj, bashkitë janë kthyer në institucio­ne joeficient­e punësimi, me mbi 30% të të punësuarve të sektorit publik, dyfish krahasuar me pjesën më të madhe të vendeve të rajonit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania