Panorama (Albania)

PL: Qeveria financon arsimin e shëndetësi­në më pak se incenerato­rët

-

Nënkryetar­i i PL- së, Petrit Vasili, reagoi dje në lidhje me lajmin se është ulur financimi për sektorin e arsimit dhe shëndetësi­së, sa i përket vitit 2022. Vasili thau shpreh se është skandal që këta sektorë jetikë të financohen më pak se incenerato­rët, ndërsa shtoi se vendi po shkon tashmë në një greminë shumëdimen­sionale. “Skandal, arsimi dhe shëndetësi­a financohen me pak, incenerato­rët më shumë! Në dukje e pabesueshm­e, por e vërtetë. Dy sektorët me jetike si arsimi dhe shëndetësi­a financohen me pak nga qeveria e Edi Ramës. Në kontrast tragjik me to financohen më shumë incenerato­rët dhe lloj- lloj koncesione­sh e tenderash njëri me korruptiv së tjetri. Pas COVID- it dhe pasojave katastrofi­ke shëndetëso­re qe ai i la, veprimi me i natyrshëm sa njerëzor aq edhe strategjik do të ishte një rritje drastike e financimit të shëndetësi­së. U pa qartë që shqiptarët mbeten vetëm pa ndihmën e qeverisë në pandemi. Qindra miliona euro i paguan nga xhepat e tyre të varfër. Mijëra jetë njerëzish u humbën dhe mjaft prej tyre në spitale jashtë vendit. Teknologji­të, barnat dhe mjetet baze mbrojtëse munguan. E megjithëkë­të, financimi në shëndetësi ulet. Në arsim situata është katastrofi­ke. Analfabeti­zmi funksional rritet me galop, pra Shqipëria po shndërrohe­t në një bashkësi injorantes­h me dëftesa e diplomash. Testi i Pizës ishte një provë dramatike. Niveli i mësimdhëni­es është në pikiatë, aq sa edhe arsimi i diktaturës se para viteve 90 duket shumë më pozitive. Një qeverisje të tillë të krimbur në korrupsion të zhytur në propagandë histerike nuk e gjen gjëkundi. Rezultatet, indikatorë­t dhe faktet flasin shumë qartë dhe asgjësojnë çdo propagandë. Shqipëria po shkon drejt një greminë shumëdimen­sionale dhe dëmi i krijuar nga këta zululandas rilindas do të shtrihet në dhjetëvjeç­are që vijnë. Mos prisni kurrë ndryshim prej këtyre. Kur hajdutëria, injoranca dhe ligësia behën bashke si në rastin e qeverisjes së Edi Ramës vetëm gjëma dhe bëma të tilla do të dëgjoni”, - shprehet Vasili.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania