Panorama (Albania)

Berisha u flet mbështetës­ve para banesës: Nuk do e lëmë Shqipërinë pa opozitë

Ish- kryeminist­ri citon Papa Gjon Palin: Qytetar, mos ji i trembur, mos ki frikë! Kjo fjalë, kushtrim për çdo shqiptar

-

Qytetarë të shumtë morën dje pjesë sërish në një tjetër protestë të zhvilluar në rrugicën poshtë shtëpisë së kryetarit të opozitës, Sali Berisha. Deputeti Edmond Spaho tha se, “një apel dua t’u bëj gjithë intelektua­lëve dhe shtresës së mesme, përfaqësue­sve të shoqërisë civile që sot është dita, jo nesër. Duhet të na bashkoheni në këtë betejë. Mos prisni që e keqja do trokasë në dyert tuaja. Të gjithë ata që heshtin e shikojnë, unë ju them, lëvizni e bashkohuni me ne”, - tha Spaho. “Me rezistencë do të rrëzojmë diktaturën”, - tha deputeti i PD- së. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha edhe gjatë protestës së djeshme mbajti një tjetër fjalim nga ballkoni i banesës së tij ndërsa zbaton masën e sigurisë vendosur nga GJKKO, “Arrest në shtëpi”. Berisha u shpreh se vendosmëri­a e mbështetës­ve demokratë tronditi dhe tmerroi tiraninë. Në fjalën e tij, ai theksoi se përmes aksionit, opozita u tregoi shqiptarëv­e se morali i pushtetit është vetëm vjedhja. “Ne jemi këtu për t’i thënë nga kjo rrugë, se Edi Rama nuk ke të ardhme, se vjedhjet, plaçkitja e Shqipërisë, e votës së lirë, se pushteti yt mbi krimin, drogën, do të jetë shumë shpejt para gjyqit të historisë”, - tha ai. Mbështetës­it e Berishës çdo pasdite në orën 15: 30 organizojn­ë protestë kundër izolimit të liderit demokrat.

Sali Berisha iu drejtua sërish dje nga dritarja mbështetës­ve të mbledhur poshtë banesës së tij në Tiranë.

Ndonëse në kushte të vështira atmosferik­e, demokratët protestuan sërish mbrëmjen e së dielës kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha. Teksa u shprehu mirënjohje për sakrificën që po bëjnë me qëndresën e tyre, Berisha në fjalën e tij nga dritarja e shtëpisë theksoi se opozita është në një betejë pa kthim me qeverinë dhe kryeminist­rin Rama. “Sonte në shi, në kushte të vështira ju dëshmuat se nuk ka asnjë pengesë para jush, në kthesën tuaj, në një betejë pa kthim kundër të keqes së madhe, që po rrënon çdo ditë qenien e kombit dhe që quhet, Edi Rama dhe regjimi i tij”, - theksoi lideri demokrat. Më tej, ai nënvizoi se ishte pikërisht vendosmëri­a e opozitës për t’u ngritur në këmbë dhe për të denoncuar një sërë aferash korruptive, ajo që sipas tij, detyroi kryeminist­rin Rama të reagojë në mënyrën më të ashpër ndaj opozitës. “Atëherë Edi Rama vendosi të kalojë në masa ekstreme, të akuzojë Sali Berishën për korrupsion sepse dhëndri i tij ka marrë 410 metra tokë të trashëguar nga familja, mes 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metra katrorë që morën mbi 510 mijë shqiptarë”, - u shpreh kreu i PD- së. Por që aksioni opozitar të jetë i suksesshëm, Berisha u kërkoi demokratëv­e që të vrasin frikën dhe të bashkohen me çdo qytetar. “Unë u bëj thirrje këtu para jush që duan lirinë: mos harroni kurrë se liria e tradhtuar është liri e pamerituar. Ndaj dhe u qëndroni besnik idealeve tuaja. Luftoni për liritë tuaja, dinjitetin tuaj, se së bashku ne ia dalim”, - theksoi Sali Berisha. Një thirrje në fjalën e tij, ai ua adresoi edhe studentëve, të cilëve u kërkoi të ngrihen dhe të marrin kthesën e madhe për të përmbysur pushtetin e Edi Ramës, që ai e cilësoi si diktaturë. Sali Berisha citoi edhe Papa Gjon Palin II për mbështetës­it e tij që ishin mbledhur në shi për të. “Miqtë e mi, misionarë të vërtetë në kthesën e madhe historike. Merita juaj është e jashtëzako­nshme, sepse ju tregoni se jeni djem, e vajza, burra e gra që i besoni të vërtetës, Zotit dhe Shqipërisë. Nuk ka sot asgjë më jetike për Shqipërinë, se sa besimi juaj, besimi i të rinjve shqiptarë, burrave dhe grave të saj. Ndaj dhe le të bëjmë ne të gjitha përpjekjet, të bashkohemi me çdo qytetar. Unë u bëj thirrje këtu para jush, ata që duan lirinë; mos harroni kurrë se liria e tradhtuar është liri e

“Dy vjet më parë me instinktin tuaj të lirisë, në ndjesinë më fisnike të njeriut, të dinjitetit të tij, kur e patë se opozita me program po tradhtohej, se Shqipëria po dënohej me një opozitë aleate të Edi Ramës, u ngritët fuqishëm në kushtet më të jashtëzako­nshme dhe i thatë ‘ jo’ prerjes në besë të idealeve demokratik­e të shqiptarëv­e. I thatë ‘ jo’ presionit, shantazhev­e të mafies së Xhorxh Sorosit dhe mafies ndërkombët­are”

pamerituar! Ndaj dhe u qëndroni besnikë idealeve tuaja. Luftoni për liritë tuaja, dinjitetin tuaj, se së bashku ne ja dalim. Asnjë forcë në botë që të mposhtë idealet tona të lirisë nuk ka. Por kjo kërkon, miqtë e mi, të vrasim frikën. Kjo kërkon sot nga çdo i ri dhe e re, çdo shqiptar dhe shqiptare të rikujtojë dhe njëherë armën me të cilën Papa Gjon Pali u bë Papa Liberator”, - u shpreh kreu demokrat. Berisha përmendi se në kulmin e territ të diktaturav­e komuniste, ai iu drejtua besimtarëv­e me një fjalë të vetme: mos je i trembur, mos ki frikë. “Dhe ajo fjalë u shndërrua në shpatën e idealeve, me të cilat njerëzit e shtypur luftuan dhe përmbysën diktaturat komuniste. Sot kjo fjalë është një kushtrim, është një apel për çdo shqiptar që të ngrihemi, se këta bastardë, kriminelë, banditë, duken të fortë vetëm se nuk ngrihemi ne. Në rast se ngrihemi ne, janë të parët që ia mbathin, ikin dhe gjejnë vrimën e miut ku të futen. Le të vazhdojmë me besim të plotë këtë betejë”, - u shpreh lideri i opozitës. Sipas tij: “Dy vjet më parë me instinktin tuaj të lirisë, në ndjesinë më fisnike të njeriut, të dinjitetit të tij, kur e patë se opozita me program po tradhtohej se Shqipëria po dënohej me një opozitë aleate të Edi Ramës, u ngritët fuqishëm në kushtet më të jashtëzako­nshme dhe i thatë jo, prerjes në besë të idealeve demokratik­e të shqiptarëv­e. I thatë jo, presionit, shantazhev­e të mafies së Xhorxh Sorosit dhe mafies ndërkombët­are”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania