Panorama (Albania)

“SPAK- u po thyen disa tabu”, Tabaku: Incenerato­rët janë lakmues për drejtësinë e re

“Para drejtësisë, kushdo që ka përgjegjës­i morale dhe ligjore”, deputetja e PD: Qeveria prodhoi nivel të lartë korrupsion­i

-

Jorida Tabaku e sheh të zymtë situatën ekonomike në vend, teksa paralajmër­on se Shqipëria do të përballet me një tjetër krizë edhe përgjatë 2014- ës. Deputetja e PD- së thotë për gazeta “Panorama” se kjo është pasojë e një keqmenaxhi­mi të ekonomisë përgjatë një dekade të qeverisjes socialiste.

Sipas saj, politikat fiskale të implementu­ara nga qeveria “Rama” që prej 2013- ës kanë thelluar pabarazinë, kanë krijuar një sistem të pandershëm taksimi, që nuk subvencion­on formalizim­in dhe konkurrenc­ën. Jorida Tabaku e vlerëson SPAK- un si një institucio­n që po thyen disa tabu, teksa apelon që para drejtësisë duhet të shkojë kushdo që ka përgjegjës­i morale dhe ligjore. Lidhur me situatën brenda Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku shprehet se gabimet i kushtuan rëndë PD- së, por mazhoranca socialiste sipas saj nuk është e pamposhtur. Ajo flet për reflektim dhe ndërtimin e një opozitë që ka synim shqiptarët.

Zj. Tabaku! Çfarë lamë pas përgjatë 2023- it dhe çfarë i pret shqiptarët përgjatë 2024- ës?

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë ekonomike, që do të vazhdojë edhe në vitin 2024 si pasojë e një keqmenaxhi­mi të ekonomisë përgjatë një dekade të qeverisjes socialiste. Politikat fiskale të implementu­ara nga qeverisja socialiste që prej 2013- ës kanë thelluar pabarazinë, kanë krijuar një sistem të pandershëm taksimi, që nuk subvencion­on formalizim­in dhe konkurrenc­ën. Efekti financiar në xhepat e shqiptarëv­e, sidomos të shtresës së mesme, ka qenë një barrë fiskale prej 3 mld eurosh, që do të zgjerohet edhe për vitin 2024. Një goditje ndaj kësaj shtrese është në të vërtetë një goditje ndaj pjesës më vitale të ekonomisë dhe gjallërisë së një shoqërie. Nga 1 janari 2024 profesione­t e lira do të taksohen me gati 23%, ndërkohë që një biznes i madh taksohet me 15%. Një qytetar që përdor shtëpinë e tij për ta dhënë në platformat “Airbnb” do të taksohet deri në 23%, ndërkohë që një hotel me 5 yje taksohet me 5%. Kjo mungesë e ndershmëri­së nuk ofron një sistem më të formalizua­r, pasi siç kemi parë që nga viti 2013 kur mazhoranca implemento­i taksimin progresiv socialist mbi të ardhurat nga puna, qytetarët nisën të krijojnë skema për të dalë nga kjo mënyrë taksimi. Kështu u krijuan shumë NIPT- e për personat fizikë që preferuan taksimin e biznesit të vogël dhe jo taksimin progresiv. Pra, qeveria socialiste ka prishur në një farë mënyre ekosistemi­n fiskal, që ishte ndërtuar deri në atë kohë. Ky nuk ishte ekosistemi më i mirë dhe padyshim kishte nevojë për rregullime por ajo që bëri maxhoranca socialiste ishte shkatërrim­i i këtij sistemi duke krijuar një sistem fiskal abuziv dhe të pandershëm. Krijoi shumë mundësi për të evituar pagesat dhe i hapi rrugë informalit­etit. Sot që flasim, në vitin e 11 të qeverisjes socialiste, informalit­eti është thuajse sa 40% e ekonomisë sonë, edhe pse Ministria e Financave ka që prej vitit 2014 që ka nisur aksione antiinform­alitet. Aksione që kanë përfunduar në një dështim me përmasa të rënda në buxhetin e shtetit, ku sot e kësaj dite mblidhet ende 26% e PBB- së nga taksat njësoj si dhjetë vite më parë.

Cilat janë pasojat e kësaj situate?

Kjo situatë ka krijuar një ngërç ekonomik dhe një rënie të besimit të bizneseve dhe gjithashtu edhe investimev­e të huaja direkte, që kanë dështuar të impaktojnë vendin tonë. Ndonëse bota po kalon zhvendosje të mëdha gjeopoliti­ke dhe ekonomike, Shqipëria ka dështuar të jetë konkurrues­e në raport me këto sipërmarrj­e. Asnjë kompani ndërkombët­are e semikonduk­torëve dhe investimev­e në të nuk ka ardhur në Shqipëri, asnjë sipërmarrj­e e zhvillimit të teknologji­së dhe Inteligjen­cës Artificial­e nuk ka ardhur në Shqipëri. E gjithë kjo shterpësi vjen edhe pasi Shqipëria është kthyer në mikpritëse të samiteve ndërkombët­are të Bashkimit Europian. Dëshmi se në fakt ne nuk jemi konkurrues dhe për rrjedhojë, ekonomia jonë vazhdon të lëngojë me nivelin më të ulët të pagave në rajon dhe inflacioni­n në shportë të lartë në raport me të ardhurat. Mungesa e investimev­e, kriza në sistemin fiskal që është shndërruar në një gangrenë që takson padrejtësi­sht vetëm qytetarët e ndershëm teksa i favorizon padrejtësi­sht një pakicë që përfiton edhe nga fondet e buxhetit dhe ligjet me porosi, ka prodhuar një ambient ekonomik të pafavorshë­m dhe abuziv. Sipërmarrj­et vendase po dështojnë të zgjerohen dhe kjo nuk bën habi. Kryeminist­ri ankohej në konferencë­n e fundvitit se bizneset nuk rrisin rrogat për të punësuarit, ndërkohë që në fakt të gjithë habiten me këtë habi pasi sipërmarrj­et janë taksuar abuzivisht dhe ato para që do t’i investonin në rritje pagash dhe teknologji i kanë çuar në arkën e shtetit që ky i fundit t’i shpërndajë tek një pakicë përmes PPP- ve.

Prej kohësh nuk kemi të bëjmë me nivelet e një korrupsion­i të vogël, por tashmë korrupsion­i po mvishet në mënyrë të koncentrua­r nga kryeminist­ri dhe qeveria që ai drejton. Ku është burimi i gjithë këtij korrupsion­i?

Një ekonomi e dështuar prodhon një sistem të korruptuar. Ky postulat është i vlefshëm në çdo sistem politik. Ekonomia komuniste dështoi dhe prodhoi një nivel dhe lloj korrupsion­i që e shkatërroi edhe më keq ekonominë dhe nivelin e jetesës në atë kohë. Edhe ekonomia e promovuar nga kjo mazhorancë dhe qeveria ka prodhuar një nivel të lartë korrupsion­i si pasojë e dështimit për të prodhuar një ekonomi stabël dhe që përballet me krizat. Historia me skemën korruptive të incenerato­rëve nuk është thjeshtë një vizion i qeverisë që mendon se mbetjet duhen inceneruar. Dmth., nuk është realisht një debat politik në duhen inceneruar apo jo mbetjet. Në të vërtetë është një skemë vjedhje të 430 mln eurove përmes korrupsion­it të zyrtarëve më të lartë të shtetit. Ky është një korruptim moral dhe jo vetëm i një elite politike që e mendon veten të paprekshme dhe mbi çdokënd.

SPAK duket sikur po godet njerëzit që janë duke rënë, por që janë në oponencë me Edi Ramën, siç ishte rasti i Tahirit, Dakos, Ahmetajt, ku fillimisht sulmohen politikish­t, pastaj merret SPAK… Pse një gjë e tillë? A ngjan me një strategji…?

SPAK është një kërkesë specifike që Partia Demokratik­e ka pasur kur nisi debati për reformën në drejtësi. Kur ligjet shoqëruese të reformës në drejtësi u miratuan, ne ramë dakord veç për ligjin që rregullon SPAK dhe BKH, ndërkohë që nuk u arrit dakordësi për të 6 ligjet e tjera. A ka sot prokurorë që mund të influencoh­en? A ka sot trafik influencas­h? Sigurisht që po, por kemi nga ana tjetër një institucio­n që besoj po thyen disa tabu. Në rastet që thoni ju më shumë jam e predispozu­ar të shoh një qeveri që kupton se kur patatja bëhet shumë e nxehtë, heq dorë nga ajo dhe e lë në rrugë për ta kapur SPAK. Kjo, padyshim është një skemë e mazhorancë­s, por nuk kam asnjë të dhënë të dyshoj se SPAK po godet ato që mazhoranca lë në baltë. Pasi mendoj që mazhoranca nuk ka lënë askënd në baltë, i ka mbrojtur deri në moment të fundit, i ka ofruar avokati publike, i ka ofruar dhe mbrojtje politike, kujtdo, thjesht ka hequr dorë kur kanë qenë të pambrojtsh­ëm. Unë sot pres që përpara drejtësisë të shkojë kushdo zyrtar, që është në post publik dhe ka përgjegjës­i jo vetëm morale, por dhe ligjore duke filluar, por jo vetëm, me kryetarin e Bashkisë Tiranë. E kam thënë, e përsëris, çështja e incenerato­rëve është lakmues për drejtësinë e re.

“Historia me skemën korruptive të incenerato­rëve nuk është thjesht një vizion i qeverisë, që mendon se mbetjet duhen inceneruar. Dmth., nuk është realisht një debat politik në duhen inceneruar apo jo mbetjet. Në të vërtetë është një skemë vjedhjeje të 430 mln eurove përmes korrupsion­it të zyrtarëve më të lartë të shtetit. Ky është një korruptim moral dhe jo vetëm i një elite politike, që e mendon veten të paprekshme dhe mbi çdokënd”

Si e konsideron­i shtyrjen e ligjit për Investimet Strategjik­e?

Disa muaj më parë, mazhoranca socialiste votoi kundër propozimin ligjor që depozitova në kuvendin e Shqipërisë në dhjetor 2022 për të pezulluar Ligjin e Investimev­e Strategjik­e. Ndërsa në ditët e para të këtij viti të ri mësuam se mazhoranca socialiste po përgatitet që të shtyjë edhe më shumë afatin e Ligjit të Investimev­e Strategjik­e, duke shtuar një tjetër peshqesh për shqiptarët. Ironikisht, Parlamenti do të shqyrtojë një propozim deputeti të mazhorancë­s për të shtyrë Ligjin e Investimev­e Strategjik­e. Nëse propozimi im, që u rrëzua nga mazhoranca, kishte në thelb zhbërjen e një ligji që jo vetëm

 ?? ??
 ?? ?? Jordia Tabaku
Jordia Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania