Panorama (Albania)

Izolimi, kryesia e PD mblidhet pa Berishën

“Ne kemi për detyrë të shkojmë në mosbindje civile”, sekretari i përgjithsh­ëm: Ngrihemi për të marrë fatet e vendit në dorë

-

ishte i qepur për interesat e një klientele të vogël, por njëkohësis­ht nuk ofronte asnjë vlerë të shtuar për ekonominë dhe investimet e huaja. Në të kundërt, propozimi socialist e ka të shkruar në ballë se çfarë synon të arrijë përmes shtyrjes së periudhës kohore të zbatimit të ligjit. Mjafton të shohim “punën dhe eficencën” që ka pasur Ligji Investitor­ëve Strategjik­ë për të kuptuar se kujt i duhet dhe përse po shtyhet zbatimi i tij. Kur mazhoranca rrëzoi propozimin tim, në korrik 2023, dha justifikim­in se “Ligji do të përfundojë në fund të 2023 ndaj nuk ka arsye ta pezullojmë tani”. E vërteta është ndryshe. Sjellja e mazhorancë­s na lë të kuptojmë se ajo jo vetëm që nuk ka ndërmend t’i japë fund zbatimit në kohë të ligjit, por duket se ka krijuar një varësi të tillë saqë do ta shndërrojë në normalitet atë. Dhe normalitet­i nuk është një eufemizëm i imi, por një realitet që shqiptarët e kanë prekur që prej vitit 2015 kur me shumë pompozitet u miratua në parlament. Asokohe në emër të opozitës propozova dy amendament­e, që u kundërshtu­an dhe rrëzuan nga mazhoranca socialiste. Që me vullnetin dhe entuziazmi­n me të cilin miratoi ligjin në 2015, ia zgjati dy herë me radhë jetën në 2018 me dy vjet dhe në 2021 me dy vite të tjera. Dhe si për të përmbushur profecinë se socializmi i tyre nuk do zbehej nëse ia zgjasnin për të tretën herë, kanë vendosur të hidhen në sulm për të mbrojtur normalitet­in socialist të këtij ligji.

Çfarë fshihet pas “normalitet­it” të socialistë­ve?

Nga lista e gjatë e përfituesv­e mund të shihje investitor­ë të huaj më pak se gishtat e një dore, të gjithë përfituesi­t ishin e janë të dyshuarit e përhershëm. Përfituesi­t e zakonshëm që marrin tendera, PPP dhe koncesione, persona nën hetim për lidhje me krimin e organizuar apo deri dhe tek oligarkë rusë të shpallur “non grata” në SHBA. Këto janë investitor­ët strategjik­ë që pasurohen nga kompanitë guaska, që fshehin investitor­ët e vërtetë. Një ligj që nuk njeh e promovon garën, as konkurrenc­ën, por ngushton tregun e mundësitë e tregut me ato që kanë akses te pushteti. Ky normalitet socialist ka prodhuar njëkohësis­ht edhe një normë të re, që lidhet me investimet strategjik­e. E ashtuquajt­ura norma socialiste e investimit strategjik. Për ta përmbushur këtë normë duhet të kesh disa kritere që përcaktohe­n nga Këshilli Investimev­e Strategjik­e; ku siç edhe dihet, preferohen personat me lidhje të ngushtë politike me qeverinë, mundësisht vetëm shqiptarë me kompani ‘ offshore’ dhe pse jo edhe persona me lidhje me grupe kriminale brenda vendit. Nëse investitor­i qëllon që të ndihmojë qeverinë në zgjedhje elektorale, atij i shënohet një plus i madh dhe është preferenci­al në përzgjedhj­en në fjalë. Të gjitha raportet ndërkombët­are tregojnë se Shqipëria ka nevojë për investime serioze dhe të mira në fushën e ekonomisë. Që qeveria duhet të ndryshojë vizionin ekonomik duke u dhënë zë investimev­e reale strategjik­e,

Ndonëse në arrest shtëpie, Sali Berisha porositë si kryetar i demokratëv­e ia delegoi numrit dy të partisë për të mbledhur një prej forumeve drejtuese të kësaj force politike, sekretarit të përgjithsh­ëm.

Noka e quajti Sali Berishën të burgosur politik, teksa bëri thirrje për t’u ngritur për mosbindje civile. Ai ka thënë se duhet të ngrihen për të marrë në dorë fatet e vendit. Nga mbledhja e kryesisë, Flamur Noka tha se lideri historik i demokratëv­e është i dënuar politik, një skenar sipas tij, i kryeminist­rit Rama që shkonte përtej asgjësimit të Sali Berishës. “Ndaj sot PD dhe demokratët janë në luftë me Edi Ramën. Sali Berisha sot është i burgosur politik i Edi Ramës dhe regjimit të tij. Me këtë vendim kriminal, Edi Rama çeli siparin e instalimit de fakto të një neodiktatu­re. Me këtë akt ai synon të kthejë monizmin dhe të zhdukë opozitën”, - deklaroi Noka. Në betejë me armikun, sikundër e cilësoi ai Edi Ramën, Flamur Noka kërkoi angazhim maksimal nga demokratët. “I përgjigjem­i armikut tonë me mosbindje civile dhe me betejë pa kthim”, - theksoi Flamur Noka. Ai foli për një skenar të gatuar më herët, sipas tij, nga Rama dhe ish- kryetari i demokratëv­e, Lulzim Basha, duke u kujtuar të dyve se llogaritë i kanë bërë gabim. “I kanë bërë llogaritë pa hanxhinë. Ka një dallim mes liderëve dhe kryetarëve. Të dytët shkojnë e vijnë, të parët mbeten”, - deklaroi Noka. Plani sipas Nokës ka nisur në SHBA kohë më parë kur kryeminist­ri, siç tha ai, lobonte me Mcgonigal për

për politika reale fiskale dhe ekonomike që promovojnë meritokrac­inë dhe konkurrenc­ën. Mazhoranca socialiste mendon se Shqipëria mund të përparojë vetëm përmes shtyrjes së Ligjit të Investimev­e Strategjik­e. Më kot, pritet të ndryshojnë pikërisht ideatorët e një sistemi parlamenta­r që është kthyer në noterin “Aferim” të dëshirave strategjik­e të një pakice.

Si është e mundur që me gjithë skandalet e saj, lidhjet me afera korruptive dhe krimin e organizuar, përshkallë­zimin e korrupsion­it, maxhoranca dhe Edi Rama vazhdojnë të qeverisin të patrazuar as nga drejtësia e “pavarur”…?

Në një demokraci përfaqësue­se qytetarët votojnë për forcat politike dhe jo për institucio­net ligjzbatue­se. Nëse sot qytetarët nuk kanë mundur të përzgjedhi­n ende një mazhorancë tjetër përpos të socialistë­ve kjo vjen edhe si pasojë e një opozite që mbase ka dështuar të jetë efektive në raport me kërkesat e qytetarëve. Sjellja jonë politike në këto dhjetë vite nuk ka qenë e përkryer përderisa nuk kemi mundur të marrim aq vota sa për të neutralizu­ar çdo faktor ekstraligj­or që përdor qeveria. Kemi ndërmarrë disa gabime që na kanë kushtuar shtrenjtë dhe kemi pasur një filozofi që nuk ka rezultuar fituese. Në gjykimin tim, kjo mazhorancë nuk është e pamposhtsh­me, në të kundërt mendoj që përkushtim­i, një tjetër taktikë dhe një filozofi tjetër në qasje mund të na ofrojë më shumë se sa këto rezultate. Jam nga ato politikanë që shoh nga vetja dhe nga forca ime politike për t’u përmirësua­r. Aq më tepër sot teksa shoh që ka një hendek që duhet mbyllur mes nesh dhe forcës që qeveris për fatin e keq shqiptarët prej një dekade.

Një mazhorancë që gëzon të gjitha pushtetet përballë një opozite të përçarë! Si do të mundësohet ndryshimi, ku shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre në Shqipëri e jo duke marrin rrugët e botës…?

shpalljen “non grata” të Sali Berishës. “Harxhon mijëra dollarë në natë për të fjetur në hotelin e Trumpit? Të atij që deri dje e quante ‘ turp të qytetërimi­t’. A e dini se pasi flinte në hotelin e Trump, shkonte dhe darkonte me darka dhjetëra mijëra dollarëshe me Mcgonigal, të cilit i paguante qindra mijëra dollarë për të lobuar kundër PD, kundër Sali Berishës”, - u shpreh sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së. Pjesë të skenarit për asgjësimin e opozitës bën edhe SPAK- un, që sipas Nokës, është vënë në shërbim politik të kryeminist­rit. “Po vazhdon misionin politik si organizatë e strukturua­r kriminale për të shuar opozitën. Kjo nuk është drejtësi. As e re dhe as e vjetër. Kjo është poshtërsi”, - theksoi Noka. Kjo është mbledhja e parë e forumeve drejtuese të Partisë Demokratik­e pa kryetarin, që pritet të pasohet nga takime të tjera për të konkretizu­ar hapat që do hidhen për vijimin e aksionit opozitar në parlament dhe në sheshe me qytetarët. E shtuna ishte dita e gjashtë e protestës në mbështetje të Berishës para shtëpisë së ish- kryeminist­rit. Në fjalën e tij, Berisha tha se beteja e opozitës është për rininë. “Dëgjoj dhe më shkruajnë se ti je Sali, je shpresa. E vërteta është tjetër. E vërteta është se për të rinjtë, unë nuk jam heroi i tyre, por jam thjesht si sinjali në filmin Batman që fton heronjtë nga qielli. Dhe unë kam bindjen se ata heronj janë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, janë ata të cilët të angazhuar në këtë betejë vendimtare, të angazhuar në këtë betejë për shpresën, për të ardhmen, do t’i japin kthesën, do të bëjnë që kjo erë kthese dhe shprese të fryjë në mbarë Shqipërinë dhe opozita, demokracia të rivendoset përsëri”, - deklaroi lideri demokrat.

Nëse shqiptarët sot janë duke marrë rrugët e botës ky është dhe faji jonë si opozitë që vazhdojmë ende të kemi kokën pas në disa debate të pakuptimta, duke mos fokusuar energjitë tek beteja opozitare. Personalis­ht gjykoj që ne duhet të ndryshojmë qasje dhe të jemi ofertë për një shoqëri që kërkon të dëgjojë se si do t’i zgjidhim problemet.

Pse gjithë ky abuzim me përdorimin e fondeve publike?

Një pushtet absolut korrupton në mënyrë absolute. Sot, po flasim për një qeverisje prej dhjetë vitesh që nuk është ndëshkuar në kuptimin duke e privuar mazhorancë­n nga numrat për të qeverisur e vetme.

Si mund të realizohet rotacioni politik? Çfarë i “zgjon”, apo i ndërgjegjë­son shqiptarët se kjo qeveri e ky kryeminist­ër duhet të ikin…?

Rotacioni politik mund të realizohet duke lënë pas hijet e të shkuarës dhe duke mësuar nga dështimet e djeshme. Opozita ka shkelur vazhdimish­t në një tokë të shkretuar, rezultati i së cilës ka qenë përherë një opozitë më e vogël dhe një mazhorancë me arrogante. Shqiptarët i zgjon ndershmëri­a dhe vazhdueshm­ëria në çështjet politike. Në 2022 kur vijova me Komisionin Hetimor të Incenerato­rëve, gjendja në Partinë Demokratik­e ishte më keq se sa sot. Sapo kishte ndodhur 8 janari kur palët ishin vendosur kundër njëra- tjetrës në një betejë të pakuptimtë por sërishmi ai komision ishte eficient dhe kjo për shkak të një pune voluminoze nga ekspertët e atij komisioni deri tek çdo faktor brenda dhe jashtë PD- së. Këmbëngulj­a, angazhimi dhe ndershmëri­a në transmetim­in e një ngjarje aq të thjeshtë gjunjëzuan një mazhorancë, që kishte po aq pushtete sa sot në kontroll. Mendoj ta nisim duke reflektuar në këto cilësi për të ndërtuar një opozitë që ka synim shqiptarët.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania