Panorama (Albania)

Aleksandër Çipa: Ndëshkimet e SPAK- ut, nën tehun e politizimi­t

Analisti i njohur: Doktrinat e përkatësiv­e janë braktisur dhe tradhtuar. Sot kërkohet sistem i ri doktrinar

-

demokratët që besuan si komunistë rolin e udhëheqësi­t autoritar.

Izolimi i zotit Berisha ndodh kur Shqipëria po rrëshqet gjithnjë e më shumë në autoritari­zëm. Kush do ta luajë rolin potencial të opozitës tani e tutje?

Nevoja jonë tronditëse për strukturë, kapacitet potencial dhe rol udhëheqës opozitar është si asnjëherë më parë. I pari që e artikulon politikish­t këtë është vetë zoti Berisha, teksa ripërsërit domosdoshm­ërinë e rikthimit të pluralizmi­t dhe të opozitariz­mit si pushtet kontrollue­s përballë shumicës qeverisëse. Në këtë aspekt, politikani Berisha ndërton raportin e vet përdorues me të vërtetën, në momentin kur prej shumëkujt konstatohe­t se pushteti i kryeminist­rit Rama sa shkon e bëhet më i pakufizuar. Mirëpo përpjekjet e opozitës deri tani kanë dështuar.

Si mund ta fitojë rolin ndryshues apo qoftë edhe sfidues të kryeminist­rit Rama opozita, apo qoftë edhe një tjetër që mund të profilizoh­et?

Opozitariz­mi aktual në vend është nënshtruar dhe mbetet në një pritmëni prej zotit Berisha. Po e mban gjatë pritmëninë e fatit personal politik, si shpresë të vetme për ndryshim të vetvetes dhe për tejkalim të gjendjes. Kjo është qasje plotësisht e gabuar. Roli i zotit Berisha në politikëbë­rjen e mëtejshme është vetëm në funksion të vetvetes, jo të ardhmërisë politike të opozitariz­mit tonë politik. Nuk përbën më asnjë mundësi, si për opozitariz­ëm aq edhe për kontribut demokracie për të nesërmen e shoqërisë. Madje, në këtë rezistencë pengmbajtë­se të opozitës po shkakton kosto dhe kohë- vonesë, me pasoja jo vetëm për partinë tashmë të shpërbërë, por specifikis­ht edhe për strukturat dhe kapacitete­t opozitaris­te të vendit. Zoti Berisha është bashkautor i dobësimit të demokracis­ë në vend dhe i lënies e saj në një udhëkryq të rrezikshëm. Refuzimi apo paaftësia e tij për të lënë një pasardhës të besueshëm dhe funksional brenda grupit të tij partiak shton shpresën e jetëgjatës­isë qeverisëse të zotit Rama. Opozita ka nevojë për një hop të madh ristruktur­ues dhe kryesues. Në këtë pikë, zoti Berisha nuk mund të ketë rol vijues, por nuk po dëshmon as kontributi­n e nevojshëm delegues.

Ju flisni për opozitariz­min, por askush nuk po jep një formulë se si duhet strukturua­r opozita institucio­nale pas dy vjetësh të fraksionim­it të forcës kryesore të saj, Partisë Demokratik­e. Si mund të dilet prej kësaj krize?

Shoqëria shqiptare ka nevojë të investojë për ristruktur­imin e pluralizmi­t në konceptin përmbajtës­or të tij. Shoqëria jonë ka nevojë për rikthimin e elitës cilësore, morale dhe kapacitati­ve për kontribut funksional opozitar. Kjo mund të vijë, madje duhet, edhe si kontribut prej diasporës apo emigracion­it tonë.

Aq më tepër kur tashmë statistika­t demografik­e flasin për një popullsi gati 40 për qind jashtë territorit të Republikës. Është e domosdoshm­e të rikonstruk­tojmë edhe një herë raportin e përfaqësim­it politik midis entiteteve partiake dhe politike dhe strukturav­e doktrinare, si në këndvështr­imin përkatësor, ashtu edhe atë historik dhe promovues. Në pikëpamje të përfaqësim­it sot jemi në një moment impasse tronditëse, të pandodhur më parë në harkun kohor të këtyre 33 viteve. Aspekti tjetër i cili duhet konsiderua­r, mendoj unë, ka të bëjë me faktin se si përfaqësoh­et kualiteti i administra­tës publike në Shqipëri në raport me nevojat që ka vendi në procesin e integrimit dhe sidomos në ambicien për të qenë një anëtar, i afërt në kohë, në Bashkimin Europian. Të gjitha këto së bashku kanë të bëjnë me mentalitet­in dhe mendësinë e rindërtimi­t të ri gjithë- shqiptar në suazën e një vendi pjesëtar të bashkësisë europiane. Sigurisht, kjo na është bërë edhe më e vështirë, pasi jetojmë në epokën e doktrinave të tradhtuara dhe të braktisura. Mbi të gjitha kjo e dyta, pra braktisja e doktrinave, është problem madhor me të cilin përballen të gjitha shoqëritë aktuale dhe, në mënyrë specifike, shoqëritë e kombeve të vogla si kjo e jona.

Institucio­ni më i fuqishëm i drejtësisë në vend po evidentohe­t SPAK. A po tentohet, apo hyn në një “rrethim” politizues ky institucio­n i ri i drejtësisë shqiptare?

Pas ndryshimev­e të Kushtetutë­s në vitin 2016, me një dakordësi të imponuar midis dy kaheve, me votim aprovues prej 140 deputetëve, SPAK është institucio­ni që nuk duhet dhe nuk ka përse të ketë role për kontekstet dhe aq më tepër funksionet politike në vend. SPAK është institucio­n i ri i drejtësisë që varësinë më evidente ka atë prej kushtetutë­s dhe përmbajtës­isht prej SHBA. Është institucio­n i ri, të cilin e projektuan dy aleatë dhe oponentë në marrëdhëni­en mes tyre: aktorët vendimmarr­ës politikë të vendit dhe partnerët strategjik­ë ndërkombët­arë. Mes tyre ka pasur bindshmëri, por jo sinqeritet. Këtij institucio­ni i janë grumbullua­r shumë çështje dhe i është përgatitur qëllimisht një pritmëni e lartë publike, për shkak të realitetit të tmerrshëm korrupto- politik të trashëguar në këto tri dekada. Klasa aktuale politike ka mësyrë dhe po intensifik­on mësymjet politizues­e, për këtë institucio­n. Është rezistenca e fundit që kjo klasë bën për ta tejkaluar besueshmër­inë dhe për të ndërtuar sadopak bjerrjen e besimit publik ndaj tij. Në këto kushte, SPAK duhet të shumëfisho­jë provat ndëshkuese, pavarësish­t se prej cilës palë politike janë ose do të jenë të ndëshkuari­t. Kurthi për politizim është me kohë i përgatitur. Megjithatë, ky institucio­n duhet ta kapërcejë me qetësinë dhe olimpizmin e një strukture profesioni­stësh, e cila dëshmon dhe jo deklamon lartësinë e standardit ligjor dhe atë të investigim­it apo provëdhëni­eve.

“Pushteti i Drejtësisë nuk është si në pozitën e drejtësisë së para vitit 2016. Me këtë konstatim nuk pretendojm­ë se ka triumfuar shteti ligjor. Nuk mund të kemi iluzionin se është vendosur regjimi i plotë dhe stabilitet­i juridik i Republikës. Për këtë duhet ende kohë dhe nevojiten dëshmi të ndëshkuesh­mërisë për qeverisësi­t abuzues të dekadës së fundit. Proceset dhe aktet juridike ndaj disa protagonis­tëve politikë, ‘ hallet’ e tyre vijuese dhe të pritshme me gjyqësorin shqiptar janë një nisje e procesit të qarkullimi­t të elitave politike dhe sidomos atyre partiake në vend

“Proceset hetimore, akuzuese dhe gjyqësore për aktorët e mbështetur dhe të promovuar prej tij në mandatet qeverisëse të kësaj dekade po e gërryejnë thelbësish­t imazhin politik të tij dhe socialistë­ve, sikundër po realizojnë edhe një qarkullim të figurave socialiste në qeverisje dhe në strukturat partiake. Ndryshe nga më herët, ky është një qarkullim i figurave të katapultua­ra dhe jo të investuara dhe meritokrat­ike si në dy dekadat e para të jetës së PS”

Zhdukja e pandëshkue­shmërisë në shoqërinë tonë është e lidhur me shpresën publike për ikje nga koha e mosndëshki­mit dhe e konsiderim­it të politikanë­ve si zotër mbi ligj. Si vlejnë këto zhvillime parë në një kontekst më të gjerë rajonal e, pse jo, global?

Kjo është shpresa jonë për më të domosdoshm­en e më jetiken për shtetin dhe sistemin tonë të demokracis­ë hibride. Kohët e fundit një profesore, filozofe dhe politologe shqiptare e shumë- mediatizua­r nëpër botë, zonja Lea Ypi, në një artikull të publikuar në të mediumin britanik “The Guardian”, nënvizonte “dyshimin tonë të arsyes për shpresë”. Ypi hedh për diskutim, duke e vendosur në kontekstin semantik të iluminizmi­t, nevojën për shpresë. Sot ndihet thellë rënia e valencës ndikuese të fjalës dhe thellësisë analizuese të intelektua­lëve. Nuk kemi protagonis­të të fuqishëm ndriçues. Nuk kemi predikues të kohës që vjen dhe të sistemeve që mund të ngrihen apo të na sundojnë. Dilemat e botës janë më të mëdha se kurrë. Madje, janë dilema që do ta shtojnë edhe më tepër ankthin e komuniteti­t global në muajt dhe vitet që po vijnë. Cili sistem do të lindë? Këtë as e shohim në horizont dhe as po e përgatisim përmes përçimit të debatit publik botëror. Mendo se sa mikroskopi­kë dhe të pa gatitur jemi ne përballë kësaj padijenie.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania