Panorama (Albania)

Sulmi mbi shqiptarët për flamurin, arrestohen një pjesë e agresorëve

Dëshmia e drejtuesit të makinës: Në pasqyrën e automjetit kam një flamur shqiptar. Nuk provokuam askënd! Na sulmuan pa asnjë shkak!

-

Tre të rinjtë shqiptarë që u dhunuan barbarisht në Malin e Zi nga një grup që dyshohet se janë militantë të politikës serbe, janë kthyer mëngjesin e djeshëm në atdhe.

Ata ishin nisur për në Gjermani, vend në të cilin edhe punojnë, ndërkohë pas sulmit brutal, kanë preferuar të vijnë në Shqipëri për të pritur veprimin e drejtësisë malazeze në lidhje me agresionin e pashkak që u bë ndaj tyre. Përgjatë të shtunës dhe të dielës ka pasur reagime të shumta sidomos nga ana e qeverisë së Malit të Zi, ndërkohë që u tha se janë arrestuar 5 nga 8 agresorët, por kreu i Unionit Shqiptar në Malin e Zi bëri me dije mbrëmë se në fakt janë arrestuar vetëm 3 prej tyre. Policia malazeze ka nxjerrë si shkak një konflikt banal në trafik, por dëshmitë e dy prej djemve të dhunuar tregojnë se në fakt, sulmi ndaj tyre ka ardhur pa asnjë shkak dhe se dhunuesit nuk kanë qenë në makinë, por në këmbë. Djemtë nga Shqipëria kanë treguar detaje mbi ngjarjen nëpër mediat lokale, ku kanë nxjerrë në pah në fakt një shkak tejet shqetësues. Djali që ishte edhe i zoti i makinës tregon se në pasqyrën e krahut të tij mban një flamur shqiptar. Ai tregoi se patën një defekt në mjet dhe u ndaluan të shikojnë makinën, kur 7 ose 8 persona i kanë sulmuar me mjete të forta. Njëri prej djemve, ai që ka qenë në sediljen e pasme nuk ka dashur të zbresë nga makina, por agresorët e kanë sulmuar duke e dëmtuar edhe atë. Të rinjtë, ditën e djeshme janë vizituar edhe në spitalin e Shkodrës, për gjendjen e të cilëve ka folur vetë mjeku që i ka vizituar duke bërë me dije se kanë marrë plagë të rënda, por janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e shtetit tonë ka reaguar vetë ministri i Brendshëm, Taulant Bala, i cili sipas të dhënave edhe ka kërkuar të ndërhyhet nga ana e autoritete­ve të Malit të Zi, ku mëngjesin e djeshëm tre shqiptarët e dhunuar janë kthyer nën masa të rrepta sigurie në pikën kufitare të Muriqanit. Ajo që bie në sy pas kësaj ngjarjeje është fakti që Policia e Shtetit të Malit të Zi ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për numrin e personave të arrestuar dhe madje, edhe nuk i ka bërë publikë emrat e dhunuesve që kanë arrestuar.

Është zbardhur dëshmia e Klodian Meajt, njërit prej shqiptarëv­e të dhunuar në Malin e Zi. Sipas tij, ata janë qëlluar pa asnjë shkak sapo kanë dalë nga makina, ndërsa ka theksuar se në pasqyrën e makinës mban një flamur të vogël shqiptar. Ai thotë se nuk di nëse është kjo arsyeja, pasi mjeti ishte me targa gjermane. “Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi, Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar, një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë, sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne, duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar me zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Sapo dolëm nga makina, na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja, pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare. Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze, pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimev­e, kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falënderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falënderim për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falënderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi, e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjës­isë”, - ka thënë ai.

Reagimi i ministrit shqiptar në Mal të Zi

Ministri shqiptar për Administra­tën Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka folur në lidhje me dhunimin e shqiptarëv­e ditën e djeshme, duke thënë se lajmin e mori vesh nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Dukaj u shpreh se menjëherë pas lajmit është vënë në lëvizje.

Ai bëri me dije se deri më tani janë arrestuar 5 nga 8 dhunuesit e shqiptarëv­e, ndërsa janë në kërkim dhe tre të tjerë. “Shpreh indinjatën e thellë për rastin dhe shfrytëzoj rastin t’u kërkoj falje dhe personave e familjarëv­e të tyre për këtë që ka ndodhur me shpresë që të mos përsëritet më. Isha në Tuz me ca miq të mi dhe më telefonoi Balla e më njoftoi për rastin. Unë në ato momente komunikova me ministrin e Brendshëm, që nuk ishte i njoftuar për rastin. Jam i kënaqur me punën e ministrit të Brendshëm, që u angazhua maksimalis­ht për

rastin. Janë arrestuar 5 nga 8 personat përgjegjës për rastin. 3 të tjerë janë identifiku­ar dhe janë në kërkim. Po ashtu, dua të them se në komunikime­t e mia me prokurorin­ë, prokurori e ka cilësuar rastin si vepër penale dhe po merren të gjitha masat që personat të marrin përgjegjës­i dhe të dënohen në përshtatje me ligjin”, - tha ai.

REAGIMI I MJEKUT PËR GJENDJEN

Mjeku i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Astrit Lahi, ka folur në lidhje me gjendjen shëndetëso­re të tre shqiptarëv­e, të cilët u dhunuan një ditë më parë në Malin e Zi. Sipas mjekut, djemtë kishin dëmtime në kokë, trup dhe në fytyrë. Gjendja e tyre shtoi mjeku tashmë paraqitet e stabili

zuar. “Janë paraqitur rreth orës 6 të mëngjesit. Në ekzaminime­t e para vihej re se kishin dëmtime në kokë në trup, në fytyrë. U filluan ekzaminime­t përkatëse që u takonin. Kanë qëndruar për disa orë në Spitalin Rajonal në Shkodër. Kishte prezencë të policisë. Në përgjithës­i ishin në të njëjtën situatë, nuk paraqisnin probleme neurologji­ke. Koshiencë të qartë, njëri kishte dëmtim te syri. Nga konsulta që u bë me okulistin, rezultoi pa probleme madhore. Ka dalë me mjekim. Gjendja shyqyr ishte relativish­t e mirë. Me grushte ishte referimi i tyre. Këtu kanë qëndruar rreth 4 orë. Këtu ishin për rikontroll, pasi kanë marrë mjekim edhe në Malin e Zi”, - tha mjeku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania