Panorama (Albania)

Vrasja e policit, Gjykata Kushtetues­e lë në fuqi dënimin e Dritan Rexhepit

Për ekzekutimi­n e oficerëve 25 vjet më parë në Fushë- Krujë, gjykata vendosi se njëri nga autorët është trafikanti ndërkombët­ar i kokainës

-

Gramoz Rexhepi, personi që identifiko­het me trafikun ndërkombët­ar të kokainës, ndonëse ka qenë nëpër burgje dhe i përndjekur nga drejtësitë e një mori vendesh edhe të Bashkimit Europian, ai ka gjetur kohë edhe të çojë vendimet e Gjykatave në Kushtetues­e.

Bëhet fjalë për vendimin e dënimit me 25 vjet burg për vrasjen e punonjësit të policisë në Fushë- Krujë 25 vjet më parë, ndërkohë që Rexhepi nga arratia ka kërkuar prishjen e vendimeve të shkallëve të para të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në fakt, Gramoz Rexhepi, që në vendin tonë njihet edhe me emrin Dritan, ka qenë nën akuzë prej më shumë se 20 vitesh për atë ngjarje të rëndë, ku sot e asaj dite nuk u zbardh tërësisht ekzekutimi në pritë i dy punonjësve të policisë, Arben Keqi dhe Durim Kasmi. Vite më vonë, Gramoz Rexhepi u arrestua në hollin e një prej hoteleve më të njohura në vendin tonë, teksa pinte kafe bashkë me një shokun e tij i pajisur me dy pistoleta. Policia e Tiranës aso kohe e çoi në komisariat­in e Durrësit vlonjatin, pasi ngjarja i përkiste territorit të policisë së Durrësit, por pasi u mor në pyetje, Gramoz Rexhepi shfrytëzoi derën e lënë hapur nga oficerët, mori një dosje që gjeti në korridor, ndryshoi xhupin që mbante veshur duke e kthyer mbrapsht dhe u arratis, për të mos u kapur nga policia jonë asnjëherë më.

Pas asaj arratisjej­e, Gramoz Rexhepi u largua nga Shqipëria për tu kthyer në një emër proverbial të krimit ndërkombët­ar, por nuk ka harruar të apelojë, rekursojë dhe të çojë në shkallën më të lartë të gjykatës atë vendim dënimi prej 25 vjetësh.

VENDIMI

Shqipëria ka një tjetër gur të fortë në dorë për ekstradimi­n nga Turqia të bosit të trafikut të kokainës Dritan Rexhepi, pasi Gjykata Kushtetues­e la në fuqi përfundimi­sht dënimin e tij me 25 vjet burg. Vendimi i dhënë më 11 dhjetor 2023, lidhet me fajësinë e 43- vjeçarit për vrasjen e policit Durim Kasmi në vitin 1999 në qendër të Krujës dhe plagosjen e Ramazan Bakiut, me pasojë vdekjen disa ditë më pas.

Më 22 nëntor, ministria e Drejtësisë ka përcjellë në Turqi kërkesën për ekstradimi­n e Dritan Rexhepit, pas arrestimit të tij në Stamboll më 10 nëntor 2023. Krahas Shqipërisë, në garë për ekstradimi­n e Dritan Rexhepit është edhe drejtësia Italiane, pasi gjykata e Firences e ka dënuar më 20 vjet burg për akuzën e trafikimit të kokainës nga Ekuadori në vendin fqinj. Në këtë mënyrë, dënimi më i rëndë për personazhi­n e konsiderua­r si bos i trafikut ndërkombët­ar të kokainës, rezulton të jetë dhënë nga Shqipëria. Megjithatë, do të jenë autoritete­t turke që do të shqyrtojë kërkesat për ekstradim dhe do të përcaktojn­ë shtetin të cilit do t` ia dorëzojnë të shumëkërku­arin. Vendimi i 11 dhjetorit 2023 i Gjykatës Kushtetues­e, që lë në fuqi dënimin me 25 vjet burg ndaj Gramoz Rexhepit, ka ardhur pas një kalvari të gjatë që i ka kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar. I pandehuri që u gjykua në mungesë pasi u arratis nga policia e Durrësit në vitin 2007 dhe humbi gjurmët, ishte dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm më 20 shkurt 2009, por si pasojë e ankimimit nga avokatët, çështja u kthye për rigjykim. Pasi rishqyrtoi dosjen, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin e Gramoz Rexhepit më 25 vjet heqje lirie në mungesë. Edhe pse në kërkim, bosi i trafikut të drogës e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit, në Gjykatën e Lartë e madje edhe në Kushtetues­e. Në vendimin e saj të parë, trupa gjykuese e ktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë por pasi rekursi nuk u pranua aty, dosja kaloi sërish në Kushtetues­e ku më 13 dhjetor 2023, u la në fuqi dënimi me 25 vjet burg. Sipas prokuroris­ë, vrasjen e policit Durim Kasmi, Dritan Rexhepi e kreu për hakmarrje pasi efektivi kishte goditur një nga miqtë e tij, i cili kishte xhiruar gomat e makinës para komisariat­it të policisë.

 ?? ?? Momenti i arrestimit të Dritan Rexhepit në Turqi
Momenti i arrestimit të Dritan Rexhepit në Turqi
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania