Panorama (Albania)

Arrestohet në Morinë 27- vjeçari nga Kosova për pjesëmarrj­e në organizatë kriminale

-

Një 27- vjeçar nga Kosova është vënë në pranga në pikën e kalimit kufitar në Morinë. Ai tentoi të hynte në Kosovë, por pas kontrollev­e, u konstatua se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Italia për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm. Interpol Tirana, në bashkëpuni­m me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimi­n e 27- vjeçarit.

Tentoi të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, nga autoritete­t e Italisë, për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimi­n, 27vjeçari nga Kosova. Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/ dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmë­rive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizoh­en si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo Pikë e Kalimit Kufitar.

Në këtë kuadër, në bashkëpuni­m me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacio­neve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoritete­ve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi­n drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombët­arisht: L. A., 27 vjeç, banues në Istog, Kosovë. Gjatë verifikime­ve dhe intervisti­mit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Emigracion­i i paligjshëm", sipas parashikim­eve të legjislaci­onit penal të Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpuni­m me homologët në Itali vijon procedurat për ekstradimi­n e 27- vjeçarit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania