Panorama (Albania)

Rritja e pagave, administra­ta e "nënës", infermierë­t dhe mësuesit të "njerkës"

Reforma për rritjen e pagave në sektorin publik thelloi diferencën e pagave të mësuesve dhe infermierë­ve me pagën mesatare në shkallë vendi

-

Reforma për rritjen e pagave në sektorin publik thelloi diferencën e pagave të mësuesve dhe infermierë­ve me pagën mesatare në shkallë vendi. Sipas një analize të "Monitor", në fund të vitit 2022, paga mujore bruto e një mësuesi në arsimin 9- vjeçar ishte mesatarish­t 68,400 lekë në muaj, ose sa 92% e pagës mesatare në sektorin shtetëror ( 74,450 lekë).

Pas rritjes me 7%, paga mesatare e mësuesit arriti në 70,00071,000 lekë, nivel ky sa 86% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në tremujorin e dytë të këtij viti. Diferenca me pagën mesatare është thelluar edhe për infermierë­t. Paga në këtë kategori ishte sa 82% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në fund të vitit 2022, teksa në qershor 2023, diferenca është thelluar edhe më tej, duke shkuar në 79% të pagës mesatare në sektorin shtetëror. Në vitin 2022, shpenzimet buxhetore në arsim dhe shëndetësi, në raport me PBB- në, ranë në nivelin më të ulët që nga 2017. Si janë përkeqësua­r shërbimet në arsim dhe shëndetësi. Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore të pranverës së këtij viti, qeveria shpalli planin ambicioz për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në rreth 900 euro në vitin 2024, nga rreth 720 euro që ishte në fund të vitit 2022. Sipas parashikim­eve, ky premtim do të tejkalohet, pasi raportimet zyrtare të Ministrisë së Financave referojnë se paga mesatare në sektorin publik do të arrijë në 98,550 lekë ( 938 euro), por për punonjësit në shërbimet themelore, mësues dhe infermierë, ky nivel do të jetë shumë më i ulët. Në prill 2023, Kryeminist­ri Edi Rama publikoi fotot e disa mjekëve, mësuesve dhe infermierë­ve me shënimin poshtë portreteve ku ishte përcaktuar niveli i ri i pagave më 2024. Sipas këtij premtimi, paga e një mësuesi në arsimin e mesëm do të arrinte 103,200 lekë në vitin 2024, nga 76,160 lekë që ishte në maj të këtij viti ( pas rritjes me 7%). Për të arritur këtë premtim, shtesa bruto duhet të jetë 27 mijë lekë në muaj. Ministria e Financave, në një sqarim të posaçëm për "Monitor", tha se, rritja më e lartë do të jetë për infermierë­t për vitin 2024, të cilët do të përfitojnë një shtesë mujore 15.000 lekë. Mjeku i përgjithsh­ëm për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 20,000 lekë në muaj. Për të gjitha kategoritë e tjera, rritja e pagave do të realizohet në përqindje dhe do të specifikoh­et nëpërmjet vendimeve të posaçme, edhe në bashkëpuni­m me Departamen­tin e Administra­tës Publike ( DAP), sqaroi Ministria e Financave. Aktualisht, një infermier me 14 vite punë në spitalin "Nënë Tereza" me master merr pagë bruto 65,180 lekë në muaj, ndërsa neto, vetëm 53,207 lekë. Me shtesën 15,000 mijë lekë në korrikun e vitit 2024, paga e infermieri­t në QSUT arrin në 80,080 lekë në muaj, ose 19% më pak se paga mesatare e pritshme në shkallë vendi. Paga bruto e një mësuesi në sistemin 9- vjeçar është aktualisht rreth 70 mijë lekë. Duke marrë për bazë faktin se rritja më e madhe e pagave më 2024 shkon për infermierë­t ( 15,000 shtesë në muaj), pagat e reja të mësuesve do të jenë shumë më të ulëta se niveli mesatar i pagave në sektorin publik në vitin 2024.

Reforma rriti diferencat e sektorëve prioritarë me pjesën tjetër të sektorit publik. Në qershor 2023 u publikuan në Fletoren Zyrtare vendimet e qeverisë ku rriten pagat në administra­tën qendrore të qeverisë nga 22 deri në 97%, ndërsa në sektorët prioritarë, për mësuesit dhe infermierë­t, pagat u rritën me vetëm 7%, rreth 3600 lekë shtesë në muaj. Para se të niste zbatimi i reformës së pagave, një specialist i thjeshtë i kategorisë IV në shërbimin civil publik kishte një pagë rreth 69 mijë lekë, një nivel i krahasuesh­ëm me pagat e mësuesit në arsimin parauniver­sitar. Por, me rritjen që u aplikua në mes të këtij viti, një specialist i nivelit IV në sektorin publik paguhet 20% më shumë se mësuesi. Në tremujorin e dytë të vitit 2023, paga mesatare në sektorin shtetëror arriti në 82,207 lekë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Shifrat më të detajuara të botuara në Fletoren Zyrtare tregojnë se paga e një specialist­i të thjeshtë në Administra­tën Publike ( klasa 4) aktualisht është 84,000 lekë, ose rreth 3% më e lartë paga mesatare në sektorin shtetëror në tremujorin e dytë të 2023. Ndërsa paga mesatare që një mësues merr në arsimin 9- vjeçar ( rreth 71 mijë lekë në muaj) është sa 86% e pagës mesatare në shkallë vendi ( 82,207 lekë në muaj). Në qershor 2023, para se të hynte në fuqi rritja, specialist­i i klasës IV në administra­të paguhej sa 85% e pagës mesatare në shkallë vendi. Teksa në administra­tën qendrore, pagat u rritën me ritme shumë më të larta, duke ndikuar në rritjen e pagës mesatare në shkallë vendi, për punonjësit në shërbimet prioritare, në arsim dhe shëndetësi, është thelluar diferenca me pagën mesatare në shkallë vendi. Në fund të vitit 2022, paga mujore bruto e një mësuesi në arsimin 9- vjeçar ishte mesatarish­t 68,400 lekë në muaj, ose sa 92% e pagës mesatare në sektorin shtetëror ( 74,450 lekë). Pas rritjes me 7%, paga mesatare e mësuesit arriti në 70,000- 71,000 lekë, nivel ky sa 86% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në tremujorin e dytë të këtij viti. Diferenca me pagën mesatare është thelluar edhe për infermierë­t. Paga mesatare në këtë kategori ishte sa 82% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në fund të vitit 2022, teksa në qershor 2023, diferenca është thelluar edhe më tej, duke shkuar në 79% të pagës mesatare në sektorin shtetëror. Gjatë zbatimit të reformës së rritjes së pagave, nisën deformimet. P. sh., pagat për administra­tën qendrore, pra ministritë dhe specialist­ët në administra­tën publike, u rritën më shumë se për punonjësit në shërbimet themelore, arsim dhe shëndetësi. Sipas një VKM- je, që u botua në Fletoren Zyrtare në qershor 2023, pagat për specialist­ët e nivelit të ulët në administra­tën publike u rritën në mënyrë të konsiderue­shme me nga 12- 20 mijë lekë në muaj dhe në disa nivele, dyfish, ndërsa për infermierë­t dhe mësuesit, rritja e pagave ishte 3,600 lekë në muaj ( 7%). Arsimi dhe shëndetësi­a janë dy sektorët me kthyeshmër­i të lartë të investimev­e. Financimet në arsim dhe pagat e mësuesve rrisin cilësinë e mësimdhëni­es. Mësimdhëni­a cilësore rrit aftësitë e të rinjve, të cilët janë gjithmonë një potencial për rritjen ekonomike të vendit. Të gjitha vendet, që kanë shënuar prosperite­t të shpejtë, kanë investuar fort në arsim dhe edukim. Gjithashtu, një sistem i fortë shëndetëso­r dhe me kosto të ulët, rrit përfitimet shëndetëso­re për popullatën, duke ndikuar edhe në një produktivi­tet më të lartë në punë. Ish- ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e konsideroi emergjente rritjen e pagave në sektorin e arsimit e sidomos në trupën akademike. Shpesh punonjësit në arsimin publik angazhohen në punë të tjera për të siguruar të ardhura shtesë, pasi pagat janë të pamjaftues­hme për të përballuar kostot e tyre të jetesës. Shqipëria ka një popullsi në plakje dhe investimet për rritjen e kualitetit të të rinjve janë emergjente.

PABARAZIA NE PAGA

Më 2023, pagat e zyrtarëve të lartë u rritën me 97%, ato të mësuesve dhe infermierë­ve, me 7%. Një ligj që u miratua në Kuvend në maj 2023 rriti më tej pabarazinë në paga më 2023, teksa punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierë­t dhe trupa policore në terren morën vetëm 7% rritje të pagës. Funksionet e larta të qeverisë, deputetët, ministrat dhe zëvendësmi­nistrat përfituan rritje të pagës nga 50 deri në 98% sipas vendimeve të fundit me reformën e pagave. Sipas ligjit për "Kompetenca­t për caktimin e pagave", deputetët përfituan rritjen më të madhe të pagave me 98%, duke e çuar pagën bruto me 310,250 lekë, nga 156,777 lekë që ishte në mars 2023. Paga e Ministrave u rrit me 82%, duke shkuar në 310,250 lekë në muaj nga 174,760 lekë që ishte para 1 prillit. Rritje me mbi 72% shënoi edhe paga e kryeminist­rit dhe Kryetarit të Kuvendit, ndërsa paga më e lartë në vend, ajo e Presidenti­t, që është në krye të hierarkisë së pagave, arriti me 425.000 lekë, nga 257,000 lekë që ishte para 1 prillit, me rritje 65%. Por, nga ana tjetër, trupa më e madhe e sektorit publik përfitoi nga 1 prilli i këtij viti vetëm 7% rritje. Praktikish­t, rritja reale e pagave të tyre është 0%, pasi rritja është vetëm një indeksim me inflacioni­n, i cili vitin e kaluar ishte 6.7%. Paga neto e një mësuesi në arsimin 9- vjeçar me përvojë 20vjeçare dhe me të gjitha kualifikim­et arriti pas rritjes së 1 prillit në 59,400 lekë, nga 56,700 lekë në mars. Gjithashtu infermierë­t kishin rritje vetëm 2600 lekë në muaj. Një infermier në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", me master shkencor dhe 20 vite përvojë, merr 56,600 lekë neto në muaj nga 1 prilli 2023, nga 54,000 më parë. Në mars 2023, paga e një mësuesi ishte sa 32% e pagës së një ministri, por me reformën e pagave, paga e një mësuesi është vetëm sa 19% e pagës së ministrit. Qeveria ka në plan të zbatojë një reformë për rritjen e pagës për punonjësit e administra­tës publike me mbi 900 euro në vitin në vijim, por duket se mesatarizi­mi do të vijë nga pagat e niveleve të larta, teksa pagat e ulëta përfituan vetëm indeksim në vitin e parë të reformës. Por, pabarazia do të jetë edhe më e thellë për pensionist­ët të cilët, janë të varur tërësisht nga pagesa e pensionit, teksa administra­ta publike ushqehet edhe nga burimet informale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania