Panorama (Albania)

Rritja më 1 korrik zbeh efektet, zhbalancoh­en disa tregues me rëndësi

-

Të paktën dy vitet e fundit, indeksimi ose rritja e pagave për kategoritë e buxhetorëv­e ka ndodhur në prill, por sipas buxhetit 2024 rritja e pagave do të nisë nga 1 korriku, me një diferencë 14 muaj nga ndryshimi i fundit, në një kohë që inflacioni i lartë po gërryen të ardhurat nga pagat. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, shpenzimet e personelit për vitin 2024, reflektojn­ë koston aktuale të Administra­tës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave ( nisur më 1 prill 2023). Fondi për vijimin e rritjes së pagave, duke filluar nga 1 korriku 2024, është planifikua­r në shumën 11 miliardë lekë dhe përfshin rritjen e pagës për punonjësit e sistemit shëndetëso­r, arsimor, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administra­tës publike. Shpenzimet totale për pagat në Administra­tën Publike janë planifikua­r në masën 119.7 miliardë lekë, ose 4.9% e PBB- së. Ndër të tjera, qeveria është shprehur se me rritjen e pagave në sektorin publik synon të nxisë konkurrenc­ën për rritjen e pagave edhe në sektorin privat. Në kushtet kur popullsia e vendit po pakësohet dhe po plaket nga ritmet e larta të emigracion­it dhe rënia e lindjeve, rritja e pagave po vlerësohet si mjeti i vetëm dhe më i shpejtë për të shpëtuar vendin nga braktisja. Bizneset dhe ekspertët e ekonomisë pranojnë se ka vend për rritje në disa sektorë dhe kategori biznesesh të mëdha, por rritja me ritme të larta në një periudhë të shkurtër do të jetë e papërballu­eshme për disa kategori dhe sidomos bizneset e vogla. Erald Pashaj, ekspert i burimeve njerëzore dhe administra­tor në "EP & partners consultanc­y" thotë se, biznesi i madh ka hapësirë për rritje page në nivel të pagës me vendet e tjera të Ballkanit, nëse shohim madhësinë e investimev­e të biznesit të madh në ndërtesa, infrastruk­turë, makineri dhe pajisje, mjete transporti. Z. Pashaj shpjegon se prej dy vitesh, tregu është në presionin e rritjes, mungesës së forcës së punës etj., dhe biznesi i madh po e gjen hapësirën e munguar. Ndërsa biznesi i mesëm, natyrisht do ta ketë shumë të vështirë për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe të tërheqë punonjës. Bizneset e mesme të konsolidua­ra do t'ia dalin, ndërsa të tjerat do ta kenë shumë vështirë të rriten më tej, tha ai. Rritja e fortë e pagave të administra­tës publike, e përqendrua­r në 2 vite, në një kohë që në 10 vite nuk ka pasur as indeksim, do të zhbalancoj­ë disa tregues të rëndësishë­m, të tillë si inflacioni, rritja të barrës fiskale dhe reduktimi i shërbimeve publike, tha Sherefedin Shehu, ishzv. ministër i Financave, tani një konsulent i pavarur. Rritjet e sforcuara të pagave për të rritur kërkesën në treg, kur fuqia prodhuese e ekonomisë dhe produktivi­teti nuk i përgjigjen kësaj rritje, do të çojë pashmangsh­mërisht në rritje të inflacioni­t, tha Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universite­tin Europian të Tiranës. Sipas tij, rritja reale e pagave sigurohet me një rritje ekonomike mbi 5- 6% dhe kur produktivi­teti i saj rritet qëndrueshë­m.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania