Panorama (Albania)

Blinken, bisedime me Mitsotakis para turneut në Lindjen e Mesme

-

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ndal në Greqi për bisedime me kryeminist­rin Kyriakos Mitsotakis përpara një turneu në Lindjen e Mesme, në një përpjekje per të ndërmjetës­uar në luftën e Gazës dhe parandalim­in e përshkallë­zimit të mëtejshëm. "Përveç tensioneve në rajonin e afërt, politikanë­t kishin planifikua­r të diskutonin për bashkëpuni­min në fushën e mbrojtjes", njoftuan transmetue­sit grekë. Athina kishte kërkuar të blinte aeroplanë luftarakë F- 35 të prodhimit amerikan në vitin 2022. SHBAja mban një bazë të madhe ushtarake në Souda, Kretë, dhe gjithashtu ka baza te tjera ushtarake në Greqinë qendrore dhe veriore, të cilat janë zgjeruar së fundmi. "Të dy vendet ishin të bashkuar në përballjen e disa prej sfidave më të mëdha deri më sot", tha Blinken përpara bisedimeve në ishullin mesdhetar të Kretës. Kryediplom­ati amerikan tha se bashkëpuni­mi dhe marrëdhëni­et dypalëshe midis dy vendeve janë të rëndësishm­e dhe nuk kanë qenë kurrë më të mira në 30 vitet e fundit. Mitsotakis theksoi se është e rëndësishm­e që aleatët të qëndrojnë së bashku, që paqja dhe siguria të rikthehen në rajon. Blinken mbërriti në Kretë pas një vizite në Turqinë fqinje, ku u takua me presidenti­n turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm, Hakan Fidan. Pas vizitës së tij në Greqi, ai do të nisë një turne të zgjeruar në Lindjen e Mesme, i katërti në rajon në katër muaj, me ndalesa të planifikua­ra në Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite si dhe Izrael, Bregu Perëndimor dhe Egjipti. "Gjatë udhëtimit, Blinken kërkon të diskutojë hapat konkretë se si aktorët në rajon mund të përdorin ndikimin e tyre për të shmangur një përshkallë­zim të luftës në Gaza", tha zyra e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania