Panorama (Albania)

Kosovarët do të udhëtojnë edhe në Spanjë pa vizë

Kryeminist­ri Kurti mirëpret vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportav­e të Kosovës: Asaj sa vjen e po i shtohet vlera

-

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Spanjë, pasi Madridi zyrtar tashmë i njeh pasaportat e Kosovës. Zëvendëskr­yeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ky lajm është kumtuar nga Departamen­ti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i BE- së.

"Ndërsa më 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacio­n që i shtohet vendeve të zonës Schengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizi­mit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë", shkroi Bislimi. Qytetarët e Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, nga 1 janari po mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen me 27 anëtarë, pasi hyri në fuqi vendimi për liberalizi­min e vizave për Kosovën. Megjithatë, udhëtimi pa viza fillimisht nuk ishte i mundur në Spanjë. Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE- së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritete­t në Kosovë. Liberalizi­mi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë - brenda gjashtë muajsh - në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizi­mi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera. Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. Kjo pavarësish­t faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizi­min e vizave, por që disa shtete vazhdimish­t kishin shprehur rezerva.

REAGIMI

Kryeminist­ri Albin Kurti e mirëpret vendimin që Spanja të njohë pasaportat e Kosovës. Ai përmes një postimi në "Instagram" ka thënë se vlera po i rritet pasaportës së Kosovës dhe shtetit. "Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja i është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!", tha Kurti. Megjithatë, në dokumentin e Bashkimit Evropian ku konfirmohe­t se Spanja njeh pasaportat e Kosovës, thuhet se kjo nuk nënkupton që do të ketë njohje të pavarësisë. Për njohjen e pasaportav­e nga Spanja ka njoftuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në Spanjë. "Qytetarët e Kosova mund të udhëtojnë në Spanjë tani. Bazuar në njoftimet e shteteve anëtare të BEsë deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e zakonshme të Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024", ka njoftuar Gërvalla përmes platformës "X". E zëvendëskr­yeministri Besnik Bislimi ka thënë se tashmë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza edhe në Spanjë. Ai iu referua Drejtorisë së Përgjithsh­me për Migracioni­n dhe Çështjet e

Brendshme të Bashkimi Europian ( DG Home) se ka njoftuar për këtë. "Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra, mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacio­n që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund

Diplomati amerikan në pension dhe ish- ambasadori i misionit të OSBE- së, William Walker, në një intervistë ekskluzive për "Gazetën Express" ka folur edhe për procesin e negociatav­e në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ëalker deklaroi se bisedimet në mes të dy vendeve janë duke vazhduar për një kohë të gjatë dhe se ka shumë pak progres. "Ato janë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë me shumë pak progres. Dhe përsëri Vucic dhe Serbia dhe refuzimi i tyre për ta njohur Kosovën, e dini, do ta zvarris procesin përgjithmo­në. Mendoj që çdo kush e kupton që Kosova dëshiron të normalizoj­ë raportet, dëshiron të bëj paqe në rajon dhe Serbia me sa duket jo. Serbia duket se dëshiron që ta zvarris dhe ta bëj komuniteti­n ndërkombët­ar t'i bëj presion Kosovës, dhe po e bëjnë, por s'duket që po i bëjnë presion të udhëtojmë përmes liberalizi­mit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivish­t për qytetarët tanë", ka shkruar Bislimi në "Facebook". Spanja ka qenë vendi i vetëm i Schengen- it që ka refuzuar t'i lejojë qytetarët e Kosovës të futen në territorin e saj për shkak të mosnjohjes së pasaportës. të fortë Serbisë. Kështu që s'jam shumë optimist për procesin e negociatav­e", ka thënë Ëalker për Express. Ëalker tutje ka thënë se nuk arrin të kuptoj pse Kosova është nën sanksione të BEsë, kur është një shtet demokrat me një demokraci funksional­e si çdo shtet në

Evropë apo në botë. Ai për Gazetën Express ka thënë se nëse do të ndodhte në Kosovë një rast i njëjtë sikur ai me Sanduloviq në Serbi, do të bëheshin hetime dhe përgjegjës­i do të dilte para drejtësisë. Diplomati amerikan përmendi edhe proceset politike dhe zgjedhjet, duke

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania