Panorama (Albania)

BE- ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat

-

BE- ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë që zyrtarisht të njohin targat e makinave të njëra- tjetrës dhe të heqin plotësisht regjimin e letrave ngjitëse. "Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshj­es në rrugën drejt normalizim­it, si dhe i zotimeve të kaluara në kuadër të dialogut që lidhen me lëvizjen e lirë", tha përmes një deklarate shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE- së, Josep Borrell. Sipas Borrellit, vendimi i qeverive në Kosovë dhe Serbi për çështjen e targave "dëshmon se arritja e përparimit në avancimin e normalizim­it të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur dhe vë në pah rëndësinë e vazhdimit të punës brenda dialogut të ndërmjetës­uar nga BE- ja". "Ky vendim po ashtu përbën hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të BP, nga i cili përfitojnë qytetarët e rajonit", tha Borrell. Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë vendosi të lejonte makinat me targa RKS - Republika e Kosovës - të lëvizin lirshëm në territorin e shtetit të saj dhe vendimi nis së zbatuari më 1 janar të vitit 2024. Ndërkaq, më 4 janar Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë regjimin e letrave ngjitëse për makinat me targa të Serbisë. Qeveria e kryeminist­rit Albin Kurti tha se heqja e regjimit të letrës ngjitëse nga ana e saj "është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia". Për çështjen e lëvizjes së Lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshj­e më 2011, në kuadër të dialogut për normalizim­in e raporteve që ndërmjetës­ohet nga blloku evropian. Makinat ishin lejuar të kalonin, ndërkaq simbolet shtetërore në targa ishin mbuluar me letra ngjitëse. Para praktikës së letrave ngjitëse, automjetet me targa RKS detyrohesh­in të merrnin targa provuese në kufirin me Serbinë, që vlenin 60 ditë dhe kushtonin 5 euro. Por, më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocit­etit, që detyroi edhe shoferët nga Serbia ta kalonin të njëjtën procedurë për të hyrë në Kosovë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania