Panorama (Albania)

Dëshmia: Kampe ushtarake për barbarinë seksuale në Prishtinë Dosja e zezë, si zhdukeshin vajzat e dhunuara nga ushtarët serbë

Strategji mizore për poshtërimi­n moral dhe shpirtëror të shqiptarëv­e

-

"Të vdekura mbi tokë". Kështu e cilësojnë ato fatin e tyre. Në trup kanë provuar barbarinë e shfrenuar dhe vazhdojnë të mbijetojnë. Tragjedia që kanë përjetuar ka qenë e tmerrshme. Ushtarët serbë janë derdhur mbi brishtësin­ë e tyre dhe i kanë dhunuar në mënyrë monstruoze.

"Pas përdhunimi­t, mjaft nga viktimat serbët i vrisnin për të fshehur gjurmët. Shumë prej vajzave të reja i merrnin me vete". Kjo dëshmi rrëqethëse vjen nga mjaft gra dhe vajza që provuan dhunimin seksual gjatë luftës në Kosovë dhe jetojnë në kushte të vështira. Në numrin e kaluar të gazetës "Panorama" sollëm katër nga rrëfimet e viktimave të barbarisë seksuale të demonstrua­r nga ushtarakët serbë në Kosovë në ngjarjet e viteve ' 98-' 99. Në vijim po botojmë dëshmi të tjera të këtyre nënave fatkeqe që kanë mbetur të braktisura në tragjedinë e tyre. Drama që kanë përjetuar është e rëndë e gati- gati e parikuperu­eshme. Ato që tregojnë janë vetëm një pjesë e skenave sadiste të ushtrisë dhe policisë serbe, e cila këtë mizori e kishte pjesë të strategjis­ë së saj për thyerjen morale e shpirtëror­e të shqiptarëv­e të Kosovës. Më shumë se kaq, nga kontaktet me to, mëson se gjatë këtij konflikti të armatosur, agresorët kishin ngritur edhe kampe seksi për ushtarakët, siç ishte ai në bodrumet e hotel "Grand" dhe ato të Fakultetit Juridik, ku vajzat dhe gratë kosovare poshtërohe­shin masivisht. Gjithsesi, këto janë vetëm pak nga gjithë ajo barbari që kanë provuar mbi trupin e tyre këto gra fatkeqe. Kanë mundur të ringrihen e të denoncojnë. Por, duhen mbështetur...

TMERRI NË DITËN E "GËNJESHTRA­VE"

S. S., nuk dëshironte ta fillonte rrëfimin para nënës së saj. Por kur e ëma doli, S. S., e filloi rrëfimin…: "Nuk kam menduar kurrë se njeriu mundet të durojë kaq shumë. Edhe për vete, por edhe për të tjerët, në raste të tilla kam menduar se do t'i dorëzohesh­in vdekjes. Unë në duart e shkijeve rashë më 1 prill, në ditën kur shqiptarët po dëboheshin masovikish­t. Kur më ndanë nga familja, mendoja vetëm për ata, po kur më dërguan në vendin ku ishin strehuar policët dhe në tavolinën e përgjakur pashë flokë femrash, thonj dhe veshje femrash, e dija se ç'do të më ndodhte. Më nuk shpresoja se kam dikë në botë, dhe çka do të ndodhte me të afërmit e mi. Kisha vetëm hallin tim. Dhe kur unë po mendoja dhe po frikësohes­ha se çka do të ndodhte me mua, më thirri një nga ata që e udhëhiqte atë grup kriminelës­h. Aty, mbi tavolinën e tij, kishte raki dhe sytë e tij të skuqur e të qartur i tregonin të gjitha. Në gjoks kishte një zinxhir me plot stoli dhe më tej në një qoshe të strehimore­s kishte plot veshje femrash. "Këtu duhet të zhvishesh e pastaj ta shoh a je për mua, për eprorët ose për ushtarët", më tha ai në gjuhën serbe, derisa po pinte raki. Unë po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu këtë urdhër në shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikësuar, i thashë "jo". Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit si i tërbuar. "Mua askush s'guxon të ma thyejë urdhrin, unë jam Dragan Spasiq, unë jam njeriu që me dorën time kam prerë mbi 50 shqiptarë e ti, kuçkë!", klithte ai si i marrë. Qenka rruga e vdekjes kjo, mendova me vete dhe kur ai më goditi me kondak pushke nuk qava.

E shihja gjakun që me rridhte nga hundët por s'më dhimbsej jeta, doja të vdisja e jo të bija në dorën e tij. Por, pas pak, ai u qetësua dhe i urdhëroi ushtarët e tij të më zhveshin. O zot, nuk mund ta marrësh me mend se si ndihesh. "Duhet të vallëzosh, ec vallëzo", më thoshte, e unë isha kërrusur e ulur, që të mos shihej trupi lakuriq. "E sheh atë trup atje, do të ta bëj më të zi", më thoshte ai e unë nuk e kisha vërejtur trupin e një vajze të bërë copë- copë, në afërsi të rrobave të viktimave, të cilave ata ua kishin bërë si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhën dhe më lidhën për tavolinën e përgjakur. M'i lidhën këmbë e duar dhe më shikonin si bisha. Dikur ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi të më ç` nderojë, të tjerët qeshnin e flisnin çka u tekej, shikonin e talleshin, derisa unë përpëlites­ha me vdekjen. Ai u largua vetëm kur u ngop, për të vazhduar më tej edhe disa të tjerë. E njëjta gjë më ndodhi disa ditë me radhë dhe pas disa ditësh më hodhën ashtu lakuriqe buzë rrugës, ku kishte edhe shumë kosovarë të tjerë, që po iknin për në Shqipëri. Vetëm kur vërejta se një grua po më mbulonte, pashë se trupi im ishte i prerë me thika në shumë vende dhe se në trupin tim kishte të vizatuara disa kryqe dhe shenjat e simbolit të kryekrimin­elit Milosheviq. "Mos më merr, më lër të vdes, të lutëm", i thashë asaj, por ajo më pëshpëriti ngadalë. Edhe pak rrugë kemi deri në tokën nënë, ja e sheh rrugën", përpiqej ajo të më ndihmonte, kurse unë e shikoja rrugën që më dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se po vdisja, sepse për mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.

Kishte ditë që ishim në mal, ishte ofensiva më e madhe deri atëherë në malet e Çiçavicës. Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Ne vetëm nga familja jonë ishim 14 veta, kurse në të gjithë fshatin rreth 70 njerëz. Nga të gjitha anët na rrethuan, nuk kishim asnjë mundësi të iknim diku e as të siguronim ushqim. Ditën e tretë nuk bënin punë më pemët e egra, me të cilat u ushqyem. Fëmijët morën vajë e shumë prej tyre u sëmurën rëndë dhe s'kishin asnjë shpresë të mbeteshin gjallë sepse trupi po u vdiste pa ushqim dhe shpirtin ua mbyste frika.

Ishte mesditë kur paramilita­rët me koka të lidhura me shamia na grumbullua­n të gjithëve. Edhe fytyrat i kishin të ngjyrosura. I morën të gjithë meshkujt një nga një dhe i lidhën për drunj. Më vonë, e sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Mandej i morën të gjitha gjërat me vlerë dhe disa fëmijë që ne të thyheshim dhe të tregonim se mos kishim fshehur diçka të vlefshme. Një grua e cila kishte provuar t` ua rrëmbejë automatiku­n atyre, ia morën djalin 2- vjeçar, ia prenë veshin dhe tre gishtërinj. Vëllai im provoi të reagonte edhe pse me duar të lidhura. E morën, e vendosën para të gjithë të pranishmëv­e, e zhveshën dhe ia prenë organet gjenitale. Zot, si nuk vdiqa në atë çast. Nëna dhe nusja nuk lëvizën e unë u nisa drejt tyre, por vëllai im si duket vdiq nga dhembjet dhe më nuk pashë tek ai as lëvizjen më të vogël. "Do të dhunoj me organin e tij!", më tha njëri nga policët, dhe dy të tjerët m'i lidhën duart e më lidhën te kamioni. E di se u përpoqa të bëj rezistencë por një goditje e fortë në kokë ma humbi vetëdijen, dhe e di se kur më ka ardhur vetëdija kam qenë e tëra e zhveshur dhe e lidhur edhe më tej. Disa metra më tej po e dhunonin një grua a vajzë tjetër, të cilën nuk e njoha dhe para këmbëve të mija pashë nënën që po rrinte duke qarë. "Ta vranë vëllain me gjithë nusen e tij", më tha ajo në vend që të më jepte kurajë. Ndoshta, këtë ajo e bënte nga zemra e plasur. "Ndoshta është më mirë që edhe ti të vdesësh, se do ta kem më të lehtë e vetmuar", më tha nëna. Ajo mandej filloi të më thoshte disa gjëra që më dukeshin aq të parëndësis­hme për momentin, dhe unë dridhesha, nuk e di a kisha ftohtë, frikë, apo trupi më dridhej nga dhimbjet. Rreth nesh kishte plot njerëz të vdekur e të pavarrosur, kishte aq shumë copa të gishtërinj­ve, duarve, veshëve, saqë nuk e kuptoj edhe sot e kësaj dite se si mund të flas për të gjitha këto dhe të jetoj. Më pas aty erdhi një polic, i cili më tha: "Meqë ishe e virgjër do të të marr për grua, do vish me mua në Serbi, dhe atje do ta ngremë një fole, siç ka menduar kryetari ynë, Milloshevi­q. Që djemtë serbë t'i martojmë me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë dhe të gjithë meshkujt në Kosovë t` i vrasim. Do ta lindësh një djalë, më thuaj", më thoshte dhe para syve të nënës filloi prapë të më dhunojë.

Nuk kisha më asnjë ndjenjë. Shikoja trupat e vdekur andej dhe nuk e kuptoj pse e doja kaq shumë vdekjen. Kisha më shumë dëshirë të vdisja se çdo gjë tjetër. Nëna vetëm qëndronte afër meje dhe qante, asnjë fjalë nuk foli këtë herë. Një grua m'u afrua dhe më tha që t'ia lidh plagët të birit gjashtëvje­çar që ia kishin këputur gishtërinj­të. U afrova por duart nuk më bënin punë. Mezi ia lidha me një copë këmishe që e ëma e kishte gjetur diku. Më vonë i varrosëm të 18 trupat e vdekur.

 ?? ?? Skena e krimit
Skena e krimit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania