Panorama (Albania)

"I sillnin nga rrethinat si dhuratë për ushtarakët drejtues" "Në bodrumet e hotel ‘ Grandit’ u përdhunuan dhjetëra vajza"

"Policët ngritën kampe seksi në çdo qytet të Kosovës"

-

Nuk di sa më ka keqtrajtua­r, por e di se kur i hapa sytë e kishte tërë trupin gjak. Nëna këtë herë kishte qenë duke qarë pranë meje. Më tej disa nga gratë kishin renditur kufomat njërën pas tjetrës. Një grua u afrua dhe përpiqej të më vishte diçka, nuk e kuptoja si nuk mërzitesha pse isha e zhveshur dhe rreth meje kishte plot gra e fëmijë. Ndoshta nuk më punonte truri, ndoshta isha e çmendur në atë kohë, por e di se më mundonin vetëm dhimbjet e barkut dhe turpi dhe ndjenja se isha aq e ndotur dhe e thyer nga dhunimi që më bënë serbët.

Dikush më dha pak ujë. U ula dhe u vesha e tëra. Nuk kisha më asnjë ndjenjë. Shikoja trupat e vdekur andej dhe nuk e kuptoj pse e doja kaq shumë vdekjen. Kisha më shumë dëshirë të vdisja se çdo gjë tjetër. Nëna vetëm qëndronte afër meje dhe qante, asnjë fjalë nuk foli këtë herë. Një grua m'u afrua dhe më tha që t'ia lidh plagët të birit gjashtëvje­çar që ia kishin këputur gishtërinj­të. U afrova por duart nuk më bënin punë. Mezi ia lidha me një copë këmishe që e ëma e kishte gjetur diku. Më vonë i varrosëm të 18 trupat e vdekur. Nënën e kapi temperatur­ë e lartë dhe gjithçka gjetëm në atë mal që t'ia ndalonim temperatur­ën ishte një aspirinë dhe një gotë ujë. Pasi e piu, tha: "Gabova që e piva atë ilaç, ndoshta do t'i gjendej dikujt, mua më plasi zemra dhe më s'më duhet asgjë. Unë po vdes dhe po vdes zemërplasu­r më shumë për ty se sa për vëllanë e kunatën tënde. Bija ime mbaj mend dhe trego nëse shpëton, si duket do të jetosh gjatë, i trego të gjitha, asgjë mos mbaj të fshehur", pas këtyre fjalëve edhe nëna më vdiq dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur. Tha në fund vajza nga malet e Çiçavicës. PROVA E BURRËRISË Atë ditë buzë mbrëmjes, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte pasur ushqim aspak. Dolëm unë e burri dhe kërkuam në një familje aty afër

Tribunali i Hagës ka drejt fundit dosjen e genocidit të ushtruar gjatë konfliktit të shpërbërje­s së Jugosllavi­së. Kriminelë të ndëshkuar e të tjerë në kërkim, gjeneralë barbarë e politikanë sadist kanë marrë më në fund verdiktin e kësaj gjykate dhe janë duke vuajtur dënimin. Mesazhi i Hagës ka qenë një mbështetje e fuqishme për të drejtat e njeriut përtej të gjitha ndasive etnike, gjinore e regjionale. Po ky tribunal i famshëm vazhdon të mbajë të pazbardhur, për arsye të pakuptuesh­me, një dosje të tmerrshme që ka të bëjë me krimin e barbarisë seksuale të demonstrua­r masivisht nga ushtarakët dhe paramilita­rët serbë në luftën e Kodhe gjatë natës u bëmë bashkë katër familje. Rreth mëngjesit, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e kishte thyer derën, dhe të gjithë kishim mbetur të hutuar. "Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t'ju lëmë që të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni kurrë më".

"Do të shkojmë, në mënyrë që t'i shpëtojmë fëmijët gjallë", pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj, ne që kishim para ua dhamë të gjitha ato që kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathj­e. Edhe çantat na i morën duke menduar se në to mund kishim diçka të vlefshme.

"Nisuni ju gratë, burrat do të nisen pas gjysmë ore, pasi të bindemi se nuk janë ushtarë të UÇK- së". Nuk ndahemi, u thashë unë dhe e ndala hapin. Një djalë i një familjeje që ishte strehuar te ne kishte provuar të arratisej, por policët, pasi e shohin shtinë në të dhe e vrasin.

E ëma iu hodh në trup, por plumbi që e mori i depërtoi prapë në trupin e djalit të saj. Dënesje dhe klithje filluan të rriten dhe gruaja e plagosur nuk donte t'i shkëputej trupit të vdekur të të birit. Barbarët serbë, të revoltuar, i lidhën të gjithë meshkujt, ndërsa neve, të gjitha grave na zhveshi. Fëmijët, njëmbëdhje­të sa ishin, filluan të qajnë, e ndërkohë vdiq edhe gruaja e plagosur.

"Tani do të xhirojmë një film të mrekullues­hëm sepse sovës. Mbi 2000 gra dhe vajza shqiptare mbetën viktima të këtij sadizmi mizor. Mjaft syresh pas dhunimit seksual u zhdukën e u vranë në rrethana misterioze. Çuditërish­t, kjo barbari e paparë në historinë e konfliktev­e dhe ballafaqim­eve ushtarake të të gjitha kohëve nuk ka "gjetur" rrugën për në Hagë. Dosja e saj vazhdon të mbetet e pazbardhur. Madje, edhe në kushtet kur mjaft nga viktimat i njohin me emër dhunuesit e tyre, si në rastet e rrëfimeve të mëposhtme të sjella për "Panoramën" nga kolegia Liljeta Selimi. Haga nuk ka arsye për të hezituar përballë kësaj dosjeje rrëqethëse. na duhet për programin e natës të ' TV Prishtinës'", tha njëri nga policët dhe mori në shtrat ta çnderojë një vajzë 15vjeçare. Do të doja të isha e vdekur, dua edhe tani kur më kujtohet se si vdiq vajza e re pas gjysmë ore dhunimi, kur e dhunuan tre veta e tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata e dhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur ma prenë gjirin e lusja zotin të ma merrte shpirtin, me gjithë zërin që kisha, por vdekja s'më dëgjonte. E di se kur më hodhën në tokë, në atë shtrat e vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithë e të kërkojë ndihmë, ia hiqnin edhe thonjtë! Në fund, pasi e dhunuan e morën me vete.

Edhe meshkujt i morën me vete. Unë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë se si më çnderuan. Djalin ma morën dhe as sot e asaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan katër muaj pasi përfundoi lufta. U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta përqafoja. Ai kishte parë se si më kishin çnderuar, kishte parë se si ata po loznin me trupin tim, dhe unë ndjehesha e turpëruar, ndjehem edhe sot. Ai me përqafoi duke qarë, me ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe përqafoi edhe vajzat. Të gjithë qanim, qanin edhe të gjithë të pranishmit në oborr. Kur u qetësuam pak, unë, prapë duke qarë, i thashë: Burrë, u bë mirë që u ktheve, ky është gëzim i madh dhe e di se kulmi i kësaj shtëpie s'mbetet pa zot. E di se vajzat tani kanë ku të mbështeten, janë shumë, gjashtë, dhe u duhet një zë burri në shtëpi, e unë si grua e çnderuar duhet të shkoj, kam turp të të shikoj në sy, kam turp të flas, kam turp të jetoj dhe tani që u ktheve ti, dhe vajzat kanë mbështetje, mund të shkoj në gjini, që t'i të mos ndjehesh i turpëruar. Desha të flas edhe më, por lotët dhe dënesjet e mia, të vajzave dhe të burrit, më ndalën.

"Jo grua, ti nuk do të shkosh askund, ti je nderi i familjes, dhe nëse dikush është i turpëruar në këtë shtëpi, atëherë ai jam unë. Nderin e familjes është dashur ta mbroj unë e jo ti. Ti je e pafajshme, ti ishe dhe je gruaja ime. Ti do të jesh mburrja dhe krenaria ime, sepse ti nuk deshe të ikësh pa mua, dhe unë, bashkë me të gjithë ata burra të tjerë të Kosovës, që nuk e morëm pushkën, jemi të turpëruar, e jo ju, nënat që Kosovës ditët t'i falni dhe t'i lindni djem që ditën dhe guxuan t'i dalin zot Kosovës", më tha burri im.

Unë B. B., nga Gjakova, edhe sot ndjehem e turpëruar dhe e ndotur që më çnderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, duke shpresuar se një ditë do të më kthehet edhe djali im i vetëm…

 ?? ?? Nga barbaria e ushtarëve serbë në Kosovë
Nga barbaria e ushtarëve serbë në Kosovë
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania