Panorama (Albania)

Kronikëënd­rrash mashtruese plotmakth

-

Festat kaluan, po lanë pas çudira. Na pushtoi tahmaja e të ngrënit, ajo lubi që plot rrengje i punon njeriut të gjorë. I pari e pëson gjumi nga i cili dalin uturima si zhgalitje muri. Ëndrrat përziejnë të shkuarën me të ardhmen. Dy të tilla me shënjuan ndërrimin e viteve me ndonjë gromësimë në mes si ndarje epokash. Njëra me personazh kryezëvend­ës liderin Muli dhe tjetra me Babon. E para kishte temë partinë, bashkimin, e dyta qeverinë, performanc­ën dhe inteligjen­cën artificial­e. U poqëm me Mulin ndanë një strehe që të mos lageshim nga shiu. Ai erdhi i menduar siç i ka hije. Dy rrudha koha me derte ia kishte qëndisur mbi ballë. U përqafuam me mall si dy luftëtarë lirie pas beteje. Nga një duhan drodhëm. Pas një pauze të nevojshme që mendimet të shndërrohe­n në fraza si belcia që del raki filluam muhabenë. Regjimi tha na izoloi Doktorin, demokracia është në tërheqje, opozita nën agresion, duhet bashkim, dilemat janë oportunizë­m dhe shkelje syri ndaj kreut të meduzës. Ndonëse më sëmboi diçka në gji, miratoja me kokë. Fola unë pas një copë here: ne kemi qenë të gjithë vartës të Doktorit padrejtësi­a ndaj të cilit na dhëmb, madje krejt Shqipëria, ti e di edhe të Lulit. Kur na tha ai, e bëmë hasha, dhe mirë qamet kemi bërë. Po ja tani kur të vijë aty, kam një merak kë do kem shef, kush do mi përgatisë deklaratat që do lexoj, kush do ma masë performanc­ën, cili do më qortojë për gabimet e kush do më lëvdojë për sukseset? Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem vartës i Banës. Po nëse ajo s’ka nge, së paku i Aldos ose Akilit, se Oerdi me Luçon janë më nopranë, ata me zor pranojnë dhe ofiqin si kryezëvend­ës lider që historia ta skaliti. Jo, jo mos e ki atë hall më dha siguri. Ti do t’i marrësh direktivat drejt e nga Doktori si Salianji, si dikur Abat Doçi nga Papa, nëpërmjet meje që s’ta kam me hile ( psherëtiva, këtë e di i thashë nën zë). Ndërsa për grupin e mesit vazhdoi - do caktojmë një komision 6- mujor monitorimi e ndërlidhje­je të udhëhequr nga zonja Kalaja, zonja Edhit dhe zonja Garo, që të integrohen natyrshëm dhe pa stres. Po e bëjmë sefte me një fraksion i thashë e pastaj shohim rrugës. Ndërhyri: Kush ia ka parë hajrin pakicës, bëhu pjesë e shumicës së shëndoshë më këshilloi dhe iku befas ashtu siç kishte ardhur. Barkun e ndieja të rëndë, fyti më ishte tharë. Shyqyr m’u gjend aty afër një sapllakë me ujë dhe ia qita fundin, si turbinë e tërhiqja. U solla u mbështolla e më zu prapë i ziu gjumë. Po një tjetër ëndërr ra mi mua. Më ngjau se isha në zyrë dhe më ra telefoni. Të kërkon Babo me xhebral më thanë. Po, hazër jam, u gjegja! Më morën ca zaptie dhe më shpunë në një konak, ku në një shilte të madhe, me brandaveke veshur, një çallme në kokë, tespie në dorë si sulltan rrinte Babua. Hajër Padishah, bëma kabull se nuk di pse më ke thirrur?! Ai nuk foli menjëherë, po trazonte xhezven mbi zjarr dhe dikur më pyeti si t’u duk promocioni i inteligjen­cës artificial­e të vitit 2030? Nuk po kuptoja, ambienti ishte si i 1453 pyetjet për 2030. Punë ëndrrash hesapi. Mblodha veten. Po ç’të them, u përtypa, birinxhi, gëzim i madh qe, e fjalët janë të varfra për ta shprehur. I kam ca pyetje nga aktualitet­i, por edhe për motet në vazhdim. Hajër Padishah! E kam pasur një si mërzi, një si re në kokë për këtë Tezen, bile më pat dalë njollë edhe në filxhan, po tani m’u vërtetua. Nuk ndërhyra, e lashë të vazhdonte. Nuk u besova syve ku për 10 milionë turistët ajo falënderon­te stafin e asaj palo ministri që e kam për hudhër. Po rilindja urbane, po samitet dhe intervista­t, hokat e qyfyret, pjatat me fytyrën time që iu dhurova liderëve, atë që Mamica e tha më mirë se kushdo për munxet që i tregova ambasadori­t rus në OKB dhe kë falënderon ajo, stafin e saj e veten?! Një heshtje e murretyer na ndau për disa sekonda. Kroi pak fytin dhe desh të dinte si i kemi punët ne të opozitës, po ja ashtu na ke vënë zjarr e fshehur dorën, por po të zunë, do të ta presin. Mos bini në dëshperim këshilloi, me ju që jeni grup i madh me 43 veta do të merrem vete se keni nevojë për lider të fortë. U shkrydha pak, e reagova po ja sikur jemi me mësuar me shef Taon. Joo ai ka në patronazh Lulin e properëndi­morët e tjerë tha. Hajer! Meqë ra fjala, si t’u duk te “Topi” ai? Ç’thua - i thashë - ne pamë të gjithë ty te “Klani” e na kënaqej shpirti. Marshallah, marshallah! Llafe po përhapen tha që këta të mitë po ziren?! Po vallahi janë ndarë në tri grupe dhe duan t’i hanë kokën njëri- tjetri që ju plaçin sytë. Qafirët bëzani më parë do jua këpus unë atyre. Aferim, aferim. A mendon që duhet ta freskoj pak qeverinë nga pranvera? Po shto veriorët se e ke bërë fare toskëri, përfitova unë dhe rrugët andej të gjitha i bën bahçe më bahçe, ne këtej sipër jetimë me kalë e gomar gërxheve. Po ja, kam Ulsinë – tha - ndonëse deshën ta hanë gjallë dy burra e dy gra për t’i zënë vendin, po Ulsia është esnaf, ma do xhani. Bela sikur po të rri rëndë këto kohë? Jo mo, është e zënë me pune vatani po më ka në vëmendje bereqavers, shëndet të ketë. Si duket Ogi tek Arsimi, a u rehatua? Jangëllesh i thashë, ardhi tek ne, te fakulteti ynë e na daroviti me habere, me zor e lamë të ikte se na u bë si e shtëpisë. Të kanë parë një ditë me Ditmarin, apo jo m’u drejtua? Po, e vërtetë, kishte merakun e Nikos, meqenëse nuk shihen më, po zemra i pikonte mall, më dha t’i shpie dy litra raki, ca ftonj e pak mjaltë se kohë virozash e duhet për kalamaqeri­t. Po pse zgjodhi ty, jo Damon, u bë kureshtar? Po Nikoqiri nuk takohet me te deklasuari­t, nuk e turbullon bindjen. I lodhshëm realiteti pohoi, as unë s’e lexoj më, këta firaunë më tejkalojnë në dëshira. Le të flasim për inteligjen­cën artificial­e dhe të ardhmen. Ashtu u bëftë. Sikur tha të bëj një ministri të vreshtave e rakisë e në krye të saj të ve Bujarin e Lushnjës? Unë: Prishur mos qoftë! Nëse një tjetër sajoj për të mbjellat e të korrat dhe si adapt çoj Bafton? Unë: Prishur mos qoftë! Një dikaster për lotët e gëzimit, se veç gëzime do të kemi në vazhdim, s’ke kundërshti për Laertin?! Jo s’kam vallahi e ka treguar me vepra. Për virtytin kundër vesit edhe ty mendja tek Toni të vete? Sigurisht, pa asnjë dyshim. Po për nostalgjit­ë dhe sevapin politik? Unë nuk fola, ç’më duhej të bëja isha pa pasur pula? Mimi du Puccini, Ermon apo Etilden? Nëse ma dëgjon fjalën, izem Padishah them Etildën si më melankolik­e. Atë do bej. Bora asokohe me gjithë këtë kontribut do jetë kryetare Parlamenti. Tunda kokën. A ta bëj një rixha? Jepi tha ai me zemërgjerë­si. Ministrinë e Bakllavasë jepja Antoneta Dhimës se e qan, ka bërë një për Vit të Ri që të lëpish gishtat. Byrekun e merr hallë Ikonomi e di gjithë dynjaja. Qoftë e bërë. Atë të veteranëve të Rilindjes jemi një zëri për Pandin, se do jetë plako burrë. Dilon shef për vajin e këmbës. Margeritin them ta çoj në vend të Bakes. Nuk ngurrova aty, ky po që është sihariq. Mamicën do e vë mbi krye si trashëgimt­are retorike. Do i vë punët për fill e për pe. Kështu, Babo ishte plot vizione. Në të dalë më panë Jorushi i Tabakëve, që çorri faqet dhe Lideri, që kërkon perspektiv­ë, Gazi, që shtiu me çifte po saçmet nuk më morën. Def u bë gjumi. Firar qetësia. I paqartë horizonti as Kosta i Gramozit dhe Linditës mes të mbajturit thatë ditën e Krishtlind­jeve e bollëkut të natës së 31 dhjetorit, s’di më ç’të thotë! Thjesht flet me vete si murg tibetian. Aren Pëllumbi e sheh me bisht të syrit duke uruar ishallah e pat dhe ky. Rivalitet i vjetër!

Po vallahi janë ndarë në tri grupe dhe duan t’i hanë kokën njëri- tjetri që ju plaçin sytë. Qafirët bëzani më parë do jua këpus unë atyre. Aferim, aferim. A mendon që duhet ta freskoj pak qeverinë nga pranvera? Po shto veriorët se e ke bërë fare toskëri, përfitova unë dhe rrugët andej të gjitha i bën bahçe më bahçe, ne këtej sipër jetimë me kalë e gomar gërxheve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania