Panorama (Albania)

Sakrifica për Milanin, Teo: Hernandez Dua rolin tim

"Po ndihmoj skuadrën, por më mungojnë zbritjet në korsi"

-

Teo Hernandez në ndeshjen kundër Empolit ishte lojtari kuqezi që regjistroi më shumë spastrime ( 6), më shumë topa të diskutuesh­ëm ( 3) dhe më shumë goditje në kuadrat ( 2). Të gjitha duke qenë edhe në një rol që nuk i përshtatet.

Ishte pikërisht zëvendëska­piteni i "djallit" që komentoi suksesin e parë në transfertë për këtë vit kalendarik.

Si do ta vlerësonit fazën e parë?

Kemi lënë pikë në disa ndeshje ku nuk duhej diskutuar fitorja. Kemi pasur shumë dëmtime dhe momente të vështira, por pas këtyre fitoreve radhazi nuk duhet të ulim vigjilencë­n. Jemi të lumtur për këto tri pikë dhe nuk duhet të dëgjojmë ato që thuhen rrotull.

Si ndiheni në rolin e qendërmbro­jtësit?

Në një moment delikat trajneri kërkoi ndihmën time dhe jam i kënaqur me sa kam bërë. Edhe këtë herë bëmë një ndeshje të madhe, por duhet të mendojmë për Kupën. Do të luaj në këtë rol për sa kohë të ketë nevojë ekipi, megjithatë uroj të rikthehem në rolin tim të vjetër.

A janë këto fitore sinjale që jeni në krah të trajnerit?

Kemi qenë gjithmonë krah tij dhe ashtu do të jemi deri në fund. Nuk na intereson se çfarë thonë njerëzit.

Himenezi duket si një Teo i vogël?

Më pëlqen. Është i fortë, i shpejtë. Teo i vogël? Do të thoja shumë i vogël. ( qesh)

Si i shpjegoni kaq shumë kritika?

Ju thashë që nuk i dëgjoj. Punoj çdo ditë dhe shoh ekipin tim. Kemi kaluar momente të vështira të cilat besoj se na kanë forcuar. Për të dalë nga disa situate të caktuara nevojitet vetëm punë.

Ibra, ju ka thënë ndonjë gjë në këto ditë?

Ai mbetet një lider dhe e do fitoren po aq sa ne. Nëse fitojmë ne, edhe Ibra ka fituar.

Ndieni se keni shpresa për titullin?

Me siguri që renditja nuk është ajo që do të kishim dashur, por tani që jemi rikthyer te fitorja do të mundohemi të ruajmë ritmin. Do t'i marrim ndeshjet javë pas jave dhe renditjen do ta shohim në fund. Aktualisht kemi nevojë vetëm për pikë.

Fitorja në transfertë mungonte prej më shumë se tre muajsh dhe Milani dha përgjigjen e duhur pas fitores në Kupën e Italisë. Kundër Empolit me të shqiptarëv­e, kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin duke shënuar me Loftus- Çik në minutën e 11' pas asistit perfekt të Leaos. 20 minuta më vonë Zhiru dyfishoi shifrat me anë të një penalltie të akorduar me VAR. Në pjesën e dytë, vendasit, të cilët kishin aktivizuar vetëm Ismajlin titullar, ndërsa Berisha dhe Shpendi u lanë në stol, provuan disa herë për të ngushtuar diferencën, por një kundërsulm vrastar në minutat e fundit, bëri që Traore ( gol tjetër pas atij në Kupë) të vuloste suksesin e "djallit" . Kështu Milani vazhdon në vendin e tretë me 39 pikë, duke i bërë presion Juventusit, ndërkohë që shkojnë më të qetë drejt ndeshjes çerekfinal­e të Kupës së Italisë, e cila do të luhet të mërkurën kundër Atalantës në orën 21: 00.

Me 21 gola në pjesët e para, Milani kryeson renditjen e rrjetave të tundura në këtë fraksion loje duke bërë më shumë se çdo ekip tjetër në Serinë A gjatë fazës së parë, teksa në 7 ndeshjet e fundit kuqezinjtë kanë rrëmbyer 16 pikë duke qenë në vend të dytë vetëm pas Interit ( 17) në këtë renditje të veçantë. Stefano Pioli nuk i sheh statistika­t dhe në fokusin e tij është vetëm ndeshja e radhës në Kupën e Italisë, siç e vërtetoi edhe dje në konferencë për shtyp.

Bëmë një pjesë të parë të shkëlqyer, dhe e bëmë të dukej një ndeshje shumë më e lehtë sesa mund të ishte. Nuk shikojmë shumë përpara, vetëm mendojmë për ndeshjen e radhës.

Më pas do të shohim nëse e kemi kapërcyer momentin e vështirë.

Nuk e ka bërë kurrë. I shoh çdo ditë këta djem dhe në momentet e vështira dallohet nëse ndonjëri ka humbur besimin. Këta nuk e kanë humbur kurrë besimin dhe jemi krenarë për mënyrën se si sillemi mes nesh.

Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Faza e parë sivjet ishte më e mirë se ajo e një viti më parë, por faza e dytë duhet ende të luhet dhe ka aq shumë ndeshje sa që mund të ndodhë gjithçka. Ne mendojmë vetëm për të bërë sa më shumë pikë.

Adli sot ( dje) bëri ndeshjen e tij më të plotë. Nuk duhet harruar se është në një rol të ri të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania