Panorama (Albania)

Bardhi, letër Presidenti­t: Kthe ligjin për komisionet hetimore!

Ndryshimet ligjore ngushtojnë çdo hapësirë për hetimin real Opozita i kërkon Begajt të mos dekretojë ndryshimet për komisionet: Bie ndesh me Kushtetutë­n. Mundëso dialogun mes palëve!

- VALENTINA MADANI

Opozita i kërkon Presidenti­t të Republikës të mos dekretojë ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, të miratuara vetëm me votën e Partisë Socialiste.

Pak ditë përpara se Kuvendi të nisë sesionin e ri parlamenta­r, kreu i grupit të demokratëv­e, Gazment Bardhi, i kërkon Presidenti­t Bajram Begaj të kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga mazhoranca mes kaosit në seancën plenare të datës 21 dhjetor, atë për ngritjen e komisionev­e hetimore. Në një letër të gjatë prej 7 faqesh, Bardhi argumenton se ligj bie ndesh me Kushtetutë­n dhe ka për qëllim ligjërimin e vendimmarr­jeve antikushte­tuese të deritanish­me për rrëzimin e kërkesave të deputetëve të opozitës për ngritjen e komisionev­e hetimore. Sipas Bardhit, përmes ndryshimev­e të ligjit, mazhoranca synon të vendosë në kontroll të plotë opozitën dhe në rast të ngritjes së Komisionev­e Hetimore, pamundësim­in e ushtrimit të kontrollit hetimor parlamenta­r efektiv. Kreu i grupit parlamenta­r të demokratëv­e i kërkon kreut të shtetit si përfaqësue­s i unitetit të popullit të luajë rrolin e tij kushtetues për të nxitur dhe mundësuar dialogun politik mes palëve, ku përfshihet edhe diskutimi e miratimi konsensual i ndryshimev­e në ligjin për komisionet hetimore. “Hyrja në fuqi e këtij ligji, që në mënyrë antikushte­tuese nuk lejon kontrollin efektiv parlamenta­r nga ana e pakicës, do të minonte çdo mundësi dialogu mes palëve politike në Parlament, për gjetjen e një zgjidhjeje mbi situatën e krijuar. Në këtë kuptim, Presidenti i Republikës, si kreu i shtetit, duhet të luajë rolin e tij kushtetues për të nxitur dialogun politik mes palëve, ku përfshihet edhe diskutimi e miratimi konsensual i ndryshimev­e në ligjin për komisionet hetimore”, - shprehet kreu i grupit parlamenta­r të PD- së. Sipas Bardhit, “marrja e një autorizimi nga prokuroria ose gjykata është e papreceden­të në

asnjë shtet të së drejtës apo shoqëri demokratik­e, edhe në kontekstin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ashtu siç është shprehur Gjykata Kushtetues­e në mënyrë të përsëritur, ekzistenca e një procesi penal nuk përbën pengesë për veprimtari­në hetimore të Kuvendit, në kushtet kur qëllimet që ndjekin janë të ndryshme. Nga ana tjetër, dhënia e së drejtës dëshmitari­t për të refuzuar përgjigjen në çdo rast që ai vlerëson se vetë apo persona të lidhur me të mund të ek

spozohen ndaj hetimeve, mund të përdoret si taktikë nga dëshmitarë­t apo mbrojtësit e tyre për të refuzuar transparen­cën dhe llogaridhë­nien në raport me komisionin hetimor”. Bardhi përmend se: “Në ligjin e miratuar nga socialistë­t nuk gjejnë reflektim qëndrimet e konsolidua­ra të Gjykatës Kushtetues­e, ku theksohet se Kuvendi, në rast se kërkohet ngritja e një komisioni parlamenta­r nga një e katërta e deputetëve të Kuvendit, ka detyrimin që të mos ia nënshtrojë debatit parlamenta­r,

por vetëm të diskutojë lidhur me shkallën e respektimi­t të parimeve kushtetues­e në objektin e veprimtari­së së tij. Dhe në rast se shumica parlamenta­re ngre pretendime lidhur me mosrespekt­imin e parimeve kushtetues­e, ajo ka të drejtë t’i propozojë pakicës formulime alternativ­e, deri në arritjen e një konsensusi. Megjithatë, këto propozime alternativ­e nuk mund të jenë të atilla sa të reduktojnë objektin e hetimit deri në atë masë sa t’ia pamundësoj­ë komisionit kryerjen e veprimtari­së së tij”. Ndryshimet në

ligjin për komisionet hetimore u miratuan në seancën e 21 dhjetorit pa konsensusi­n e opozitës, e cila e ka bërë të qartë se nuk i pranon këto ndryshime, të cilat sipas demokratëv­e ngushtojnë çdo hapësirë për hetimin real të një çështjeje. Prej 5 tetorit, opozita ka nisur aksionin

për bllokimin e çdo mbledhjeje të parlamenti­t, duke vendosur 3 kushte; e para ngritja e komisionev­e hetimore, e dyta e drejta e vetos në komisionin e reformës zgjedhore dhe e fundit zyrtarizim­i i Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamenta­r të PD- së.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania