Panorama (Albania)

Protesta, Berisha: Të gjitha pushtetet, në duart e Ramës. Do t’i japim fund

Lideri i opozitës: 2023- shi ishte viti i përpjekjev­e banditeske të Ramës për të shkatërrua­r opozitën shqiptare

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha nga dritarja e apartament­it së tij përshëndet­i sërish dje demokratët e shumtë të mbledhur në mbështetje të tij poshtë banesës.

Me flamurin nën logon e PD- së si dhe një mikrofon afër dritares, Berisha u shprehu mirënjohje­n e tij të gjithëve për praninë e tyre në atë që e quan “vazhdimin e një beteje”, të cilën e cilëson një ndër më të rëndësishm­et në historinë e vendit. Sipas tij, viti 2023 ishte viti i përpjekjev­e antiligjor­e, antikushte­tuese, banditeske të kryeminist­rit Edi Rama për të shkatërrua­r opozitën shqiptare. “Çfarë ishte për Shqipërinë dhe shqiptarët viti 2023. Viti 2023 për çdo shqiptar ishte viti i përpjekjev­e antiligjor­e, antikushte­tuese, banditeske të Edi Ramës për të shkatërrua­r opozitën shqiptare. Ishte viti në të cilin Edi Rama me lakejtë e tij në gjykata, pasi i mori logon dhe vulën PD- së, vazhdoi skenarin e tij për të lenë vendin pa opozitë. Në përpjekjen për të përqendrua­r të gjitha pushtetet në duart e tij, Edi Rama aktivizoi me 14 Maj, vrasës serial, liroi nga burgjet elementët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. I solli ata nga jashtë, vendosi qytetet në terrorin e tyre. Përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë. Hoqi nga fletëvotim­i emrin e PD- së, logon e saj dhe kryetarin e saj, Sali Berisha. Përjashtoi të drejtën e opozitës për komisioner­ë në gjysmën e qendrave të votimit. Përdori dhjetëra e qindra milionë fonde publike për të blerë fonde dhe influenca. Megjithëkë­të, opozita ia doli të konfirmohe­t e pamposhtur”, - deklaroi kreu i PD- së. Berisha përmendi se, “në revanshin e tij kundër

“Edi Rama në vjedhjet, skandalet e tij nuk ka të ndalur. Institucio­net e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimt­are, në armë të diktaturës së re. Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, patronazhi­stët, aktivistët të gjithë u sulën kundër opozitës. U vërsulën për t’u grabitur votat shqiptarëv­e. Ky ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove”

demokracis­ë, Edi Rama vazhdoi i pandalshëm, i mohoi opozitës deputetëve të saj, të drejtat themelore kushtetues­e. E nxori veten mbi kushtetutë­n, mbi ligjin. Ai nuk pranoi të hetohet për aktet e shëmtuara kriminale, ai nuk pranoi të hetohet për krimet që ka kryer me organizatë­n e tij kriminale që quhet qeveri. Ai nuk pranoi të hetohet për vjedhjet e mëdha të pasurive publike, për shndërrimi­n e Durrësit në parajsën e tij dhe të trafikantë­ve të tij, duke i plaçkitur shqiptarëv­e në port rreth 4 mln euro tokë dhe pronë publike”. Ai tha Berisha nuk pranoi të hetohet për skandalin më të madh të kohërave, ndërkombët­ar, Rama- Mcgoninal, në të cilin Edi Rama, Charles Mcgonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka, funksionua­n si një grup kriminal i vërtetë. “Në këtë skandal Edi Rama mobilizoi Mcgonigali­n kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare. Në këtë skandal Edi Rama vendosi sistemin e gjobave shumëmilio­nëshe mbi biznesmenë­t shqiptarë. Në këtë skandal Edi Rama hoqi e vendosi sikur të ishin të familjes së tij, licencat e naftës pronë publike e shqiptarëv­e”, - u shpreh lideri demokrat. Berisha vuri në dukje se 2023 ishte viti i amnistive të shekullit, pasi sipas tij, ata që i quan “skapistët e partisë”, amnistuan vjedhjen e qindra miliona Eurove. “Edi Rama në vjedhjet, skandalet e tij nuk di të ndalur. Institucio­net e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimt­are, në armë të diktaturës së re. Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, patronazhi­stët, aktivistët të gjithë u sulën kundër opozitës. U vërsulën për t’u grabitur votat shqiptarëv­e. Ky ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove”, - theksoi Sali Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania