Panorama (Albania)

Si i përlau fondet e BE- së restoranti i lidhur me Beqjen

BIRN: Skemë korrupsion­i dhe pastrimi parash me fatura fiktive për të keqpërdoru­r fondet e programeve të ndihmës së BE

- TIRANE

Pasi ish- ministri i Shëndetësi­së u emërua në krye të agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsion­i dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

“Gzona” është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanati­t dhe kulinarisë. I drejtuar nga një shef kuzhine që mori famë prej shfaqjes së tij në emisionin “Masterchef”, restoranti premton një evolucion të traditës, me pjata të tilla si byreku me qepë- domate, tru viçi me lulelakër në qymyr si dhe njoki panxhari me djathë mishavinë. Restoranti frekuentoh­et nga njerëzit më të pushtetshë­m në kryeqytet, kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, si dhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian – përfshirë ish- ambasadori­n Luigi Soreca dhe shefin e diplomacis­ë së BE- së, Josep Borrell. Megjithatë, prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdoru­r fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian. Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish- ministri i Shëndetësi­së, që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimi­t Strategjik dhe Koordinimi­t të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinato­r i programit “USAIR Facility Point”, të financuar nga Bashkimi Evropian. Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjetev­e, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish- ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani. Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK në të njëjtën ditë për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa u përket hetimeve për aferën e sterilizim­it të pajisjeve mjekësore, një çështje paralele ku ish- ministri dyshohet për shpërdorim detyre. “Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty”, - tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK. Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj po ashtu konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestrua­r dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë dhe konfirmoi se veprimet hetimore lidheshin me rolin e ish- ministrit si drejtues i SASPAC. Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatu­ra dhe ishte ministër i Shëndetësi­së nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeminist­ri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvillohes­hin hetime për kontratat koncesiona­re në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizim­it, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Kurtulaj nuk ishte i arritshëm për koment.

INTERESA PASURORE TË FSHEHURA

Restoranti “Gzona” është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitalit­y Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshor­tja e ish- ministrit të Shëndetësi­së, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj. Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura. Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administra­tor i një distributo­ri të madh farmaceuti­k, “Delta Pharma”. Megjithëse Adriana Beqaj i dhuroi dhe i shiti aksionet e saj në kompaninë “Albanian Food and Hospitalit­y Lab” në janar 2020, bazuar në përgjimet telefonike të realizuara nga Prokuroria në dhjetor 2023, ngrihen dyshime se ish- ministri Beqaj vazhdon të ketë interesa pasurore në restoranti­n “Gzona”. Në këto përgjime, Beqaj përdor telefonin e shoferit të tij, Arben Dani, për të komunikuar me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj në mënyrë që të lidhet me administra­torin e restoranti­t, Gazmend Prenga. Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish- ministri ka qenë ortak i shoqërisë “Intech+”, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikëqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin “Eusair Facility Point”. Po ashtu, rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshm­e një automjet luksoz të modelit “Audi A8” si brenda , ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e ish- ministrit të Shëndetësi­së. Nga këqyrja në sistemin “E- Gjoba”, Prokuroria vëren se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani, nga të cilat e fundit rezulton të jetë marrë me 12 dhjetor në momentin kur mjetin e ka pasur në përdorim Ilir Beqaj dhe është parkuar përpara SPAK. Ish- ministri paraqitet çdo javë në Prokurori për shkak të masës “detyrim paraqitje”, si pjesë e hetimit të sterilizim­it. I pyetur për Ermal Kurtualajn, ish- ministri deklaroi të premten se e njeh prej shumë vitesh dhe prej punës në SASPAC. “Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh”, - tha ai. “Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC- u”, - shtoi Beqaj. Nga përgjimi i komunikime­ve të kryera nga Prokuroria ka rezultuar se Ermal Kurtulaj rezulton i përfshirë në punët e restoranti­t “Gzona”. Ai interesohe­t vazhdimish­t për mbarëvajtj­en e këtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administra­torit të restoranti­t, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit të dhjetorit, ka disa komunikime ndërmjet tyre në lidhje me rakordimet ndërmjet investimev­e të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për atë. “Nga komunikime­t e kryera dyshohet se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të shtetasit Ilir Beqaj, dyshime të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohe­t dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve, duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi ( Ilir Beqaj) si me administra­torin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikime­t dhe rakordimet e takimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtalaj”, - shprehet prokurorja Elida Kaçkini në kërkesën “Për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve” drejtuar Gjykatës së Posaçme. Në dalje nga SPAK të premten, Ilir Beqaj mohoi të kishte akoma interesa financiare mbi restoranti­n. “Lokali ‘ Gzona’ nga shkurti i vitit 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time”, - tha ai. “Bashkëshor­tja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga e gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra”, - shtoi Beqaj.

“Restoranti frekuentoh­et nga njerëzit më të pushtetshë­m në kryeqytet, kryeminist­ri Rama dhe kryetari i bashkisë Veliaj, si dhe nga zyrtarë të lartë të BE, përfshirë ish- ambasadori­n Luigi Soreca dhe shefin e diplomacis­ë së BE- së, Josep Borrell. Megjithatë, prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdoru­r fondet e programeve të ndihmës së BE”.

“GZONA” ME FONDET E BE- SË

Agjencia Shtetërore e Programimi­t Strategjik dhe Koordinimi­t të Ndihmës, SASPAC, u themelua nga Këshilli i Ministrave në tetor të vitit 2021, ndërsa kryeminist­ri Edi Rama emëroi në krye të Agjencisë ish- ministrin e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj. Roli i kësaj agjencie është që të koordinojë veprimtari­në dhe programet kombëtare dhe rajonale të asistencës financiare të Bashkimit Evropian, si dhe të monitorojë zbatimin e tyre. Një ndër programet që SASPAC menaxhon dhe monitoron është programi “USAIR Facility Point”, i cili është një projekt strategjik i 9 ( nëntë) partnerëve në tetë vende, me qëllim mbështetje­n e proceseve të zbatuara në kuadër të bashkëpuni­mit makro- rajonal të rajonit Adriatiko- Jonian. Koordinato­r i këtij projekti është emëruar shtetasi Ermal Kurtulaj, i cili konsideroh­et si lehtësues që mbështet Koordinato­rin Shtetëror të SASPAC, Ilir Beqaj në përmbushje­n e detyrave të tij. Sipas SPAK, rreth orës 4 pasdreke më 16 gusht 2023, shoqëria tregtare “Landways Internatio­nal” ka lëshuar një faturë me përshkrimi­n kontratë shërbimi dhe vlerë 149,809.21 euro kundrejt programit EUSAIR të drejtuar nga Kurtulaj. Disa minuta përpara, restoranti “Gzona” i ka lëshuar kësaj kompani një faturë me vlerë 4,18 milionë lekë dhe përshkrim shërbime kateringu. Fakti që faturat janë lëshuar pak minuta pas njëra- tjetrës krijon dyshimin e arsyeshëm “që paraprakis­ht palët kanë biseduar me njëri- tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare ‘ Landways’ ka paguar ndaj “Gzonës” për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga ‘ Eussair’- i”. Prokuroria ngre pikëpyetje se një rast i ngjashëm i restoranti­t është regjistrua­r me shoqatën “Foreign Investors Associatio­n of Albania” ( FIAA). Sipas faturave, rezulton projekti ‘ Eussair’ ka lëshuar faturë shitje

ndaj FIAA me 17 gusht 2023, ora 15: 40: 55, në vlerën 22,000 euro dhe kjo shoqatë ka lëshuar 25 minuta më vonë, faturën me vlerë 350,000 lekë kundrejt restoranti­t “Gzona”. Për të transferua­r fondet e projektit USAIR drejt restoranti­t “Gzona” duke humbur gjurmët janë përdorur dhe fatura të lëshuara nga biznese të tjera kulinare. Nisur nga komunikimi i përgjuar me 11 nëntor midis Ermal Kurtulajt dhe administra­torit të restoranti­t “ME’NAM” diskutohet transferim­in i një vlere prej 325 mijë lekësh nëpërmjet faturave fiktive. “Këto fatura i përkasin restoranti­t ‘ Gzona’ dhe këto veprime janë kryer për qëllime që të fshihet lidhja mes ‘ Gzonës’ dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë drejtori i SASPAC- ut, që monitoron këto projekte”, - thekson Prokuroria.

FATURA FIKTIVE DHE KONFLIKT INTERESI

Sipas Prokuroris­ë së Posaçme, koordinato­ri i “USAIR Facility Point”, Ermal Kurtulaj dyshohet si personi kyç në skemën korruptive për keqpërdori­min e fondeve të BE- së nëpërmjet faturave fiktive. Sipas SPAK, ai është përfshirë në veprime korruptive nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare dhe OJF, duke vendosur vlera fiktive në faturime me qëllim përftimin personal. Nga përgjimet telefonike, Prokuroria shprehet se Kurtalaj ka kërkuar dhe siguruar dy fatura fiktive me vlerë 51,800 euro edhe nga shoqëria “Nine Services Int”, që ka si objekt të aktiviteti­t të saj “Shërbime dhe konsulencë në aktivitete sportive” – në veçanti në sportin e futbollit. Kurtulaj është përgjuar duke kërkuar dhe siguruar fatura fiktive nga disa shoqëri tregtare në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë si dhe fatura konsulence nga persona fizikë me vlerë dhjetëra mijëra euro. Në një rast, Kurtulaj është vëzhguar nga Prokuroria duke marrë atë që në dukje kuptohet si ryshfet nga administra­torja e një prej bizneseve që lëshonte fatura fiktive. Sipas Prokuroris­ë, nga të dhënat e administru­ara deri në këtë fazë të procedimit, shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se përfshihet edhe veprime të tjera më punonjës të Agjencisë, konkretish­t me shtetasen Mira Topçiu, nëpunëse financiare pranë SASPAC, të cilët në bashkëpuni­m me njëri tjetrin kryejnë po ashtu veprime me të njëjtën natyrë, ku në të paktën një rast rezulton dukshëm marrja e përfitimit për një shërbim të prokuruar si qira salle dhe shërbim kateringu. Përveç këtij fakti, rezulton se të dy këta persona kanë të regjistrua­r në emër të tyre OJF dhe person fizik, të cilat kryejnë veprime me njëri- tjetrin po në funksion të veprimtari­së së tyre shtetërore, duke qenë kështu edhe në konflikt interesi. Mira Topçiu nuk ishte e arritshme për koment./ BIRN

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania