Panorama (Albania)

Gonxhja me ‘ superminis­tri’, Mete forcon Financat, Margariti dorëzon ‘ Kulturën’

Ndryshimet në qeveri, Rama: Të dalin nga kufijtë e ngushtë tradiciona­lë të qeverisjes dhe të ndërveproj­në me njëra- tjetrën

- TIRANE

Në këtë fillimviti, Kryeminist­ri Edi Rama bëri të tjera ndryshime në kabinetin qeveritar. Rama njoftoi dje krijimin e një ministrie të re që do drejtohet nga Blendi Gonxhja.

Para këtij vendimi, Gonxhja ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor. Ministria e re do të këtë në përbërje degën e Ekonomisë, që aktualisht është në varësi të Ministrisë së Financave dhe që drejtohet nga Ervin Mete. Me këtë lëvizje, Ervin Metes do t’i mbetet vetëm Ministria e Financave. Po ashtu, në këtë ministri të re do të shkrihet dhe Kultura, që nënkupton largimin e Elva Margaritit nga ministria që drejton aktualisht. Këtë ndryshim kryeminist­ri e komentoi si nevojë strategjik­e të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministri të re. Ndërkohë që risia do të jetë edhe Inovacioni, pjesë e ministrisë së re. Ministria e Inovacioni­t ka ekzistuar që në vitin 2013- 2017 dhe këtë post e ka pasur Milena Harito. Kjo ministri kishte në vaëesi edhe Administra­tatën Publike, por gjatë mandatit të dytë u vendos të ristruktur­ohej dhe të hiqej. Administra­ta Publike mbeti në varësi të DAP, ndërkohë që Inovacioni kaloi si drejtori në varësi të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës. “Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidenti­t të Republikës, z. Blendi Gonxhja, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizim­in mbresëlënë­s të institucio­nit, orientimin konstant ndaj inovacioni­t në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësin­ë e integrimit të nënsektori­t përkatës në kornizën e standardev­e europiane”, - bëri me dije Edi Rama. Sipas kryeminist­rit, kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër. Sektori i ekonomisë në tërësi thekson kryeminist­ri, kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes. “Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradiciona­lë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveproj­në ngushtësis­ht me njëra- tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologji­a digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektor­ial”, - shprehe Rama. Po kush është Blendi Gonxhja? Aktualisht Blendi Gonxhja mban postin e drejtorit të përgjithsh­ëm në Drejtorinë e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor. Më herët, Blendi Gonxhja ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacion­it në Bashkinë e Tiranës. Blendi Gonxhja ka lindur në Tiranë, më 15 qershor 1970. Në vitin 1989, Blendi Gonxhja kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe në vitin 1993 u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve ( sot UAB). Si një ndër zërat më të spikatur rinor, Blendi Gonxhja ishte ndër protagonis­tët kryesorë udhëheqës të Lëvizjes Studentore për Demokraci, që shpejtoi fundin e regjimit më të egër komunist të Lindjes në dhjetor 1990 dhe ndër themeluesi­t e partisë së parë opozitare, të erës postdiktat­oriale. Në vitin 1991 udhëhoqi grevën studentore për shembjen e kulteve të diktaturës. Përgjatë viteve të angazhimit publik, Blendi Gonxhja ka themeluar dhe drejtuar shumë organizata e shoqata rinore, joqeverita­re dhe humanitare si: Federata e Rinisë, Këshilli Studentor, Fondacioni Zviceran në Ndihmë të Shkollave, si dhe ka mbajtur role kryesore në Forumin për Demokraci dhe Aleancën Demokratik­e. Një angazhim i rëndësishë­m ishte edhe roli si Koordinato­r Kulturor i të parit grup të Korpusit të Paqes së SHBA në Shqipëri. Në Korrik 1996, Blendi Gonxhja dëshmoi përpara Komitetit të Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are në “Dëgjesën për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracin­ë në Shqipëri” gjatë Kongresit Amerikan. Po atë vit, iu akordua Bursa “Fullbright” në Fakultetin e Studimeve Europiano- Lindore, Universite­ti i Miçiganit ( SHBA). Në vitin 1998, Gonxhja u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Rama, ku u angazhua për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshm­e të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar, krijimin e Fondacioni­t të Butrintit ( një nga zonat më të rralla për vlerat arkeologji­ke dhe të ekosisteme­ve në rajon), zhvillimin e Projektit të Bankës Botërore për turizmin elitar, ruajtjen e Zonës së Bregdetit të Jugut, si dhe shumë projekte të tjera në promovimin e artit dhe kulturës në Shqipëri. Në vitin 2000, Blendi Gonxhja u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Pas impenjimit si Këshilltar i Fondacioni­t “Rothschild” dhe “Packard” në 2003, iu dedikua aktiviteti­t si një sipërmarrë­s në fushën e shërbimeve të lidhura me transporti­n për pasagjerë dhe automjetet në Greqi dhe Shqipëri, duke mbajtur edhe një profil publik aktiv ndër vite. Nga gushti 2015, Gonxhja iu bashkua ekipit të ri të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj si drejtor i përgjithsh­ëm i Ndërmarrje­s Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania