Panorama (Albania)

Marash Dukaj: Të dhunuarit s’u trajtuan siç duhet nga spitalet

Dhuna barbare ndaj tre shqiptarëv­e në Mal të Zi, reagon ministri “Vepër penale e sjelljes së dhunshme”, tre shqiptarë u sulmuan në Herceg Novi, reagon Prokuroria malazeze, ja si e konsideron ngjarjen

- TIRANË

Dhunimi barbar ndaj tre shqiptarëv­e në Malin e Zi vijon të jetë temë e ditës në shtetin fqinj.

Në fakt, autoritete­t malazeze ende nuk kanë treguar se kush janë personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim në lidhje me incidentin e rëndë, ndërkohë që ditën e djeshme Prokuroria vendëse ka formuluar edhe akuzën ndaj personave që kanë marrë pjesë në sulmin brutal. Prokuroria pretendon se konflikti mes palëve ka nisur për radhën e zbritjes nga trageti, ndërkohë që djemtë e dhunuar në dëshmitë e tyre kanë treguar se nuk j anë konfliktua­r me askënd dhe se janë sulmuar në momentin kur janë ndaluar t‘ i hidhnin një sy makinës që iu kishte pësuar defekt. Dje ka reaguar sërish ministri shqiptar i Administra­tës Publike, i cili pretendon se ngjarja ka tentuar të marrë konotacion tjetër, por që sipas tij dhunuesit janë të gjithë banorë të Herceg Novnit dhe se në periudha festash janë nën ndikimin e alkoolit dhe të drogave.

REAGIMI I MINISTRIT SHQIPTAR Marash Dukaj, ministër i Administra­tës Publike në Mal të Zi, ka thënë se të rinjtë shqiptarë që u sulmuan në Mal të Zi, nuk janë trajtuar mirë në aspektin shëndetëso­r, dhe për këtë çështje ka biseduar me ministrin malazez të Shëndetësi­së. “Deri më tani j anë sjellë para drejtësisë pesë nga tetë të dyshuarit, bëhet fjalë për shtetas malazezë që jetojnë në qytetin e Hercegovni­t të Malit të Zi”, ka thënë Dukaj për RTV Dukagjinin. Dukaj ka thënë se në fillim është tentuar që kësaj ngjarjeje t’i jepet konotacion nacional, por, sipas tij, ngjarja mori epilog tjetër. Ai ka thënë se ky është një grup i të rinjve, që në këtë periudhë të Krishtlind­jeve Ortodokse ishin në ndikim të drogave dhe të alkoolit. “Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Ne kemi insistuar për të biseduar, jo vetëm me policinë, por dhe me prokurorin­ë, dhe kjo çështje është ngritur në nivelin më të lartë politik”, ka shtuar ministri i Administra­tës Publike në Mal të Zi. “Sipas informacio­neve që kam marrë, të rinjtë shqiptarë nuk janë trajtuar mirë në masë të duhur, dhe kjo nuk është fare mirë. Unë kam biseduar dhe me ministrin e Shëndetësi­së për këtë çështje dhe më ka premtuar se do të marrë masa ndaj institucio­neve relevante, konkretish­t, institucio­neve të Shëndetësi­së”, ka thënë Dukaj.

PROKURORIA E MALIT TË ZI

Kur kanë kaluar tri ditë nga ngjarja e rëndë në Malin e Zi, ku tre shtetas shqiptarë u dhunuan, Prokuroria themelore në Herceg Novi e cilësoi ngjarjen si vepër penale të sjelljes së dhunshme, raporton Vijesti. Prokuroria ka deklaruar se personat shqiptarë që u dhunuan janë marrë në pyetje ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe se për momentin nuk është privuar liria, por policia po ndërmerr masa për identifiki­min e të dyshuarve. Policia dyshon se tre persona nga Herceg Novi janë autorë të sulmit të ndodhur në rrugën kryesore në Zelenika. Drejtoria e Policisë njoftoi pas ngjarjes se personat e sulmuar nuk ndodheshin në një automjet me targa shqiptare, por shkak i ngjarjes ishte një aksident trafiku. Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje dhe siç iu tha TV Vijesti janë duke mbledhur informacio­ne dhe pritet që nesër të bëhen publike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania