Panorama (Albania)

Gëzim Sinomataj dyshohet se u vra për hasmëritë 27- vjeçare të familjes

Grupi hetimor pa pistë, as autorë. Hapen dosjet e vjetra të grupit të Gaxhajt, rivalit të Zani Çaushit ku bënte pjesë i ati i viktimës

- NIKOLETA KOVAÇI

Atentati i mbrëmjes së 7 janarit në qytetin e Vlorës, ku të riut Gëzim Sinomataj iu mor jeta në ballkonin e apartament­in e tij, e ka kthyer policinë dhe prokurorin­ë te hasmëritë e shumta të familjes që janë mbartur që nga ‘ 97a e largët.

Po ndërkohë policia u kujdes që ta sillte të plotë përplasjen gjakësore të grupi të Gaxhajt e sidomos aktet e Sokol Sinomatajt, autorët e aktit mafioz munden të largohen të qetë në errësirën e dyfishtë nga vendi i ngj arjes. Ata e dogjën e dogjën mjetin, tip BMV në lagjen ‘ 24 maji’ ndërkohë që ekspertët kriminalis­të as përgjatë së djeshmes nuk mundën dot të përcaktoni­n se nga ku është qëlluar 23- vjeçari. Po ashtu, as sa veta kanë marrë pjesë në atë atentat, që pak çaste para së Gëzimi të dilte në ballkon, gjithë zona ishte pa energji elektrike. Po ashtu, grupi hetimor ende nuk ka mundur të zbulojë as shkakun e errësirës në momentin e vrasjes, ndërkohë që asnjë pistë tjetër nuk është hedhur në letër nga ana e hetuesve. Policia tha dje se ka shoqëruar rreth 20 persona që kanë dijeni, por ata më së shumti janë pjesë e njohjeve të viktimës dhe të familjes së tij, nga ku është pretenduar të shkëputet ndonjë informacio­n në lidhje me kërcënime apo probleme të reja që mund të ketë pasur familja Sinomataj, sidomos pas ikjes nga vendi i vuajtjes së dënimit të Sokolit, të atit të viktimës së atentatit me snajper.

grupi hetimor ende nuk ka mundur të zbulojë as shkakun e errësirës në momentin e vrasjes, ndërkohë që asnjë pistë tjetër nuk është hedhur në letër nga ana e hetuesve. Policia tha dje se ka shoqëruar rreth 20 persona që kanë dijeni, por ata më së shumti janë pjesë e njohjeve të viktimës dhe të familjes së tij, nga ku është pretenduar të shkëputet ndonjë informacio­n në lidhje me kërcënime apo probleme të reja që mund të ketë pasur familja Sinomataj, sidomos pas ikjes nga vendi i vuajtjes së dënimit të Sokolit, të atit të viktimës së atentatit me snajper.

SHËNJESTRA

Gëzim Sinomataj, 23vjeçari që u ekzekutua me një plumb në kokë në ballkon, mësohet se mbart emrin e xhaxhait të madh të tij. Sipas të dhënave të pakta që vijnë për atë ngjarje, bëhet me dije se Gëzim Sinomataj ishte vrarë në vitin 1997, në atë kohë kur në Vlorë lindën një mori bandash kriminale me prapavija të përcaktuar­a politike. Nga sa u mësua më vonë, djemtë e familjes Sinomataj ishin të rreshtuar në krahun e bandës së Gazmend Brakës e për pasojë, në muajin maj të atij viti ata u prishën në marrëveshj­e me bandën gjakësore të Zani Çaushit. Pra në asnjë raport policor dhe as gjyqësor nuk gjendet se kush e ka vrarë xhaxhanë e viktimës së datës 7 j anar, por në lidhje me ekzekutime­t e kryera nga grupi i Gaxhajt e konkretish­t i ati i 23- vjeçarit të vrarë dy ditë më parë, janë të dhëna të plota, që nga ekzekutime­t e ‘ 97- s e deri në vitin 2002, ku edhe u arrestua për ekzekutimi­n e një personi në ambientet e një lokali. Policia e Vlorës bën me dije se edhe xhaxhai tjetër i viktimës është person me precdentë kriminal pasi ka qenë i dënuar në Belgjikë, vend ku qëndrojnë edhe aktualisht. Madje nga Belgjika kishte mbërritur për të kaluar festat edhe djali i Sokolit, i cili u vra me snajper në ballkon. Ajo q ë d i t ë t h o t ë p o l i c i a është vetëm fakti 23vjeçari është djali i Sokol Sinomatajt i dënuar për vrasje në qershorin e vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë. Në atë shkëmbim zjarri në një kafene, u tha se u plagosen edhe dy kalimtarë të tjerë, një burrë dhe një grua, por emrat e tyre nuk u publikuan ndonjëherë.

26 QERSHOR 2002, VRASJA E ELTON TATO

Sipas dosjes së prokuroris­ë vrasja e Elton Tatos është kryer në 26 qershor 2002, rreth orës 15: 00, në afërsi të lokalit “Zyrih”, në lagjen “Skelë” të qytetit të Vlorës. Në atë ngjarje mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Tato. Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomataj për shkak të një konflikti të mëparshëm me Elton Taton dhe Robert Borakun, u tha se iu zunë pritë duke i marrë jetën pikërisht Tatos. Ata u arrestuan, shkuan në gjykatë dhe u kërkua që Sulejmani të dënohej vetëm për moskallëzi­m krimi. Ndërkohë që për Sinomatajn u kërkua burg përjetë, për shkak edhe të ngjarjes së parë të ndodhur në vitin 2000 por rekursi në Gjykatën e Lartë në 2014, i dha lirinë të atit të Gëzimit, djalit që u ekzekutua në shtëpinë e tij mbrëmjen e 7 janarit 2024!

REKURSI

Në shkurtin e 2014- s Gjykata e Lartë, me relator Edmond Islamajn vendosën që Armando Sulejmani ( Cipuri) dhe Sokol Sinomataj me pseudonimi­n “Buzëderri”, të dy ushtarë të bandës së Gaxhait - të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrë­s në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpuni­m me 16 vite burgim. Por duke qenë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos

Robert Boraku, Sinomataj qëndroi në burg, deri në në 2017- n kur u tha se mori një leje të posaçme, dhe nuk u kthye më në burgun e Peqinit. Shpallj a e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017, ose të paktën kështu pretendon policia. Menjëherë, sapo doli nga burgu ai mori të vëllanë Bernardin dhe djalin e tij dhe u largua nga Shqipëria dhe u vendosën në Belgjikë. Dy vjet më parë, xhaxhait të viktimës, Bernard Sinomatajt i vendosën tritol në automjetin e parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ndodhi ekzekutimi i të riut.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania