Panorama (Albania)

Dëshmia: Babi e dhunoi mamin më 1 dhe 2 janar, i tha se ke dashnor dajën

Videot e regjistrua­ra nga djali i çiftit bëhen publike. Djali 17 vjeç i del para të atit që të mos e gjuante, vajza jep tjetër version

- NIKOLETA KOVAÇI

Dje, ndërkohë që Xhemal Loka vetëmbrohe­j në Gjykatën e Durrësit me idenë se çdo familje ka probleme, por nuk e shtyva unë drejt vetëvrasje­s nënën e fëmijëve të mi, pamjet tronditëse të dhunës brutale ndaj saj janë bërë publike.

Është djali i çiftit që ka mundur të filmojë sekuenca shokuese, kur Xhemali dhunon e kërcënon të shoqen ndërkohë që djali i madh, D., hyn mes tyre për të mbrojtur të ëmën nga agresioni i të atit. Xhemal Loka është lënë në qeli nën masën e arrestit me burg, ndërkohë që nga familjet e tyre vijnë dëshmi të shumta dhe tronditëse për jetesën në çift të Xhemalit dhe të Bedries. I arrestuari ka përdorur një dëshmi të së bijës duke e paraqitur ditën e djeshme në media edhe si shkakun e zënkave të tyre, që lidhet me një dyshim të viktimës për tradhti bashkëshor­tore. Por këtë dëshmi e hedhin poshtë djemtë dhe dajat e vajzës, pra vëllezërit e viktimës. Në dosjen e Prokuroris­ë gjenden të dokumentua­ra një mori rrëfimesh nga të gjithë pjesëtarët e dy familjeve, ku në fakt tre djemtë e mitur të çiftit Loka janë dëshmitarë të dhunës sistematik­e të ndodhur brenda katër mureve të asaj shtëpie. Madje, djali që ka kryer edhe filmimet i thotë prokuroris­ë: “Babi e rrahu mamin edhe katër ditë para Vitit të Ri”, që i bie ta ketë dhunuar ditën që është kthyer nga Greqia. Po ashtu, ai tregoi se, ‘ unë e filmova babin duke rrahur mamin dhe videot ia çova motrës që ajo

të vinte ta shpëtonte mamin’. Gjithashtu, djali, protagonis­ti kryesor i hedhjes dritë mbi këtë krim makabër ka treguar se Xhemali e kishte dhunuar Bedrien edhe më datën 1 janar, madje edhe më datën 2, para se sa të ndodhte ngjarja e rëndë. Nga ana tjetër është familja e Xhemalit që tregon tjetër version në lidhje me shkaqet që e çuan Bedrien drejt vetëflijim­it duke mohuar që çifti të ketë pasur konflikte, ndërsa e fajësojnë Bedrien për gjithçka ka ndodhur në familjen e tyre. Vjehrra, nëna e Xhemalit, ka treguar dje për ‘ News 24’ se i biri nuk e kishte dhunuar asnjëherë nusen, por që edhe vajza e tyre më herët kishte pirë helm. Ndërsa vëllezërit e viktimës kanë qenë në unison: ‘ Xhemali e ka shtyrë drejt vetëvrasje­s motrën tonë’! Ata i kanë thënë Prokuroris­ë se vajza e tyre, Rozalinda, ( fëmija i madh i çiftit) është në dijeni të së gjithë të vërtetës, ndërkohë që ajo mban anën e tij, sipas tyre, sepse ndoshta i dhimbset babai i saj!

PROKURORIA

Prokuroria e Durrësit ka

dyshime të forta të bazuara në dëshmi të fëmijëve të Bedrie Lokës dhe nga këqyrja e celularëve, se gruaja është dhunuar fizikisht dhe psikologji­kisht nga bashkëshor­ti i saj Xhemal Loka, keqtrajtim sistematik që dyshohet se e çoi 41- vjeçaren drejt vetëvrasje­s. Duke vulosur kërkesën e prokuroris­ë, Gjykata e Durrësit i caktoi masë “arrest në burg” burrit në akuzë për shkaktimin e vetëvrasje­s, që parashikon dënim deri në 7 vite burgim.

Para togave të zeza, Xhemal Loka dhunën e quajti debat normal si në çdo familje shqiptare, dhe shkakun pse gruaja e tij piu fotoksinë e gjen tek një profil në ‘ TikTok’ që denigronte figurën e saj. Ai i tha gjykatës sërish të njëjtin version: “Gruaja ka vrarë veten prej fotove dhe denigrimit në ‘ Tik- Tok’. Unë ia kisha falur, por ajo ishte shumë e mërzitur. Kam pasur debate, si çdo çift, por jo konflikte që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi?! Kërkoj masë më të lehtë, se kam fëmijë për të rritur. Unë nuk e kam dhunuar, por vëllezërit e saj më kanë kërcënuar në telefon”.

DËSHMIA E VAJZËS

Dëshmia e vajzës 21vjeçare, Rozalinda Loka, dhënë në polici, zbulon krizën martesore prej të paktën 1 viti. “Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologji­kisht mamin tim”.

Edhe ditën e ngjarjes tragjike, më 2 janar kur Bedrie Loka piu fostoksinë, vajza thotë se ka pasur debate me bashkëshor­tin. Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22: 30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thash:; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha: “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Shumë herë e thoshte se do t’i jepte fund jetës. ‘ Jam e lodhur’ thoshte.

DJALI

Djali i çiftit flet hapur se

babai e ka kërcënuar 41vjeçaren se do ta shtyjë drejt vetëvrasje­s, veçanërish­t me telefonata gjatë kohës kur ndodhej në Greqi. Edhe një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin, se nuk e lejonte të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë “unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”. Mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im”. Dëshmia e fëmijëve të çiftit Loka në Prokurori është një ndër provat kyçe për të vërtetuar dhunën sistematik­e që i ati ka ushtruar ndaj mamasë së tyre, Bedrije, e cila i dha fund jetës me fotoksinë më 2 janar 2024. Njëri prej fëmijëve ka filmuar dhe një moment dhune dhe ia ka dërguar videon më pas motrës së tij të martuar. “Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, - ka thënë njëri prej fëmijëve të mitur në dëshminë e tij në Prokurori. Edhe katër ditë para Vitit të Ri, i ati e ka goditur me grushte e shkelma dhe kërcënuar se do ta vriste. “Më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi, krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj- lloj fjalësh, i ka thënë do të vras... e ka ofenduar me fjalë të rënda... E ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma. Më datë 1 janar, pas Vitit të Ri... Babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime... ka qenë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s` ke për të shkuat”. “Babi im e shante e ofendonte me fjalët nga më të ndyrat... i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë ( dajën)”, - ka dëshmuar i biri, shkruhet në dosjen e prokuroris­ë.

DËSHMIA E DJALIT TJETËR

‘ Mami dhe babi gjithnjë kanë pasur debate me njëritjetr­in. Gjithmonë debatonin, madje edhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm ka bërë një debat të fortë. Nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshes dhe filloi ta shante dhe ofendonte. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19: 00 deri nga ora 23: 00", - ka dëshmuar fëmija tjetër. Një vit më parë, kur babi ka qenë në Greqi, e ka marrë mamin në celular dhe i ka thënë do të të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im’, - ka dëshmuar fëmija në prokurori më 5 janar, një ditë para arrestimit. Edhe djali i vogël i çiftit ka filmuar momentet e dhunës dhe videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar. Ata gjithmonë ziheshin me njëritjetr­in”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “unë kam një telefon “Samsung” dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici... e ka marrë babi... dhe ka thënë që është i veti”, - ka treguar i mituri për grupin hetimor që është marrë në pyetje!

 ?? ?? pamje nga dhuna e ushtruar ndaj 41- vjeçares
pamje nga dhuna e ushtruar ndaj 41- vjeçares
 ?? ?? Viktima Bedrie Loku
Viktima Bedrie Loku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania