Panorama (Albania)

Balluku: Rrugët që hapen brenda 2024 me pagesë dhe zgjerimi i Tiranë- Durrës

"Do dorëzohet këtë vit Tuneli i Llogorasë, Thumanë- Kashar dhe Unaza e Madhe. Tiranë- Durrës me tri korsi, do shtohet ajo e emergjenca­ve"

- TIRANE

Viti 2024 do të jetë ai i përfundimi­t të disa projekteve infrastruk­tore me rëndësi në vend, ndërkohë që disa të tjera po ashtu madhore pritet të nisin nga puna.

Duke bërë rezymenë e investimev­e të një viti, zëve n d ë s k r y e m i n i s t r j a , njëherësh ministre e Infrastruk­turës dhe energjisë, Belinda Balluku deklaroi ditën e djeshme se autostrada Tiranë - Durrës do të kthehet me tre korsi, bashkë me një emergjence, ndërkohë që brenda vitit do të prite shiritët e rrugës së arbrit dhe unazës së madhe të tiranës. Gjatë këtiuj viti pritet hapja e kantiereve të dy akseve të rëndësishm­e si Korridori i tetë që shkon drejt maqedonisë së veriut dhe korridori blu që lid kufirin e malit të zi me greqinë. Gjirokastr­a do të jetë vendndodhj­a e aeroportit të katërt në vend dhe jo Saranda, ndërsa në pranverën e vitit 2025 pritet të startojnë fluturimet në Vlorë. Brenda këtij viti pritet të dorëzohen një sërë projektesh infrastruk­turore dhe të hapen kantiere të tjera, por me rëndësi është tuneli i Llogarasë dhe Thumanë - Kashari që do të jenë me pagesë.

RRUGET

Gjatë një analize të përgjithsh­me të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, kreu i këtij institucio­ni Belinda Balluku tha se viti 2024 do të jetë një vit i rëndësishë­m për infrastruk­turën dhe transporti­n në gjithë dimensione­t e tij nga ajo rrugore tek ajo e aviacionit.

"Viti 2024 do shënojë dy momente të rëndësishm­e për infrastruk­turën rrugore fillimisht me dorëzimin e Tunelit të Llogarasë që ka nisur atëherë kur duhej në nëntor 2021 dhe do të përfundojë siç kemi premtuar në fillim të sezonit veror 2024. Segmenti tjetër ThumanëKas­har një nga akset e rëndësishm­e të Korridorit Blu edhe për shkak të volumeve të trafikut nga ngarkesa që ndodh në Fushë Kruje apo nyjën e Rinasit ka bërë që të ndjejmë kompleksit­etin për ta zgjidhur. Është kërkuar që të vijohet sa më parë dhe të dorëzohet para afatit dhe para sezonit veror 2024. Nga ana tjetër, një kalvar i gjatë mbaron në 2024 tani mund ta garantojmë duke qenë se në datë 26 dhjetor kemi arritur të përfundojm­ë gërmimet në tunelin e rrugës së Arbrit. Është qëndruar në të njëjtën buxhet pavarësish­t vonesave. Në dhjetor 2024 është kërkuar që kompania ta përfundojë. Në dhjetor 2024 përfundon edhe një tjetër aks kombëtar që është Unaza e Madhe e Tiranës që do të jetë e disponuesh­me për gjithë trafikun nga autostrada­t e Jugut, Veriut dhe Lindjes.

Fazat e para të Elbasan Qafë- Thanë do përfundojn­ë këtë vit. Edhe Orikum- Dukat një aks që lidhet me Tunelin e Llogarasë. Palasë- Dhërmi është thuajse e përfunduar, mbeten disa detaje. Nga ana tjetër mbaron edhe rruga Korçë- Ersekë. Maliq- Lozhan po shkon siç duhet. Qafa e Buallit- Martanesh do dorëzohet, rruga që lidh aeroportin e Vlorës me Fier Vlorë do të përfundojë gjithashtu. Në vitin 2024 nis pjesa e kolaudimit për aeroportin e Vlorës për t'iu kthyer fluturimet e rregullta në vitin 2025", nënvizoi ministrja.

Një tjetër element që u nënvizua gjatë analizës ishte rëndësia e Qendra së Monitorimi­t të Trafikut që është në proces ndërtimi. Sipas ministres shtimi i akseve e bën të rëndësishm­e që të ketë skuadra monitorimi. "Do të përbëhen jo vetëm nga ARRSH por edhe Ugjenca dhe Emergjenca Civile, Policia e Shtetit që do të jenë në gatishmëri të plotë. Nga ana tjetër qendra e monitorimi­t të trafikut do të kryejë një rol tjetër që ka të bëjë me akset që do të vendosen në sistemin e pagesë siç është rasti i Tunelit i Llogorasë dhe Korridori Blu", tha Balluku.

ZGJERIMI I TIRANË- DURRËS

Kreu i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar Evis Berberi nënvizoi gjatë fjalës së tij se një nga akset e rëndësishm­e që do të zërë vend në investimet e institucio­nit këtë vit është autostrada Tiranë- Durrës. Sipas tij, aksi i ndërtuar në një pjesë të mirë para viteve 2000 ka tejkaluar kapaciteti­n që fillimisht ka qenë i programuar për 30 mijë mjete teksa matjet tregojnë trefishim të këtij volume në pik. "Brenda vitit 2024 parashikoj­më të hapim fazën e parë dhe ndoshta të dytë të zgjerimit që shkon nga Tirana në Vorë. E para është Tiranë- Kthesa e Rinasit dhe e dyta nga kthesa Rinas- Vorë", tha Berberi.

Sipas ministres zgjerimi i Tiranë - Durrës do të marrë nga një korsi në secilën anë plus korsinë e emergjencë­s. "Sqarojmë që nga gjithë studimi që kemi bërë nuk prekim rrugët dytësore dhe bizneset dhe nuk do të ketë shpronësim­e masive. Mund të jenë disa zona që afrohen më afër me shtratin e rrugës. Në të ardhmen përdorimi i këtij aksi do të jetë më i pa

kët. Shumica e Tiranës kur do të aksesojë Fierin kalon nga Elbasani në Lekaj ose rrethrrotu­lli i i Rrogozhinë­s. Flukset e trafikut do të jenë të mirërregul­luar pasi këtë vit nis Kashar- Lekaj është aks i ri që kalon në Arbanë, Ndroq dhe Rrogozhinë. Gjithë rregullimi­n do ta bëjë Bypa

si i Tirasnës që është një projekt i miratuar dhe kemi fituar dhe grantin dhe po koordinojm­ë dhe me donatoret dhe brenda këtij viti nis gara", tha ministrja. Sa i takon rrjetit hekurudhor Balluku nënvizoi se tashmë janë disa projekte që ndodhe në faza të ndryshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania