Panorama (Albania)

Ndryshon vendndodhj­a, aeroporti i ri jo në Sarandë, por në Gjirokastë­r

-

Aeroporti i katërt i vendit, nuk do të ndërtohet në Sarandë siç ishte planifikua­r por në Gjirokastë­r. Tenderi për aeroportin e jugut është anuluar disa herë, ndërsa pritet të hapet një garë tjetër për në Gjirokastë­r. Ndërsa në Vlorë pritet që fluturimet e para të bëhen në pranverën e vitit 2025. "Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitet­it. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastë­r, infrastruk­turë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s'po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastr­ës dhe ti shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit", tha ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë.

Lidhur me portet ministrja u ndal tek projekti në Porto Romeno të cilin e cilësoi një projekt me rëndësi rajonale. Në tremujorin e parë të vitit 2024 ne planifikoj­më hapjen e garës për Porto Romanon. Ka përfunduar dizajni i detajuar dhe kemi hapur një panel konsultimi me NATO sa i takon bazës që synojmë të ndërtojmë në të njëjtin lokacion. Lidhur me aviacionin civil dhe aeroportet ministrja tha se në Aeroportin e Tiranës si rrjedhojë e fluksit të madh po bëhen investime të vazhdueshm­e ndërkohë që zhvillimi më i rëndësishë­m këtë vit do të jetë përfundimi i punimeve në aeroportin e

Vlorës. "Jemi duke pritur përfundimi­n e Vlorës, një aeroport që është në 32 për qind të totalit të punimeve por ato pjesë që janë më të rëndësishm­e dhe mbajnë volumin më të madh kanë ecuri shumë më të lartë se ecuria e përgjithsh­me. Ne synojmë në dhjetor 2024 ta kemi dorëzuar aeroportin e Vlorës duke i dhënë mundësi Autoriteti­t të Aviacionit, konceisona­rit dhe operatorit që është aeroporti i Mynihut të nisin operimet në hije për të kolauduar çdo procedure dhe pajisje të navigimit me shpresë që në pranverë 2025 të kemi fluturimet e para nga Vlora që nuk është aeroport sezonal por ndërkombët­ar", tha ministrja. Sa i takon aeroportit të Jugut që fillimisht u mendua të ishte në Sarandë duket se tashmë ka një rishikim të tij duke e zhvendosur në Gjirokastë­r. "Kemi pasur një proces për Aeroportin e Jugut dhe zona ka pasur shumë ndryshime sa i takon investimev­e në hoteleri. Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitet­it. Duke qenë se kemi një air fild( fushë ajrore) në Gjirokastë­r, infrastruk­turë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s'po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastr­ës dhe ti shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit" nënvizoi ministrja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania