Panorama (Albania)

Sondazhi, vetëm 30 për qind e shqiptarëv­e presin që 2024 të jetë vit më i mirë

"Rreth 31.7% e votuesve presin që viti 2024 të jetë më i dobët dhe 25% e votuesve nuk presin ndryshime të mëdha në gjendjen ekonomike"

- TIRANE

Shqiptarët janë pesimistë për gjendjen e ekonomisë së tyre familjare gjatë vitit 2024. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga "Monitor" në faqen e saj të internetit dhe rrjetet sociale, vetëm 30.5% e votuesve besojnë se ky vit do të jetë më i mirë për ekonominë e tyre familjare. 31.7% e votuesve presin që viti 2024 të jetë më i dobët, ndërsa 25% e votuesve nuk presin ndryshime të mëdha në gjendjen e ekonomisë së tyre për këtë vit. 12.7% e votuesve shprehen se nuk janë të sigurt lidhur me faktin nëse viti 2024 do të jetë më i mirë apo më i dobët për ekonominë e tyre.

Në përfundim, rezultatet tregojnë se në pritshmëri­të e shqiptarëv­e për gjendjen e tyre ekonomike gjatë këtij viti dominojnë pesimizmi, pasiguria dhe ruajtja e gjendjes së mëparshme, ndërsa vetëm një pakicë presin përmirësim për mirë.

Nga ana tjetër, rezultatet e sondazhit ndryshojnë edhe në varësi të kanalit të shpërndarj­es dhe votimit. Sondazhi i veçantë i organizuar me audiencën e rrjetit profesiona­l Linkedin ka një përqindje më të lartë të pritshmëri­ve optimiste për vitin 2024. Kështu, në sondazhin e Linkedin, 38% e votuesve janë shprehur se presin që viti 2024 të jetë më i mirë për ekonomitë e tyre. 26% nuk presin ndryshime të mëdha, 23% presin që ky vit të jetë më i dobët, ndërsa 13% shprehen se nuk janë të sigurt.

Ndërkohë, në sondazhin e hapur në faqen monitor. al dhe të shpërndarë edhe në kanalet e tjera sociale, ka një epërsi më të lartë se mesatarja e votuesve që presin një vit 2024 më të dobët për ekonominë e tyre familjare. Kështu, 35.5% e votuesve presin që 2024 të jetë më i dobët se viti 2023 për ekonomitë e tyre, ndërsa vetëm 27.2% presin që ky vit të jetë më i mirë. 24.7% e votuesve e presin vitin 2024 pa ndryshime të mëdha, ndërsa 12.6% shprehen se nuk janë të sigurt.

Të dhënat e deritanish­me kanë treguar se ekonomia shqiptare vijoi rritjen pozitive gjatë vitit 2023, por me ritme disi më zhgënjyese se projeksion­et që mbështetes­hin në një impakt të fortë të turizmit në rritjen e prodhimit kombëtar.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me afërsisht 3.5%, ndërsa rritja mesatare për tre tremujorët e parë të vitit ishte pak më e ulët se 3.3%. Megjithatë, në analizën e fundit për performanc­ën e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti, Raiffeisen Research vlerëson se ndikimi i plotë i të ardhurave nga turizmi mund të mos pasqyrohet plotësisht në shifrat zyrtare të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Arsyeja mund të jetë informalit­eti i lartë i këtij sektori, ku një pjesë e madhe e aktiviteti­t ekonomik nuk reflektohe­t në të statistika­t zyrtare.

Në parashikim­et e fundit për ekonominë shqiptare, Banka Botërore parashikon një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike për vitin 2024, në 3.2%, nga 3.6% që është projeksion­i I fundit për të gjithë vitin 2023.

Ndërkohë, inflacioni ka ndjekur një tendencë rënëse gjatë vitit 2023, por ai ngelet ende sipër objektivit prej 3% të bankës qendrore. Për muajin nëntor 2023, inflacioni vjetor ishte në nivelin

3.9%. Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni do të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të këtij viti, por sidoqoftë duke theksuar

se presionet e brendshme inflacioni­ste ngelen të larta dhe mund të kërkojnë lëvizje të mëtejshme shtrëngues­e të politikës monetare.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania