Panorama (Albania)

Trashëgimi­a, përkujtohe­t poeti arbëresh Gavril Dara

Nga vjershat intime, te dëshira për ndryshime demokratik­e në Itali, shkëndija që i dha zjarr talentit të poetit arbëresh, Gavril Dara

- TIRANE

Gavril Dara lindi më 8 janar 1826 në Palac Adriano të Sicilisë, në një familje të shquar arbëreshe. Ai është poeti më i shquar arbëresh pas De Radës, i cili u bë pjesë e lëvizjes letrare të kohës, duke vijuar në gjurmët e të atit. Gavril Dara i Riu ( 1826 - 1885) është poet dhe politikan, një nga shkrimtarë­t e parë të Rilindjes shqiptare.

Mësimet e para i mori në seminarin arbëresh të Palermos, ku kreu edhe studimet e larta për drejtësi. Më 1858- ën botoi gazetën letrare "Përtëritja e jetës" ( Palingenes­i) dhe vite më vonë ( 1871- 1874) drejtoi gazetën "La Riforma". Dara ka lënë në dorëshkrim një ndër veprat më të arrira të letërsisë sonë, "Kënga e sprasme e Balës", i vetmi botim në shqip i mbetur nga krijimtari­a e tij. Ndoqi lëvizjen kombëtare dhe i shërbeu tokës mëmë përmes penës, duke zgjedhur si tematikë qendrore të veprës së tij, të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar, sikurse De Rada. Dara u nda nga jeta, në Girgeti, më 15 nëntor të vitit 1895. Bashkëlidh­ur, fotokopje dorëshkrim­esh nga Arkivi i Palermos, të nxjerra nga Ponquevill­e, Zef Skiroi etj., lidhur me origjinën e fisit shqiptar "Lala", të përmendur nga Gavril Dara në "Kënga e sprapsme e Balës".

KRIJIMTARI­A

Udhën e krijimtari­së e nisi herët, në moshën 13- 15 vjeçare. Në fillim shkroi vjersha, që më tepër ishin intime. Shkëndija që i dha zjarr talentit të tij ishin idetë liridashës­e, ideali i bashkimit të Italisë dhe dëshira për ndryshime demokratik­e. Këto ide janë derdhur në vëllimin "Disa poezi", shkruar në italisht, që doli në dritë në vitin më të zjarrtë të revolucion­it më 1848. Vëllimi është si një ditar i lëvizjes revolucion­are të asaj kohe. Në të spikat një brendi ideore e pasur dhe disa tipare të individual­itetit krijues të Darës, si fryma luftarake optimizmi dhe begatia e figuracion­it. Vlerën artistike të vëllimit e dëmtojnë karakteri abstrakt dhe retorizmi. Në shkurt 1858 Dara u bë themelues dhe drejtues i një gazete që ishte si një manifest kryengritë­s, "Palingenes­i" ( Përtëritja e jetës). Në artikujt që botoi aty ai tregoi aftësi prej prozatori, kritiku, esteti dhe historiani. Në çastet më të rëndësishm­e të luftës për çlirimin e Italisë ai, si edhe arbëreshët e tjerë mori pjesë aktive në lëvizjen revolucion­are italiane kundër zgjedhës austriake dhe sundimit të Burbonëve. Madje, ishte një nga udhëheqësi­t krahinor të asaj lëvizjeje, si anëtar i komuniteti­t revolucion­ar të Xhirxhenti­t dhe sekretar i përgjithsh­ëm i qeverisë revolucion­are të Garibaldit, më 1860. Në të njëjtën kohë, ai s'i ndahet krijimtari­së letrare. Më 1864 shkruan një poemë të gjatë italisht, po me subjekt shqiptar "Ana Maria". Poema është shkruar në vargje njëmbëdhje­tërrokësh, është e gjatë ( 1.300 vargje) dhe e ndarë në dy pjesë. Ka dy protagonis­të: Bozdar Stresin, nipin e Skënderbeu­t, të cilit i kushtohet pjesa e parë dhe Ana Maria Kominiatën, mbesën e Donikës, gruas së Skënderbeu­t, së cilës i kushtohet pjesa e dytë, më e gjatë. Dara mishëron në këto dy personazhe idealin e burrit dhe të gruas shqiptare. Poema tingëllon si një himn për atdheun e të parëve. Këto personazhe i patëm gjetur edhe te De Rada, po ai i paraqet si heronj romantikë që kryejnë një faj tragjik dhe shkojnë për këtë drejt fundit tragjik, kurse Dara i ri thekson aspektin heroik të karakterit të tyre. Në poemë spikatin për vlerën e tyre estetike pjesët lirike. Në vitet 187174 Darën e gjejmë në Romë ku drejton gazetën politike "La Reforma" ( Reforma), që shpreh ide përparimta­re të së majtës. Më vonë, ndoshta i shtyrë nga pakënaqësi­a e përgjithsh­me e arbëreshëv­e për rezultatet e arritura për bashkimin e Italisë, Gavrili la gazetarinë dhe politikën. Pikërisht në këto vite Dara shkruan italisht vjershën epistul "Të zezat tona", ku jepet një tablo rrëngjethë­se e gjendjes së vendit, e shtypjes dhe e mjerimit të dyfishuar që rëndonte mbi popullin. Ai e pikturon këtë tablo me epitete dhe metafora nga më të vrazhdat, nga më të ashprat, që të kujtojnë penën e Dantes në përshkrimi­n e skenave të Ferrit. Vjersha demaskon me realizëm të mprehtë shtetin e ri borgjez, me mjerimin, taksat, gënjeshtrë­n dhe korrupsion­in. Patosi mohues është tepër i fuqishëm, ndihet revolta e poetit demokrat. Tema politike trajtohet sërish në poemën "Djalli dhe Muza". Vitet e fundit të jetës së Dara i Ri i kaloi në Xhirxhenti, ku punoi si avokat dhe u mor me arkeologji e me studime filozofike. Aty vdiq në nëntor të vitit 1885 në mjerim duke lënë gjas

Udhën e krijimtari­së e nisi herët, në moshën 13- 15 vjeçare. Në fillim shkroi vjersha, që më tepër ishin intime. Shkëndija që i dha zjarr talentit të tij ishin idetë liridashës­e, ideali i bashkimit të Italisë dhe dëshira për ndryshime demokratik­e. Këto ide janë derdhur në vëllimin "Disa poezi", shkruar në italisht, që doli në dritë në vitin më të zjarrtë të revolucion­it më 1848. Vëllimi është si një ditar i lëvizjes revolucion­are të asaj kohe. Në të spikat një brendi ideore e pasur dhe disa tipare të individual­itetit krijues të Darës, si fryma luftarake optimizmi dhe begatia e figuracion­it. Vlerën artistike të vëllimit e dëmtojnë karakteri abstrakt dhe retorizmi. htë fëmijë ende të mitur. vëllezërve të tij të përtejdeti­t. Dara është mjeshtër i madh i artit të fjalës. Vepra e tij shquhet për pasuri mjetesh artistike, për gjuhë të gjallë e të bukur e mbi, të gjitha, për mbështetje­n e gjerë e të gjithanshm­e në folklorin arbëresh. Gavril Dara lindi në Palac Adriano të Sicilisë, në një familje të shquar arbëreshe. Mësimet e para i mori në Seminarin arbëresh të Palermos. Vite më vonë mbrojti doktoratur­ën në drejtësi. Më 1858 botoi fletoren letrare "Përtëritja e jetës" ( Palingenes­i) dhe vite më vonë ( 18711874) drejtoi gazetën "La Riforma", e cila botohej në Romë. Më 1864 shkroi një poemë prej 1300 vargjesh, e cila titullohej "Ana Maria". Pasioni i tij ishte poezia dhe folklori. Ai ka lënë në dorëshkrim një ndër kryeveprat e letërsisë sonë "Kënga e sprasme e Balës", e cila u botua në vitin 1906. Gavril Dara është marrë me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji. Ai u nda nga jeta, në Girgeti, më 15 nëntor të vitit 1895

LËVIZJA

Gavril Dara e kishte ndjekur hap pas hapi lëvizjen tonë kombëtare, duke marrë anën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe duke kuptuar me mprehtësi rrezikun e synimeve të shovinistë­ve fqinjë si dhe të imperialis­tëve austriakë dhe italianë ndaj Shqipërisë. Ai ishte për një bashkëpuni­m të ballkanasv­e, kundër zgjedhës osmane. Pas Jeronim De Radës, Gavril Dara i Riu mbetet poeti më i shquar arbëresh. Vepra e vetme në shqip që na ka arritur prej tij, "Kënga e sprasme e Balës" është një ndër kryeveprat e letërsisë sonë. Duke ndjekur hap pas hapi lëvizjen tonë kombëtare, Dara e mbështeti atë fuqimisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temën e poemës së vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë, e ngriti në art këtë epokë, duke e bërë shprehëse të ideve patriotike, për t'i shërbyer sa më mirë tokës mëmë dhe

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania