Panorama (Albania)

Prej 35 vitesh në Francë, kush është shkencëtar­i shqiptar Ndue Kanari

Që nga viti 1988 është "Senior Researcher" në Universite­tin e Lorenës dhe autor i tri patentave ndërkombët­are

-

Francë për një vit dhe pas kthimit tha do ndjekim procedurën për pranim në Parti. Kishte të njëjtin mendim me mua, por unë se shprehja dot sepse e dija përfundimi­n...

Kur shkuat në Francë dhe si ndodhi që qendruat atje? Kërkues shkencor pranë Institutit Nacional Politeknik të Lorenës.

Siç e thashë më parë, kisha mbrojtur rusishten, por të shkojë në Francë për 10 muaj, të paktën duhej të dije të komunikoje në gjuhën e Molierit. Universite­ti i Tiranës në bashkëpuni­m me Ministritë ( kishte edhe kandidatë të tjerë të profesione­ve të ndryshme) organizoi kurse intensive 4 - 5 muaj të gjuhës frënge, matematikë­s, informatik­ës dhe filozofisë. Nga Mirdita ishte edhe një inxhinier metalurg i mirënjohur, Frederik Përdoçi. Hartuam programin e stazhit me drejtuesit e drejtorisë së metalurgji­së, që në fakt ishte aq i gjërë që jo vetem për 1 vit, por as për 5 vite nuk realizohej dot. Pastaj vinte ana administra­tive, formularët bashkë me listën e notave të Universite­tit dhe programi shkencor që niseshin për në Ambasadën tonë në Paris, e cila merrej me gjetjen e Universite­teve dhe Qendrave të kërkimeve shkencore që i përshtatej programit të kandidatit. Gjatë këtyre procedurav­e pata ndihmën e palodhur dhe dashamirës­e të pedagogëve të Universite­tit të Tiranës. Po ashtu me sa duket kësaj here ia kisha hedhur "filtrit" të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngaqë u pajisa me pasaportë ( lëshuar me 03 shtator 1988) për jashtë shtetit dhe me vizën franceze ( lëshuar me 05 tetor 1988). Në ato kohë dalja jashtë shtetit për specializi­m shkencor për këdo, e sidomos për një fshatar të "sfilitur" si unë, ishte një ngjarje për t'u shënuar. Sidoqoftë, nisjen drejt Francës e besova vetëm kur hipa në avionin "Malev" me 8 tetor 1988 për të zbritur në Budapest e për tu nisur të nesërmen për Paris. Më në fund, për të arritur me tren në destinacio­nin final, Nancy të Lorenës. Duke qenë se zona e Lorenës kishte përvojë të hershme në fushën e minierave dhe të metalurgji­së, shkollat dhe laboratore­t kushtuar këtyre fushave ishin të shumta dhe të një niveli të lartë, veçanërish­t me një bazë eksperimen­tale të fuqishme. Po ashtu, të shumtë ishin edhe studentët e huaj duke përfshirë edhe ata nga vendi ynë që më ndihmonin për jetën e përditshme jashtunive­rsitare. Më gjithë vështirësi­të e para të gjuhës, u ambientova dhe u integrova me aktiviteti­n shkencor të laboratori­t të Institutit Nacional Politeknik të Lorenës - INPL, sot Universite­ti i Lorenës - UL. Në diskutimet që bëja me kolegët dhe drejtuesit e laboratori­t arrita të kuptoja se ana teorike e programit mësimor të Universite­tit të Tiranës ishte e krahasuesh­me me atë të shkollave në Francë, gjë që më inkurajoi për të ardhmen. Drejtuesit e qendrës shkencore, prof. P. Blazy e Dr. I. Gaballah, duke vlerësuar aktiviteti­n tim në laborator, më propozuan që pas stazhit të përgatisja doktoratur­ën, por u shpjegova, që sipas ligjishmër­isë së asaj kohe në vendin tonë, duhet të kthehesha patjetër pas përfundimi­t të specializi­mit njëvjeçar. Këtu spikat ndihma e pashembull­t e Dr. I. Gaballah ( me origjinë egjyptiane, që është ndarë kohët e fundit nga jeta), i cili u lidh me Ambasadën tonë në Paris, u drejtoi shkresa zyrtare duke vënë në dukje "kapaciteti­n" tim dhe duke kërkuar lejen e qëndrimit në Francë. Të njëjtën gjë bëri edhe me drejtorinë e ISPM Elbasan dhe me Universite­tin e Tiranës. Ambasadori ynë në Paris K. Nushi, një nga diplomatet më të njohur të asaj kohe dhe këshilltar­i i bashkëpuni­mit arsimor e shkencor me Francën M. Spiro, një njëri që rrezatonte dhe meritonte respekt, patën rastin të vijnë në Nancy dhe të takohen me shefat e qendrës shkencore. Përgëzuan punën time dhe mbështetën më kënaqësi përspektiv­ën e qëndrimit tim në Francë. Më vonë ( 1991), me Dr. I. Gaballah patëm

mundësinë të vizitojmë, në ato kohë te vështira, ISPM- Elbasan, Universite­tin e Tiranës, Uzinën e Laçit, si dhe të kalonim ca çaste tek dheu im në Shpërdhazë të Kaçinarit. Si përfundim, mbrojta doktoratur­ën përballë një jurie internacio­nale duke marrë titullin doktor i INPL me vlerësimin maksimal dhe përgëzimet e jurisë. Pas një aktiviteti intensiv të kërkimeve shkencore në fushën e ferrateve dhe një sëri publikimes­h në revista të njohura internacio­nale, mbrojta diplomën "Habilitati­on à Diriger des Recherches- HDR" ( INPL, 23 tetor 2000) që është diploma më e lartë universita­re franceze.

Njiheni si shkencëtar, cila është konkretish­t fusha juaj kërkimore- shkencore?

Para së gjithash, ndjehem krenar që megjithëse kam zhvilluar gati tërë veprimtari­në hulumtuese në Francë, i qëndrova besnik diplomës ( Inxhinier metalurg - Tiranë) dhe viteve të para të punës në ISPM - Elbasan. Dua të shtoj gjithashtu që punimet eksperimen­tale, në kuadrin e doktoratur­ës, i bëja mbi kampionë ( koncentrat bakri e kromi) me origjinë të fabrikave të pasurimit të vendit tonë. Në përgjithës­i fusha e kërkimeve shkencore ka të bëjë me proceset metalurgji­ke të nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve ose për ta zhvilluar pak më shumë, mund të përmendim temat e mëposhtme: Transformi­met kimike dhe termike të lëndëve të para dhe mbetjeve industrial­e ( zhvillime termodinam­ike dhe kinetike të reaksionev­e heterogjen­e); Trajtimi i mbetjeve industrial­e, dekontamin­imi i efluenteve dhe zhvillimi i proceseve të lidhura me problemet mjedisore. Përdorimi i klorifikim­it për të rikuperuar metalet e dobishme ose për të sintetizua­r komponime të reja ( sinteza e ferrateve të metaleve alkaline që përmbajnë hekurin në gjendje gjashtë valente). Vazhdoj të kontriboj për menaxhimin e mbetjeve industrial­e dhe rikuperimi­n e metaleve me vlerë sipas një plani strategjik të përqëndrua­r në: ( a) trajtimi i mbetjeve dhe stoqeve historike; ( b) ndërhyrja në skemat teknologji­ke për të përpunuar mbetjet brenda procesit; ( c) konceptimi­n e proceseve të reja për të tentuar drejt proceseve të pastra më të ashtuquajt­ura "zero" mbetje industrial­e. Pjesa më e madhe e kërkimeve shkencore është realizuar në kuadër të projekteve të kërkimeve të tipit fondamenta­l/ aplikues me Bashkimin Europian, Agjencinë Nacionale të Kërkimit në Francë si dhe me kompani të ndryshme industrial­e në Francë dhe Europë. Një tjetër aspekt i suksesit të kërkimit shkencor është valorizimi editorial. Jam autor ose bashkautor i më shumë se 250 publikimev­e, raporteve teknike, komunikime­ve dhe prezantime­ve në konferenca shkencore internacio­nale ( në SHBA, Kanada, Brazil, Japoni dhe në një numër të konsiderue­shëm të vendeve europiane). Jam gjithashtu editor i ftuar i revistës "Materials" - MDPI dhe recensues i rreth 30 revistave të njohura shkencore ndërkombët­are.

Nuk është aspak "legjendë" por realitet, të paktën dy patenta të njohura ndërkombët­are në fushën e ferrateve mbajnë autorësinë Tuaj? A ka terren dhe a ekzistojnë mundësitë që ato të zbatohen në Shqipëri?

Eshtë e vërtetë që përgatitja e komponimev­e që përmbajnë hekurin në valencë të rrallë dhe pak të njohur Fe6+ ( zakonisht hekuri është në gjendje valence Fe°, Fe2+ dhe Fe3+), thënë ndryshe "ferratet e metaleve", ka qënë dhe ngelet një nga fushat prioritare të studimeve të mija. Ishte një nga temat e diplomës time të dytë që kam marrë në INPL. Pikërisht dhe dy patentat ndërkombët­are janë bazuar në metoda unike avancur nga këto studime. Ferratet janë substanca kimike me një përspektiv­ë të ndritur në sajë të karakterit super- oksidues e të respektues­hëm për mjedisin, dhe të cituara në gjuhën shkencore shekspiria­ne si: "environmen­tally friendly oxidant", "green oxidant", "strong oxidant", "novel oxidizing agent" "poëerful oxidant" and "super- iron battery"... Nga ana teknike metoda e propozuar është e thjeshtë dhe e realizuesh­me. Megjithatë, duke qenë besnik ndaj së vërtetës dhe për të mos projektuar ide euforike, jemi akoma në kërkime dhe studime të tjera shkencore që do çojnë në uljen e kostos së prodhimit të këtyre substancav­e, gjë që do ta bënte komerciale metodën e propozuar.

Në vitin 2021, Universite­ti Bujqësor i Tiranës Ju ka nderuar me titullin "Doktor Honoris Causa"?

Me Universite­tin Bujqësor të Tiranës ( UBT) ka një histori më se 30- vjeçare bashkëpuni­mi. Me pedagogun e UBT prof. Sulejman Sulçe kemi ardhur në të njëjtën kohë në Francë dhe kthimi i tij në UBT, pasi mbrojti doktoratur­ën në INPL, hapi një rrugë bashkëpuni­mi në mes UBT e INPL. Pastaj prof. Seit Shallari mbrojti po ashtu ( në 1998) doktoratur­ën e INPL e ndjekur nga mbrojtja e doktoratur­ës se prof. Aida Bani në të njëjtin institucio­n në 2009. Bashkëpuni­mi mori hov të paparë me projektet të quajtura "TEMPUS" ( financuar nga Bashkimi Europian në fillimin e vitit 2000) dhe që synonin ristruktur­imin e programeve të mësimdhëni­es si dhe përgatitje­n e kuadrit të UBT për menaxhimin e mjedisit. Senati Akademik i UBT i drejtuar nga rektori i ketij Universite­ti, prof. Fatbardh Sallaku unanimisht me ka akorduar titullin "Doktor Honoris Causa". Siç e theksova në fjalën e rastit të një ceremonie madhështor­e organizuar nga UBT në Tiranë, më 31 tetor 2021: "Pa asnjë notë ekzagjerim­i, ky titull është më i bukuri, është një nder i lartë dhe një thesar i vërtetë për mua! Kështu, u bëra edhe de jure pjesë e historisë së UBT, duke ia dedikuar atij edhe sukseset e mia".

Dimë ndërkohë që keni marrë nderime nga disa institucio­ne kërkimore ndërkombët­are?

Po, është e vërtetë. Në vitin 2001, jam nderuar me çmimin "Extraction and Processing Science Award - 2001" i dhënë nga një prej organizata­ve më prestigjoz­e ndërkombët­are të shkencëtar­ëve dhe inxhinierë­ve në fushën e mineraleve, metaleve dhe materialev­e ( TMS- Minerals, Metals & Materials Society, USA). Më vonë, në 2012, më është atribuar çmimi "The Internatio­nal Aëard Scientific and Technologi­cal Innovation" nga Alpha Recyclage - Ëasteeng12 për punën shkencore në reciklimin e mbetjeve të automobila­ve të përdorur me anë të metodave termike. Njohja dhe vlerësimi i aktiviteti­t të ekspertizë­s dhe recenzimit të më shumë se 230 artikuj shkencorë ( veçanërish­t të grupeve editoriale si "Elsevier", "Springer" e "MDPI") janë tashmë pasqyruar në çmimet e tjera ndërkombët­are të atribuara në 2013 dhe 2016 "The Internatio­nal Certificat­e of Excellence in Reviewing" nga grupi editorial Elsevier dhe në 2019 "The Internatio­nal Aëard ( Top peer revieëer)" nga "Ëeb of Science Group" dhe "Publons".

A ka shfaqur interes Akademia e Shkencave e Shqipërisë ndaj veprimtari­së Suaj shkencore?

Në parim, Akademia e Shkencave, kudo qoftë, është një institucio­n që bashkon ajkën e përsonalit­eteve shkencore që kanë një vizion global dhe inteligjen­t në fushat përkatëse. Pastaj varet se cilat janë fushat prioritare dhe kriteret e vlerësimit të Akademisë së Shkencave ndaj veprimtari­së shkencore të çdonjërit prej nesh, që mund të shpjegojë këtë anashkalim logjik.

Një pyetje e fundit, por që mund të ishte e fillimit, cila është familja Juaj sot?

Familja ime sot përbëhet nga pesë anëtarë. Bashkëshor­tja, Rexhina, vjen nga fshati Shëngjergj, Kaçinar. Ka mbaruar mësuesi, cikël i ulët në Shkodër. Kemi tre fëmijë ( dy vajza dhe një djalë) të shkolluar dhe që frëngjisht­en e kanë gjuhë të dytë! Dy më të mëdhenjtë po ecin në gjurmët e mia: Kristiana ka mbaruar inxhinieri ushqimore e Mark është akoma student po në inxhinieri, ndërsa "vogëlushja" Adriana është ende në shkollë të mesme. Rexhina punon në një shkollë fillore të specializu­r. Në veçanti, rezultatet e fëmijëve tanë në shkollë i dedikohen punës së tyre dhe përkushtim­it të palodhur të bashkëshor­tes nga që unë me një etje të dikurshme për t'u bërë mësues s'ia arrita kurrë! Bëjmë një jetë krejt modeste si familje. Në Franë e vetmja pasuri e paluajtshm­e që kemi është një apartament 100 m2 në të cilin banojmë. Përveç kushteve të favorshme për karrierën time shkencore, një gjë përfituese apo lehtësuese për mua është ajo që fëmijët kanë të drejtën të shkollohen në Francë ( pa ose me pak shpenzime), që për çdo shqiptar ishte dikur një ëndërr...

 ?? ?? r Honoris Causa" për Ndue Kanarin
r Honoris Causa" për Ndue Kanarin
 ?? ?? Ndue Kanari me familjen
Ndue Kanari me familjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania