Panorama (Albania)

Situata në Gaza, "Save the Children": Çdo ditë 10 fëmijë humbin gjymtyrë

-

Lufta në Gaza vijon prej rreth 3 muajsh, por ata që vuajnë më së shumti pasojat e saj, janë pikërisht civilët. CNN raporton se përveç personave të cilët humbin jetën, mesatarish­t në 24 orë, më shumë se 10 fëmijën humbin gjymtyrët e tyre si pasojë e sulmeve. Duke nënvizuar situatën e tmerrshme humanitare në Palestinë, theksi vihet në amputimet e kryera pa anestezi. Në një deklaratë ku ka cituar statistika­t e Kombeve të Bashkuara, drejtori i "Save the Children" për territorin e pushtuar palestinez, Jason Lee, tha se vuajtja e fëmijëve në këtë konflikt është e paimagjinu­eshme. "Autorët duhet të mbajnë përgjegjës­i për vrasjen dhe gjymtimin e fëmijëve", tha ai. "Save the Children" iu referua vërejtjeve të zëdhënësit të UNICEFit, James Elder, i cili pasi u kthye nga Gaza, tha më 19 dhjetor se rreth 1000 fëmijë kishin humbur njërën ose të dyja këmbët që nga 7 tetori, kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit dhe shpërtheu lufta. Organizata bamirëse citoi gjithashtu një deklaratë të Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së ku thuhej se shumë nga këto operacione te fëmijët u kryen pa anestezi, duke pasur parasysh mungesat e rënda në furnizime mjekësore në Gaza. Lee tha se kishte parë mjekët dhe infermierë­t të mbingarkua­r emocionali­sht kur fëmijët silleshin me plagë shpërthimi. "Ndikimi i të parit të fëmijëve me kaq shumë dhimbje dhe mungesës së pajisjeve, ilaçeve për t'i trajtuar ose për të lehtësuar dhimbjen, është i tepërt edhe për profesioni­stët me përvojë", theksoi ai. Fëmijët kanë gati shtatë herë më shumë gjasa të vdesin nga dëmtimet e shpërthimi­t sesa të rriturit pasi ata janë më të prekshëm dhe më të ndjeshëm ndaj lëndimeve, sipas bamirësisë. "Kafka e tyre nuk është ende plotësisht e formuar dhe muskujt e tyre të pazhvillua­r ofrojnë më pak mbrojtje, kështu që një shpërthim ka më shumë gjasa të copëtojë organet në barkun e tyre, edhe kur nuk ka dëme të dukshme", tha Lee.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania