Panorama (Albania)

Iran, publikoi një foto pa hixhab, dënohet me 74 goditje kamxhiku aktivistja

-

Roya Heshmati, 33 vjeçe, një aktiviste iraniane që kundërshto­n përdorimin e mbulesës së detyrueshm­e, u dënua me një vit burg dhe ndalim për t'u larguar nga vendi për tre vjet, raporton Hengaw, një OJQ kurde, organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Norvegji. Dënimi i saj u konvertua me 74 rrahje me kamxhik për përhapjen e një fotoje të saj pa hixhab ( velo), të realizuar në bulevardin Keshavarz në Teheran. "Burri që kreu ekzekutimi­n me kamzhik kërcënoi se do të intensifik­onte rahjet dhe do të hapte një çështje të re kundër saj", shkroi Roya në faqen e saj në Facebook. Roua shpjegoi se një grua e mbuluar, me siguri punonjëse e gjykatës, i kishte vendosur me forcë një vello në kokë dhe se ajo ishte goditur me kamxhik në shpatulla e pjesë të tjera të trupit. Edhe katër ditë më parë pronarja e një dyqani në Iran u dënua me dy vjet burgim, për shkak se kishte publikuar fotografi pa shami në kokë. Sipas rrjeti amerikan për të drejtat e njeriut, HRANA, Zeinab Khenyab Pour ishte dënuar në fillim të dhjetorit me tre muaj burgim, në një rast tjetër për "propagandë kundër shtetit". Zeinab, e cila vjen nga jugperëndi­mi i Iranit, kishte tërhequr vëmendje të madhe gjatë protestave gjithëkomb­ëtare, kur autoritete­t ia kishin mbyllur dyqanin. Në shtator 2022, vdekja e gruas së re kurde, Mahsa Amini, nxiti protestat më të mëdha në historinë e Republikës Islamike. Për disa muaj rresht, të rinjtë dolën nëpër rrugë për të demonstrua­r kundër sundimit islamik. Amini vdiq në paraburgim­in e policisë së moralit të Iranit, ku po mbahej pasi ishte arrestuar se gjoja nuk e kishte veshur siç duhet shaminë e kokës, apo hixhabin. Protestat e humbën gjallërinë dalëngadal­ë kah fundi i vitit 2022, pasi protestues­it u përballën me hakmarrje të fortë shtypëse nga forcat e sigurisë. Qindra protestues u vranë dhe mijëra u arrestuan, sipas aktivistëv­e dhe Kombeve të Bashkuara.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania