Panorama (Albania)

Dëshmitë rrëqethëse: Vajzat e reja, pas aktit barbar i çonin në Serbi

Asnjë prej vajzave të çuara forcërisht në Serbi në ditët e luftës, nuk është rikthyer pranë familjes

- ... Vijon nga numri i kaluar AFRIM IMAJ

"Të vdekura mbi tokë". Kështu e cilësojnë ato fatin e tyre. Në trup kanë provuar barbarinë e shfrenuar dhe vazhdojnë të mbijetojnë. Tragjedia që kanë përjetuar ka qenë e tmerrshme. Ushtarët serbë janë derdhur mbi brishtësin­ë e tyre dhe i kanë dhunuar në mënyrë monstruoze.

Kjo e vërtetë tronditëse që vjen nga rrëfimet e viktimave të barbarisë së shfrenuar serbe në Kosovë është një tragjedi më vete. Nuk mjaftoi për këto fatkeqe mizoria shtazarake e bishave mosturioze në vendlindje, por brishtësia dhe sensualite­ti i tyre do të bëhej mall tregu për kabaretë dhe lokalet e seksit në Beograd e gjetkë në Serbinë e Milosheviç­it. Në të gjitha dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, veçohet fakti që asnjë prej vajzave të çuara forcërisht në Serbi gjatë ditëve të luftës në Kosovës, nuk është rikthyer pranë familjes. Ka të dhëna se bashkë me përfundimi­n e operacione­ve të NATO- s, që gjunjëzoi përfundimi­sht ushtrinë fashiste të Milosheviç­it, pjesa më e madhe e tyre u zhdukën e u vranë në kushte misterioze. Gjithsesi, deri më sot, asnjë organizëm ndërkombët­ar nuk është interesuar për të nisur hulumtimin rreth fatit të këtyre vajzave që kanë humbur pa adresë. Janë vetëm familjarët e tyre që rendin e rendin pa shpresë për të mësuar diçka për atë që ka ndodhur me to.

PO KU JE O ZOT!

H. G., nga Prishtina duke fshirë lotët, me trupin që i dridhej si purtekë, duke shtrënguar duart dhe duke shikuar herë kah vajza e herë kah dritarja filloi rrëfimin e vet të dhembshëm: Kur na nxorën dhe dëbuan nga shtëpia, të parin morën tim shoq. Ndërkohë vajza filloi të qante me zë. Nga shtëpitë, kishin filluar të përzinin edhe fqinjët tanë. Pasi merrnin meshkujt, ne, femrat na dërguan në shkollën fillore "Naim Frashëri". Bëheshim rreth 20 femra, kryesisht të reja. Dy që ishin mbi të 50 i vranë menjëherë! Natën e parë nuk erdhi askush, kurse të nesërmen në mëngjes erdhën dhe na zhveshën lakuriq të gjithave. Dy vajza të reja i morën dhe ne nuk dinim asgjë çka po ndodhte. Ato nuk u kthyen kurrë më. Thanë se i çuan në Serbi, ku i priste banditi Hakan. Të nesërmen erdhën disa ushtarë dhe morën shtatë nga ato që u pëlqyen. Nuk e kuptoj se si nuk më plasi zemra kur më morën vajzën. E sollën pas pesë orësh të përgjakur fund e krye. E kishin dhunuar, ia kishin prerë trupin vende- vende. M'u afrua duke u dridhur dhe më tha me gjysmë zëri: "Nënë të lutem merr diçka dhe më bjerë në kokë që të vdes, që mos të ndjehem e poshtëruar, të lutem". Klitha e qava por askush nuk mund të më ndihmonte. Dy ditë më vonë, i morën edhe disa të tjera dhe nuk i kthyen më. Dhe ato pasi i përdhunuan barbarisht ia çuan dhuratë Hakanit në Serbi. Të nesërmen më morën bashkë me vajzën. Njëri më çnderonte mua e tjetri time bijë. O Zot! Çfarë bishash pa shpirt! Nuk më kujtohet çka ndodhte me mua kisha hallin e vajzës, kur provova t'i mëshoj njërit, më la, nuk më çnderonte më, por më lidhi dhe filloi të m'i hiqte thonjtë me pincën e rrymës. Vajzën time e kthyen në dhomën ku na kishin

lënë, kurse mua më detyronin t'i shikoja të gjitha femrat që po i dhunonin me radhë. E di se ishin më shumë se njëzet. Kaluan disa ditë e unë qëndroja e lidhur dhe pa futur gjë në gojë, madje as ujë. Disa ditë më vonë më hodhën në një bodrum bashkë me gjashtë gra të tjera të moshës sime, kurse vajzat e reja i çnderonin çdo ditë. Veç zoti e di sa kam qarë e bërtitur për atë që shikoja me sy! Detyrohesh­a t'i shikoja përpëlitje­t e trupave të njomë, vajet, klithjet dhe britmat e tyre plot dhembje, por nuk mund të bëja gjë! Kush thotë se njeriu çmendet nga tmerri? Kush thotë se njeriu vdes nga dhembja? Tmerr dhe dhimbje më të madhe nuk më kishte shkuar në mëndje se do të provoja ndonjëherë, por ja që mbeta gjallë. Ndonjëherë dëshironim që të mos vdisnim të gjitha që dikush nga ne të mbetej e gjallë që nesër do të mund të rrëfente për këtë që ka ndodhur. E di se edhe shumë kohë do të më mundojnë përjetimet e hidhura që na i shkaktuan barbarët e Milloshevi­çit, por nuk dua të vdes sepse do të dëshiroja që ta shihja pavarësinë e Kosovës! Dhe vetëm atëherë, do të vdisja e qetë, sepse do të sigurohesh­a se nipat dhe mbesat s'do t'i vrasin as dhunojnë kurrë më barbarët serbë...

PLAGA E ARBETINËS DHE SË MOTRËS

Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrë më trupin e së motrës, që kur i ndanë serbët nga kolona që ecte e detyruar për në stacionin e trenit. Asaj as që i shkonte në mëndje se motra 16- vjeçare kishte vdekur pas torturave nga kriminelët serbë. Arbenita rrinte e ulur çdo ditë me orë të tëra te dera e shtëpisë dhe priste... Gjatë kishin pritur hetuesit e Tribunalit të Hagës që Arbenita ta fillonte rrëfimin e saj për atë që i kishte ndodhur asaj dhe së motrës më të re. "Kur na ndanë policët e ushtarët serbë, me ne, kishte edhe dhjetëra femra të tjera dhe as që më shkoi mendja se ata do të mund të na dhunonin të gjithave. Me vete kisha pak para, me të cilat shpresoja t'i shpëtoja vdekjes. Kur na futën në një shtëpi të bukur në lagjen e Arbërisë, mendova se vetëm do na plaçkitnin dhe do na lirojnë. Kur po binte nata, në dhomën ku ishim ne, pesë femra, erdhën papritmas dhjetë policë. Na urdhëruan që të zhvishemi. Motra ime provoi të kërcejë nga dritarja. Por, policët e kapën dhe filluan ta rrahin. I mëshonin aq shumë sa mundnin gjoksit, barkut dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirë në tokë, njëri me thikë ia hoqi të gjitha rrobat. Kur humbi vetëdijen, unë arrita t'i iki nga duart policit që më mbante në dhomë bashkë me të tjerat. Ajo nuk jepte shenja jete dhe kur i hodha pak ujë, u përpoq të thoshte diçka. Unë po qaja dhe polici që më mbante m'u afrua dhe më detyroi me majë të thikës të shtrihem. Kur e pashë se edhe mua do të më çnderojnë, shpejt e mora një vazo, që ishte pranë meje dhe i rashë në kokë. Ai u ngrit shpejt, më lidhi për tavoline dhe e bëri atë që deshi... Nuk ka gjë më të rëndë që mund të të ndodhë në jetë! Diçka më të turpshme dhe më fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhe pse

vazhdoj të jetoj! Sapo desha të iki, pashë që të njëjtën gjë po ia bënin edhe njërës në dhomë, ata filluan të m'i heqin thonjtë me pincën e rrymës. I sheh duart e mia? Ndoshta më beson! Po shpirti im nuk mund të shihet dhe askush në botë kurrë nuk mund të besojë se si ndihet ai… O Zot, sa dhembje mbart ky shpirti im i molisur", përfundoi rrëfimin e saj Arbenita.

TRAGJEDIA MBI DËBORË

Kishte disa muaj që kishte filluar lufta dhe unë, e vetmja nga familja jonë, kisha mbetur në fshat. Një ditë shkurti, kur pesë nga fëmijët më të vegjël na u sëmurën u kthyem në shtëpitë tona. Forcat serbe lëviznin vazhdimish­t! Një grua nga rrethi i Klinës mori fëmijët e saj të sëmurë, dy vajzat e rritura dhe gruan tjetër me tre fëmijë dhe iku. Mbetëm 21 femra të reja prej të cilave nëntë ishin të mitura. Rrinim në shtëpi dhe nuk guxonim ta ndiznim zjarrin në mënyrë që barbarët të mos kuptonin se ne jemi aty. Ata sa vinin e shtoheshin. Edhe rruga, nga bora e madhe ishte bllokuar. Thjesht, detyrohesh­im të qëndronim aty. Pas disa ditëve filluan të na harxhohen edhe ushqimet. Ushqeheshi­m vetëm sa për ta mbajtur shpirtin gjallë, sepse, si ushqim të vetëm kishim pak qumësht dhe fare pak miell. Nuk e di saktësisht datën, sepse filluam që ta humbitnim kontrollin me kohën. Ndodhi një ditë kur papritmas e pa trokitur fare na u thye dera dhe në dhomë na u futën ushtarë e policë serbë. Pa pyetur asgjë dhe pa pritur se cili do jetë reagimi ynë, njëri nga ata filloi t'ia ledhatonte flokët vajzës së axhës, Nerës, e cila ishte vetëm 14- vjeçare. Ajo ia shtyu dorën, dhe ai u nevrikos nga reagimi i saj. "Unë jam zot për shqiptarët, dhe nuk duroj fyerjet", tha ai, dhe i ra me dorë aq sa pati fuqi Nerës së vogël. Ajo vetëm u kërrus, por nuk rënkoi. Ai tentoi ta prekte prapë, por ajo iku jashtë. Ai urdhëroi ta lidhin! Dy nga policët ia lidhën duart. Ai u sul mbi të, dhe ia shqeu rrobat derisa ata të dy po e mbanin. E shtriu në borën e ftohtë dhe po e çnderonte. Ajo qante dhe thërriste, por ne nuk guxonim t'i afroheshim. Vetëm po shikonim të tmerruara. Një automatik që e kishim të fshehur nën mbuloja nuk mund ta nxirrnim sepse ata ishin aty. Kur shumë nga ata kishin drejtuar sytë te ai që po e dhunonte motrën tonë, motra e saj që ishte më e pjekura nga ne e nxori shpejt automatiku­n dhe shkrepi drejt barbarëve, që ishin në dhomë. Të pestë ranë të vdekur, ndërsa unë u plagosa në këmbë. Ata që ishin jashtë nuk reaguan, sepse menduan se shtinë ata mbi ne, por kur kaluan afro dy minuta, tre nga policët e tjerë hynë në dhomë, duke thënë se edhe ata janë të interesuar për lojë. Kur motra e Nerës që e kishte automatiku­n në dorë deshi të shkrepë në një polic, nga jashtë njëri nga policët e tjerë e qëlloi dhe ajo ra në tokë e përgjakur. Një nga ata e mori në dorë, dhe pasi na urdhëroi që të dalim jashtë e hodhi trupin e saj në bunarin e axhës. Edhe Neri nuk po lëvizte! Ajo kishte vdekur. Njëri nga katilët po e çnderonte edhe ashtu të vdekur. Kur pa se si ne po e shikonim dhe kur vërejti se si po qeshnin shokët e tij me të ashtu të zhveshur, trupin e saj e hodhi në bunar. Pastaj mua më kapi për dore dhe kur fillova t'i rezistoj, me thikë më theri në kraharor dhe gjaku im pikonte në tokë. Unë fillova të klith dhe ashtu si në ëndërr pashë se një nga policët po e dhunonte edhe G- në, e cila ishte vetëm 13 vjeçe. Pas disa minutash që ai po e dhunonte në borën e ftohtë, G., përpiqej të rezistonte por ai me kokë i mëshonte sa mundte. Ajo ishte e përgjakur e tëra dhe nuk mund t'i duronte më dhimbjet. Nuk e kisha të qartë a vdiq menjëherë, por derisa unë po qaja me sy të përlotur dhe me dhembje, pashë se si i njëjti serb që po e dhunonte G.- në, e

I kisha duart e lidhura. Vaji dhe lutja ime nuk iu bënte as përshtypje. Më çnderuan dy dhe i treti u afrua dhe filloi të ma presë fytyrën, si të isha djathë e jo njeri. Gjaku i nxehtë rridhte vrullshëm në flokët e mi, dhe unë i lutesha zotit që ai mos të ndalej por të rridhte sa më shumë, që të vdisja sa më parë. Por, atëherë kur unë mendova se atyre nuk iu duhesha më, njëri nga ata u sul mbi mua dhe përveç se më çnderonte, lëpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokëve: "Ja unë po pi gjak shqiptari".

Nuk ka gjë më të rëndë që mund të të ndodhë në jetë! Diçka më të turpshme dhe më fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhe pse vazhdoj të jetoj! Sapo desha të iki, pashë që të njëjtën gjë po ia bënin edhe njërës në dhomë, ata filluan të m'i heqin thonjtë me pincën e rrymës. I sheh duart e mia? Ndoshta më beson! Po shpirti im nuk mund të shihet dhe askush në botë kurrë nuk mund të besojë se si ndihet ai… O Zot, sa dhembje mbart ky shpirti im i molisur"

hodhi atë në bunarin e tmerrit. Pas pak e hodhën edhe Sh.- në, që unë nuk e kisha vërejtur se e kishin dhunuar apo jo, por e di se në atë bunarë e hodhën të gjallë dhe të zhveshur. Kur polici që po më dhunonte mua u ngrit ngase po dëgjoheshi­n të shtënat në malin e afërt, ashtu gjysmë e zhveshur u fsheha pas disa luleve të vjeshtës dhe "murit të gjallë", shumë shpejt sa asnjëri nuk më vërejti. Dy nga ata shtinë mbi vajzat që kishin mbetur, dhe të gjitha mbetën të vrara, ndërsa dy nga ato ashtu të vrara sërish i hodhën në bunarë. Ata ikën poshtë fshatit, e unë mbeta përgjithmo­në e lënduar. Edhe sot, ani pse gjallë sa herë shoh bardhësi para syve më dalin skenat e tmerrshme që ma nxinë jetën përgjithmo­në.

Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshë­m Shtatëmbëd­hjetëvjeça­rja R. S., nga rrethi i Obiliqit, ndonëse nuk e ngrinte kokën, plagët që i kishin mbetur në fytyrë nga të prerat e thikave nuk mund t'i fshehte dot. Gjithsesi ajo gjeti forca për ta treguar ferrin që kishte përjetuar: "Rrethina e Obiliqit e ndjeu luftën menjëherë pas masakrës së Prekazit. Meqë nuk kishim mundësi të shkonim në ndonjë vend më të sigurt qëndruam në shtëpi. Kishte ditë që vetëm prisnim radhën, kur do të na futej policia në shtëpi. Çdo ditë kalonin tanke dhe mjete të tjera luftarake. Ata, kur pësonin humbje rrugës bënin gjithçka, vrisnin, keqtrajton­in, dhunonin dhe krejt çka u tekej. Të gjithë banorët e viseve buzë magjistral­es Prishtinë- Mitrovicë ishin shumë të frikësuar, sikundër edhe ne. Disa ditë para se të fillonin bombardime­t shkuam në një fshat më tej, andej kah zona e Llapit. Atje kishte pasur më tepër se dhjetë mijë banorë. Edhe aty nuk dihej çfarë po ndodhte. Nga të gjitha anët ishim të rrethuar. Shtëpitë e fshatit Barilevë ishin shumë të vogla për t'i pranuar të gjithë ata njerëz, ndaj ditë e natë qëndronim vetëm ulur, nuk kemi pasur mundësi që asnjë natë të shtrihemi dhe të flinim. Të gjithë prisnim të pashpresë, të gjithë shikonim kah fëmijët dhe ndonëse askush nuk thoshte asgjë me gojë, të gjithë e shqiptonin vetëm një fjalë me vete: "Sikur të na shpëtonin fëmijët". Dhe erdhi dita të cilës iu druanim aq shumë. Bishat serbe arritën në fshat. Së pari, na i morën të gjithëve stolitë e arit dhe paratë e pastaj filluan t'i ndajnë burrat nga gratë. Para syve ma vranë vëllanë, sepse nuk kishte asgjë të vlefshme t'ju jepte policëve të tërbuar. Unë vrapova drejt vëllait, i cili më shikoi sikur deshi të më thoshte diçka, dhe ai, i mbylli sytë përgjithmo­në. Kraharorin ia kishin marrë disa plumba, këmisha iu skuq shpejt nga

gjaku, kurse unë shtrëngoja grushtet dhe mallkoja nëpër dhëmbë e pafuqishme. Nuk di si nuk më pëlciti zemra në ato momente. Një nga policët më tërhoqi për flokëve dhe më largoi nga kraharori i vëllait. Nga aty na drejtuan për në Prishtinë dhe sikur u këndella pak, por ajo këndellje më ndihmoi shumë pak. Në hyrje të Prishtinës kishte dalë grupi tjetër i policëve. Ata, këtë herë, nga kolona ndanin vetëm femrat. Aty më ndanë edhe mua. Gruaja që më mbante për krahu kur po më ndanin më këshilloi: "Bëhu gjakftohtë, mos iu trego se ta vranë vëllanë". Dhe kur kolona po ikte një nga policët më lidhi dhe më dërgoi në një nga shtëpitë e afërta buzë rrugës. Kur më solli aty, e luta të mi zgjidhte duart, por ai vetëm më shikoi dhe më përplasi për tokë. Në mbrëmje një tjetër më mori me veturë dhe më dërgoi në pjesën tjetër të Prishtinës. Aty kishin qenë edhe tre policë të tjerë. Njëri nga ata, sa arritëm aty filloi të më zhvishte. I kisha duart e lidhura. Vaji dhe lutja ime nuk iu bënte as përshtypje. Më çnderuan dy dhe i treti u afrua dhe filloi të ma presë fytyrën, si të isha djathë e jo njeri. Gjaku i nxehtë rridhte vrullshëm në flokët e mi, dhe unë i lutesha zotit që ai mos të ndalej por të rridhte sa më shumë, që të vdisja sa më parë. Por, atëherë kur unë mendova se atyre nuk iu duhesha më, njëri nga ata u sul mbi mua dhe përveç se më çnderonte, lëpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokëve:

"Ja unë po pi gjak shqiptari". Vetëm Zoti mund të dinte sa kohë ata do të loznin ashtu me mua, sikur mos të fillonte një shi i rrëmbyeshë­m.

AJO DO TË MBETET E ÇMENDUR PËRGJITHMO­NË

Atë mëngjes, Drita nuk vërehej nëse rrinte e heshtur apo e kishte zënë gjumi, pas natës së rëndë që kishte kaluar. Ndonëse e motra i rrinte te koka, ajo nuk i hapi sytë edhe për disa orë. Edhe kur i çeli sytë nuk kishte fuqi të fliste. Shikimin e kishte drejtuar përtej dritares, dhe sikur po e analizonte lojën e zogjve që po luanin afër dritares së saj. Një medikament që kishte gëlltitur në mëngjes, besonte se mund ta lehtësonte disi. Mjeku, i alarmuar kishte thirrur edhe familjarët e saj. Ai mendonte se pas atij ankthi të jashtëzako­nshëm, vajza

e kishte vështirë të ringjallej. Ajo që binte në sy në shikim të parë ishte gërvishtja e fytyrës dhe një plagë që nuk mund t'i hiqej kurrë, pastaj flokët e prera në mënyrë të çuditshme. Më shumë se kjo pamje e tmerrshme, reagimi i saj i çartur dhe pa ndonjë përmbajtje, të bënte të besoje se ajo nuk do të kishte më shanse për t'u ringritur. Fliste për jetën, për atë që kishte përjetuar, po fliste edhe për vdekjen, ndërkohë që përmendte edhe shumë gjëra të paqarta që bënin fjalë për sende e ngjarje pa ndonjë lidhje logjike. Kur mjekja bëri t'i afrohej, ajo vetëm sa i qepi vështrimin dhe u shkreh e tëra në lot. Kjo pamje e saj e tronditi pa masë të motrën, e cila kafshoi buzën dhe iku nga aty, në mënyrë që ajo të mos e shihte duke qarë. Më e tmerrshmja ishte kur fliste për fëmijën që ia kishin mbytur gjatë dhunimit. Ndonëse më në fund ishte çmendur, asgjë nuk kishte arritur t'ia largoj dhimbjen e mëmësisë. Kur gjithkush mendonte se tronditja e rëndë psikike nuk do ta kthjellont­e kurrë më, ajo e filloi rrëfimin e saj të trishtuar: "Kur na ndalën, na nxorën të gjithave nga vetura. Vjehrra që priste nipin e saj të parë, më pëshpërist­e ngadalë që të mos frikësohes­ha, dhe kur ata më vërejtën se jam shtatzënë më thanë: "Të gjitha stolitë e arit, nëse do të jetosh". Natyrisht, ua dhashë të gjitha, e kur nuk më mbetën më, njëri prej tyre më tha: "Ky fëmijë është edhe i imi, jo vetëm i burrit tënd". Nuk thashë asgjë që të mos i nxisja edhe më. Kur njeri nga ata erdhi dhe tha se do të më ketë, sepse nuk paska pasur kurrë në dorë grua shtatzëne, e aq më parë një shqiptare shtatzënë. Kur e pashë se ai i zhveshur po më afrohej, më lëshoi fuqia dhe po mbahesha për vjehrrën. Duhet të kem bërtitur, sepse ai i urdhëroi dy ushtarë të më mbajnë. Ma shploi barkun dhe më tha se ose duhej të shtrihesha, ose do ma vriste fëmijën në bark. Kjo ishte e tmerrshme dhe shumë- shumë e rëndë. Isha në muajin e tetë të shtatzënis­ë! E luta në gjuhën e vet, duke thënë se, Zoti është mbi të gjitha dhe se për hir të tij të ketë mëshirë, por ai më ra fort në gjoks, e pastaj në bark dhe mbeta pa ndjenja. Kur u këndella pak, pashë se ai po më dhunonte, në prezencën e vjehrrës dhe burrit tim! Ndërsa kunatin e kishin vrarë, dhe kunata po vajtonte mbi turpin e tij. Ai më pështyu, dhe kur desha të ngrihesha, katili serb më ra fort me kondak në bark!

 ?? ?? Operacioni i forcave serbe në Kosovë
Operacioni i forcave serbe në Kosovë
 ?? ?? Barbaria serbe në Kosovë
Barbaria serbe në Kosovë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania