Panorama (Albania)

"Në gjoks më shuanin cigaret dhe vizatonin me thikë kryqin serb"

"Tmerri që përjetova në bodrumet e Fakultetit Juridik në Prishtinë"

- TIRANE

R. N., nga rrethi i Prishtinës, pas mbarimit të luftës e kishin gjetur të lidhur në lokalet e fakultetit Juridik. Ajo muaj të tërë nuk e kishte marrë vetën. Herë pas here kur i vinte vetëdija, ishte e thyer shpirtëris­ht. Qante dhe fillonte rrëfimin e saj të tmerrshëm… Pasi më nxorën nga shtëpia, më dërguan drejt në lokalet e fakultetit Juridik. Aty më futën në një zyrë të profesorëv­e dhe më vunë prangat, më mbanin tërë kohën të lidhur. Nuk më kujtohet sa ditë me radhë nuk kam ngrënë asgjë. Për çudi nuk kisha uri, por vetëm etje edhe atë etje të madhe. Nga nevoja për ujë më ishin qarë e përgjakur edhe buzët. Pas disa ditësh, kur më morën gjoja në pyetje, njëri nga barbarët serbë më urdhëroi të zhvishem. Unë refuzova. Njëri nga policët më ra me shuplakë dhe përnjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumbuar­a. Tjetri nga "bosët" m'u afrua dhe mori nga buzët e mia me gisht gjakun dhe e lëpiu. "Si duket, të gjitha shqiptaret e kanë gjakun e ëmbël, dhe unë me këtë thikë do t'i shijoj të gjitha…", tha me ironi, dhe me thikën e cila vezulloi para syve të mi, filloi të

mi priste rrobat, një nga një dhe… për një moment mbeta e tëra lakuriq. Tentova të bëja diçka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata më mbanin, ndërsa njëri më dhunoi. Rezistenca ime e vetme ishin disa gërvishtje me thonj në fytyrën e dhunuesit…

"Do ta paguash shtrenjtë këtë, ti dhe shqiptaret e tjera që janë këtu, si dhe të gjithë

ata që do të mbesin në Kosovë", më tha paksa i hidhëruar, ndërsa njëri nga dhunuesit sërish më lidhi dhe më la ashtu lakuriq, ashtu si isha e rrahur dhe e dhunuar… Pas pak çastesh, ai e urdhëroi njërin nga kolegët e tij t'i ndiznin cigaren. Më ofroi edhe mua një cigare… Ndihesha aq keq sa që për çdo sekondë në vijim më dukej se sa vinte e më lëshonte fuqia. Pasi pushoi pak, u afrua dhe më tha:

"Me quajnë Nenad Stojanoviq, dhe nga unë do ta kesh një kujtim që do të shoqërojë tërë jetën. Ndoshta ti do të dëshirosh të jetosh jetën si e re dhe e bukur që je, por unë nuk do të lë gjatë kështu. Do të të vras ngadalë- ngadalë...", dhe ma afroi cigaren mbi gjinjtë e mi dhe e fiku atë duke më shkaktuar plagë të rënda të djegies.

Pastaj e ndezi cigaren tjetër dhe sa herë donte ta fikte cigaren, e fikte në trupin tim atë, dhe më digjte pak nga pak. Ashtu ma dogji trupin për disa orë. Ishte një mizori e përcjellë me dhimbje, ofshamë e britma, ishte një torturë nga më të tmerrshmet që nuk e kisha parë as në filma e as nuk kisha mundur të paramendoj­a se "njeriu" mund të veprojë ashtu kundër njeriut, pa qoftë ai edhe armiku më i madh! Natën që pasoi m'i zgjidhën duart dhe disa veta të tjerë më dhunuan me radhë. Nuk e di saktësisht sa vetë kanë luajtur me trupin tim, por sot e shoh se në tërë trupin tim ka me qindra plagë që më kanë mbetur nga djegiet me cigare, dhe nga thikat e tyre që prinin e shkruanin fjalë në trupin tim…. R. N. e ndërpreu rrëfimin, sepse emocionet ishin të rënda dhe filloi të ofshajë duke qarë. Për R. N. jeta ka një kuptim të hidhur, sepse ajo mban vulën e cigares nga ato ditë prilli të thyer të vitit 1999.

 ?? ?? Një nga viktimat e krimeve serbe në Kosovë
Një nga viktimat e krimeve serbe në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania