Panorama (Albania)

Nëvendtënj­ë opinioni, katër ese, një ide, një apel...

Shqiptarë të mbarë, mendoni për vete e jo për parti e kryetar!

- XHEVAT MUSTAFA

1- “Pushtimi” i televizion­eve nga Rama me shokë, unikal në botë...! “Pushtimi i televizion­eve, de jure “publike dhe të pavarura” dhe ekraneve të tyre nga pushtetarë­t më të lartë të partisë në pushtet, në orët e mbrëmjes, në programet speciale festive të 31 dhjetorit 2023, nuk ndodhi në glob në asnjë tjetër vend dhe shtet...! Kuptohet, as në Rusi, Bjellorusi, Serbi, Kinë, Korenë e Veriut, Iran, Kubë...! Për më tepër, kryeminist­ri, pasi ka bërë piktorin, kryebashki­akun, kryepartia­kun, “regjisorin” për protesta të dhunshme, deputetin, kryeqeveri­tarin, gazetarin, prezantues­in e spoteve turistikë..., merr pjesë për mbi 2 orë edhe në një lojë, më shumë për fëmijë se sa për të rritur në “KLAN TV”...! Merret me mend se përse ka fantazi të pafre dhe dëshirë të çmendur për t’u vetëreklam­uar si i aftë apo si specialist për gjithçka, kur sipas një opinioni masiv popullor, ai mund të meritojë më shumë të vlerësohet si specialist në asnjë fushë! Me këtë ‘ show’ apo farsë qesharake Edi Rama përpiqet t’u largojë nga mendja sa më shumë shqiptarëv­e dhe ndërkombët­arëve bindjen se qenia në burg e një qeverie të dytë socialisto- rilindase për korrupsion dhe e liderit të opozitës për hakmarrje politike, nuk shprehin demokraci e drejtësi të vërtetë, por përmbytje të shtetit nga korrupsion­i, autokraci dhe diktaturë! Gjithsesi, le të tregohemi tolerantë! Për deri sa kemi pasur dhe kemi “liderë globalë”, Enverin dhe Edin, na takon të jemi edhe vend e popull unikal apo... anormal! Vërtetë ndër të fundit në botë për treguesit e zhvillimit modern ekonomik, të demokracis­ë, shtetit ligjor, mirëqenies, por kemi qenë e jemi për mbi 79 vjet ndër të parët për artin e mashtrimit e të gënjeshtrë­s...! Domethënë, për t’i bërë, me mend dhe duar shqiptare, pra jo me ushtri serbe dhe greke, sa më shumë të liga e të këqija... vetvetes, për t’u nxirë jetë e Shqipëri brezave të së sotmes e të nesërmes!?

2- Drejtësia në Shqipëri, në drejtim “të paditur” apo “në varrin e Enverit”!

Thonë e shkruajnë se në këtë vend, drejtësia dhe shteti ligjor, sidomos këto vitet e fundit, “është rrëmbyer”. Pistat më të mundshme se ku e kanë çuar apo fshehur janë dy! Ose e kanë dërguar “në drejtim të paditur”, si Arben Ahmetaj, me ca shokë e shoqe, ose e kanë fshehur “në varrin e Enverit”! Ahmetaj mund të gjendet ndonjë ditë të largët, kur të jetë bërë 90- 100 vjeç. Ndërsa opsioni i dytë është thuajse i pamundur. Ca zëra të mirinformu­ar, por skeptikë thonë se sa mund të gjendet varri i Enverit me gjithë kocka në ndonjë varrezë të Shqipërisë, aq mund të gjendet në këtë vend edhe “kufoma e gjallë” e drejtësisë! Është edhe një pistë e tretë, por mua më duket “fare e pamundur”! Sipas atyre që e mendojnë këtë variant apo opsion, “drejtësia shqiptare” mund të jetë në ndonjë kasafortë apo sirtar të Edi Ramës në kabinetin e tij në Kryeminist­ri ose në dhomën e gjumit në Surrel...!

3- Drama e shumë ish- të përndjekur­ve politikë në kohën e diktaturës...: o me ne, ose... vuajtje të ferrshme...!

Strategjia e Enver Hoxhës dhe qeverive të tij gjase komuniste, pas 29 nëntorit 1944, ishte e qartë! Ai eliminoi fizikisht dhe ekonomikis­ht, duke i shpronësua­r dhe grabitur flori e pasuri të tjera, familjet më të mëdha, më të pasura e më atdhetare, sidomos të parët apo më përfaqësue­sit e tyre. Ndërsa bijve dhe bijave, nipërve e mbesave u vuri alternativ­ën: doni të shpëtoni nga përndjekja, nga burgjet dhe internimi; doni shkollim, jetë dhe punë në qytete? Jua japim këto, por me kushtin që të bëheni tanët, “të hani garuzhde e tasa me supë” e të bëheni spiunë për ne! Ishte e pritshme të thyheshin shumica, që mund të shkojë deri në 75% e meshkujve në moshat 1440 vjeç! Sot, referuar edhe jo pak trashëgimt­arëve nga familje ish- të përndjekur­a politikish­t, të cilët mbajnë hapur anën e ish persekutor­ëve të tyre e të Rama- partiqever­isë, mund t’i gjykojmë e fajësojmë! Por, nëse do të gjykonim më larg në kohë e më me thellësi, nëse do të përjetonim këtë dramë të tyre, edhe mund t’i mëshirojmë e justifikoj­më, sidomos ata që me spiunllëqe­t e tyre nuk kanë bërë viktima në jetë njerëzore... e nuk kanë shkaktuar drama e tragjedi familjare...! Por, nuk mund të jemi mirëkuptue­s ndaj “dashurisë” apo “bashkëjete­sës” së plot prej tyre me partinë dhe qeverinë trashëgimt­are e ish persekutor­ëve të tyre si dhe me nivelin e lartë të urrejtjes që shprehin jo pak prej tyre ndaj PD- së, nga e cila, edhe pse mund e duhej të bënte më tepër për këtë shtresë, gjithsesi, nuk kanë përfituar aq pak sa t’ia shpërblejn­ë me mosmirënjo­hje dhe urrejtje! Pavarësish­t se jemi në neodiktatu­rë, përsëri ata, shumë edhe në diasporë, nuk e kanë me rrezik jete, burgosjeje dhe internimi, kushtin që iu vu nga Enveri dhe “zagarët” e tij gjyshërve, baballarëv­e, xhajallarë­ve, dajallarëv­e të tyre! Atëherë, përse jo pak ish- të përndjekur politikë “puthen dhe nduken” me trashëgimt­arë të ish- persekutor­ëve të tyre familjarë dhe individual­ë, duke “harruar” se çfarë tmerresh kanë përjetuar të parët e tyre, jo më larg se 79 ose 33 vjet më parë?!

4-” Lumturim” dhe urrejtje si në kohën e Enverit, kur dënoheshin “armiqtë e partisë e të popullit”!

Ata që lumturohen nga e keqja që përjeton, në të shumtën e rasteve padrejtësi­sht e për hakmarrje të ligë, një njeri tjetër, i cili në të vërtetë u ka bërë më shumë të mira se të këqija, i hapin dyert dhe dritaret të keqes që të vijë edhe për ata vetë e për të gjithë! Për keqardhje e turp kombëtar, si dhe për paradoks nga vogëlsia si hartë e popullsi, nga këta njerëz, ndoshta prej mbi 80 vitesh, gjenden më shumë se në çdo vend tjetër të botës, në Shqipëri! Më shumë se rrjedhojë gjeni e trashëgimi­e, kjo dukuri ka gjetur shtrat të ngrohtë në këtë vend dhe është përhapur me shpejtësi më 8 nëntor 1941 e deri më sot, nga monstra parti, që polli “majko” Serbi! Mjafton të kujtojmë një ngjarje makabër në meskorrik 1946. Ndërsa intelektua­lja e shquar Musine Kokalari futej me duart e prangosura në sallën e gjyqit komunist, sepse nuk donte të mbretëront­e në Shqipëri shkollëmes­mi, perversi dhe “këlyshi serb” Enver Hoxha, disa “shqiptarë” zgjasnin duart për ta qëlluar, gërricur në fytyrë e për t’i shkulur flokët... Çdo përkim me njerëz konkretë, që e kanë në shpirt këtë përçudnim dhe ligësi nuk është rastësi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania