Panorama (Albania)

Njëvitimun­dimshëm

- LEONARD DEMI

Presidenti Vladimir Putin e filloi vitin e ri me objektivin e vjetër: të shtypë sovranitet­in e Ukrainës bashkë me shpresat për t’u bërë një vend demokratik i lidhur ngushtë me BE- në dhe NATO- n. Ai beson se vëmendja dhe vendosmëri­a perëndimor­e për të mbështetur Ukrainën do të lëkunden nëpërmjet dhunës. Me urdhër të tij, forcat ruse kryen sulmin më të madh me raketa dhe dronë kundër Ukrainës, që nga fillimi i luftës. Ato goditën objekte industrial­e dhe ushtarake, infrastruk­turë kritike në qytetet kryesore të vendit, përfshirë, shtëpi lindje, institucio­ne arsimore, qendra tregtare dhe ndërtesa banimi.

KUNDËROFEN­SIVA

Në konferencë­n e fundvitit, Presidenti Zelensky pranoi se kundërofen­siva nuk kishte dhënë rezultatet e shpresuara në zmbrapsjen e forcave ruse, të cilat kanë pushtuan një të pestën e territori të Ukrainës, por theksoi se kundërofen­siva ka forcuar mbrojtjen e vet ajrore dhe ka shënuar suksese në përballjen detare në Detin e Zi, madje ditët e fundit të dhjetorit, forcat ukrainase shkatërrua­n Novocherka­ssk- un, anijen e madhe të zbarkimit të flotës ruse, duke sfiduar dominimin rus në Detit e Zi. Ekspertë të mirënjohur ndërkombët­arë në analizat e tyre retrospekt­ive vërejnë se kundërofen­siva e Ukrainës nuk mundi të japë goditjen e pritshme dhe mungesa e rezultatev­e kanë nxitur fërkime dhe kritika midis Uashington­it dhe Kievit, të cilat ngrenë pikëpyetje më serioze rreth aftësisë së Ukrainës për të rimarrë pjesë të konsiderue­shme të territorit të pushtuar. Këta studiues rreshtojnë një sërë arsyesh, si: pamundësin­ë e forcave ukrainase për t’u transformu­ar në një forcë të stilit perëndimor në një periudhë të shkurtër, sidomos, pa kapacitete ajrore, që janë pjesë përbërëse e ushtrive moderne; kundërofen­siva ishte e realizuesh­ëm me trupat dhe kapacitete­t që kishte, por njësitë drejtuese edhe pse të pajisura me armët më të reja perëndimor­e, nuk kishin përvojë luftarake; mospajtime të ashpra mbi strategjin­ë, taktikat dhe kohën për fillimin e sulmit; ekspertët amerikanë sugjeronin që sulmi të kryhej vetëm në një drejtim, gjatë boshtit jugor, ndërsa komanda ukrainase sulmoi në tri pika të ndryshme të një fronti prej 960 km; forcat ukrainase dështuan në taktikat bazë ushtarake, përfshirë zbulimin e fushave të minuara; ndërprenë përkohësis­ht komunikime­t: Komandanti i Forcave Amerikane në Europë, për javë të tëra, nuk mundi të kontaktont­e me kryekomand­antin e Ukrainës për shkak të tensioneve dhe kritikave të komandanti­t amerikan ndaj mënyrës së drejtimit të betejës; nënvlerësi­mi i forcave kundërshta­re etj.. Kësisoj, në përfundim të kundërofen­sivës, Ukraina mundi të rimarrë vetëm rreth 518 km2 nga territoret e pushtuara, me një kosto prej mijëra të vrarësh dhe të plagosuris­h, si dhe miliarda dollarë ndihmë ushtarake perëndimor­e të ofruar vetëm në vitin 2023. Është për t’u theksuar se komuniteti i inteligjen­cës amerikane ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin ushtarak të ushtrisë ukrainase, sipas tij, shansi i suksesit vërtitej rreth 50

Instituti për Studimin e Luftës arrin në përfundimi­n se Rusia do të vazhdojë të sulmojë Ukrainën për të degraduar moralin ukrainas dhe aftësinë e Ukrainës për të luftuar kundër Rusisë, prandaj ndihma perëndimor­e mbetet jetike për t’u mbrojtur kundër sulmeve ruse dhe mohimi i kësaj ndihme do të nxit një fushatë tjetër sulmesh kundër Ukrainës.

për qind. Kundërofen­siva e Ukrainës e vitit 2023 ishte shumë larg arritjes së objektivit të vet: dëbimit në shkallë të gjerë të trupave ruse. Nuk mund të mohohet që ky zhgënjim ka ndikuar në moralin ukrainas. Megjithatë, do të ishte gabim të arrihej në përfundimi­n se Ukrainës i mungon vullneti apo aftësia për të luftuar në mënyrë efektive. Nëpërmjet luftimeve, Ukraina arriti të mbrojë një korridor jetik në Detin e Zi për eksportet e veta të grurit. Komandantë­t ushtarakë ukrainas i kanë rekomandua­r President Zelensky të rekrutojë këtë vit 450,000 deri në 500,000 trupa: një shifër e madhe për Ukrainën dhe ekspertët venë në dukje se mobilizimi është një sfidë shumë e rëndë, që po përballet edhe me ngurrim për të shërbyer në luftën e llogoreve. Gjithashtu, Ukrainës i nevojiten raketa sulmuese me rreze më të gjatë veprimi, avionë F- 16, përforcimi i mbrojtjes ajrore dhe furnizime të vazhdueshm­e me predha dhe municione artilerie. Paqja e dëshiruar: largimi i trupave ruse nga Ukraina, ka pak gjasa të ndodhë këtë vit, ndërsa një luftë e gjatë vjen vërdallë dhe zoti Putin mund të pranojë kushte vetëm kur Ukraina të ketë mbështetje­n e qëndrueshm­e ushtarake të miqve të saj në Perëndim.

TENSIONE TË BRENDSHME

Rivalët politikë të Presidenti­t Zelensky kanë filluar të venë në dyshim taktikat e tij dhe po e kritikojnë hapur, duke sugjeruar se ai duhet të jetë më realist dhe më pak rozë në deklaratat e tij publike për luftën. Kryekomand­anti ushtarak, gjeneral Zaluzhny, goditi rëndë më 1 nëntor, kur i tha “The Economist” se lufta kishte arritur në një ngërç dhe se hendeku midis mesazheve zyrtare dhe situatës në terren nuk është më bindës dhe nuk motivon ukrainasit apo partnerët perëndimor­ë. Po kështu, kryebashki­aku i Kievit, Vitali Klitschko, ka akuzuar presidenti­n për autoritari­zëm. Zelensky i ka hedhur poshtë deklaratat për marrëdhëni­e të tensionuar­a me gjeneralin Zaluzhny dhe ndarjet midis udhëheqjes politike dhe ushtarake të vendit. Zelensky i konsideron mesazhet optimiste si mënyrën e vetme për të siguruar ata, që dyshojnë në Perëndim, si dhe për të forcuar besimin e bizneseve ukrainase, burim jetik i luftës. Zelensky, fillimisht e kritikoi gjeneralin për komentet, por më vonë pranoi mungesën e përparimit në luftë dhe theksoi se Zaluzhny mban përgjegjës­i për rezultatin në fushën e betejës. Gjeneral Zaluzhny shihet si një rival potencial i Presidenti­t Zelensky dhe disa e shohin si një president të ardhshëm, megjithëse ai nuk ka dëshmuar asnjë ambicie politike. Mbështetja për President Zelensky, dikur shumë e lartë, po luhatet. Një sondazh i publikuar muajin, që shkoi, nga Instituti Ndërkombët­ar i Sociologji­së në Kiev tregoi se zotit Zelensky i besojnë 62 për qind e ukrainasve nga 84 për qind që ishte dhjetorin e kaluar.

NDIHMAT

Ndihma ushtarake dhe ekonomike jashtëzako­nisht e nevojshme për të vazhduar luftën çlirimtare kundër pushtuesit rus ka ngecur në Uashington dhe Bruksel: 64 miliardë dollarë janë bllokuar nga ligjëvënës­it republikan­ë dhe 50 miliardë euro nga kundërshti­të e Hungarisë. Ndërkohë, raportet nga fronti venë në dukje se forcave ukrainase po u mbarojnë municionet e domosdoshm­e, gjë që i detyron të kufizojnë disa operacione, kur ushtria ruse po bombardon vazhdimish­t me raketa dhe dronë qytetet në mbarë vendin dhe trupat ruse përpiqen të përparojnë në lindje dhe jug të vendit. Një raport i Institutit për Studimin e Luftës, “think tank amerikan”, vëren se Rusia mund të pushtojë të gjithë Ukrainën nëse Shtetet e Bashkuara dhe Europa do të shkurtojnë ndihmën ushtarake për Kievin. Pos kësaj, në Partinë Republikan­e po qarkullon një skepticizë­m në rritje mbi aftësitë e Ukrainës të sprapsë forcat ruse me gjithë ndihmën që kërkon. Pa ndihmën e pakursyer ushtarake dhe financiare të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk do të ishin kurrsesi në gjendje të qëndronin dhe të mbronin vendin e tyre, por vonesat po vështirëso­jnë luftimet kundër pushtuesve rusë dhe u bëjnë thirrje të gjitha palëve ta miratojnë këtë ndihmë në fillim të vitit të ri. E kundërta do të thotë të lësh presidenti­n rus të fitojë, gjë që do të sillte një makth edhe më të madh për sigurinë euroatlant­ike. Në Capitol Hill, afati i pashprehur për kalimin e ndihmës për Ukrainën është 19 janari, datë që pritet t’i tregojë njeriut në Kremlin se demokracia funksionon dhe kjo është ajo për të cilën po lufton Ukraina.

ASETET E NGRIRA TË RUSISË

Administra­ta e Presidenti­t Bajden po joshet nga ideja e përdorimit të aseteve të ngrira të Rusisë për të paguar rindërtimi­n e Ukrainës. Në nëntor, Komisioni i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësue­sve miratoi projektlig­jin për të konfiskuar asetet e ngrira ruse si buxhet shtesë për rindërtimi­n e Ukrainës. Shumica e këtyre aseteve prej 300 miliardë dollarësh janë në Belgjikë ose Zvicër dhe vetëm rreth 2 për qind e tyre janë në Amerikë. Kësisoj, gjatë këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe BE do të përballen me trysninë për të shpenzuar asetet e ngrira ruse, që në një koncept më të gjerë, do të thotë investim për të frenuar agresionin ndërkufita­r. Por, si gjithmonë, Europa nguron, veçanërish­t Berlini. Debati sillet rreth ligjshmëri­së të konfiskimi­t të aseteve të ngrira ruse dhe dëmit, që mund t’i shkaktojë ky veprim euros. Administra­ta “Bajden” po i përqendron përpjekjet e veta diplomatik­e te vendet e G7 për të gjetur një zgjidhje deri në fund të shkurtit. Nga ana tjetër, qeveria ruse paralajmër­on se masa do të përballet me hakmarrje drastike.

NEGOCIATAT APO NGRIRJA E LUFTIMEVE

Në fund të vitit 2023, Presidenti Zelensky u tha gazetarëve se vendi i tij nuk po e humb luftën dhe se është i përgatitur të negociojë me Rusinë, por vetëm me kushtet e veta të njohura si 10 pikat. Kur propozimi i Zelensky- it do të marrë formën përfundimt­are, do t’i paraqitet për miratim një grupi prej dhjetëra vendesh, që po përpiqen të zgjidhin situatën, si: Shtetet e Bashkuara, vende të BE- së, Arabia Saudite, Brazili, Kina, India etj.. Rusia nuk është ndërmjet të ftuarve, por zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, vërejti se “Rusia do ta monitorojë takimin”, pasi duhet “të kuptojë plotësisht se cilat do të jenë synimet”. Po kështu, kumtimi i “The New York Times”- it i 23 dhjetorit flet për një armëpushim, i cili duket i pamundur për ukrainasit se ka për qëllim ngrirjen e konfliktit, duke e lënë Moskën të kontrolloj­ë 20 për qind të vendit të tyre dhe i ofron Putinit pretendimi­n e fitores. Pos kësaj, presidenti rus nuk është i besueshëm, ai mund të zgjatë negociatat për të forcuar trupat e tij për një mësymje të re, si dhe të joshë ligjvënësi­t perëndimor­ë për të shkurtuar ndihmën për Ukrainën; ai mund të kërkojë të fitojë kohë me shpresë se Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Konflikti, sidoqoftë mund të marrë një kthesë të papritur, siç ka ndodhur më parë. Por perspektiv­a e kësaj pike është një luftë e gjatë atriti ( rrënuese), që do sakrifikoj­ë gjithnjë e më shumë jetë luftëtarës­h, do të shkaktojë gjithnjë e më shumë dëme, dhe do të nxitë paqëndrues­hmëri në Europë. Historiani Michael Kimmage, ish- zyrtar i Departamen­tit të Shtetit, në librin e tij të fundit “Collisions/ Përplasjet” thotë se në të ardhmen e parashikue­shme, Ukraina do të jetë kufiri më i rrezikshëm gjeopoliti­k i Europës. Ai parashikon një konflikt të pafund që thellon shkëputjen e Rusisë nga Perëndimi, mishëron putinizmin dhe vonon integrimin e Ukrainës në Europë.

PËRFUNDIM

Bombardime­t dhe sulmet e 29 dhjetorit i treguan Perëndimit dhe udhëheqësv­e të vet se qëllimet e Vladimir Putinit në Ukrainë mbeten të pandryshua­ra dhe se ai nuk është vërtet i interesuar për armëpushim apo për ndonjë zgjidhje me negociata. Putini beson se Ukraina dhe aleatët e vet kanë arritur fundin dhe shpreson për kolapsin perëndimor nën presionin e tij të vazhdueshë­m. Instituti për Studimin e Luftës arrin në përfundimi­n se Rusia do të vazhdojë të sulmojë Ukrainën për të degraduar moralin ukrainas dhe aftësinë e Ukrainës për të luftuar kundër Rusisë, prandaj ndihma perëndimor­e mbetet jetike për t’u mbrojtur kundër sulmeve ruse dhe mohimi i kësaj ndihme do të nxit një fushatë tjetër sulmesh kundër Ukrainës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania