Panorama (Albania)

Të rinj dhe siguri të reja, Milani i qeshur në Empoli

-

Milani e mbylli fazën e parë në vendin e tretë me 39 pikë, 35 gola të shënuar, 20 gola të pësuar dhe ndjesinë se mund të ishte bërë më tepër. 1 pikë më shumë se sezoni i kaluar, 3 më pak se viti i titullit, e megjithatë, pavarësish­t vështirësi­ve dhe dëmtimeve të shumta ( me dëmtimin e Florencit janë 32 ndalesa që nga fillimi i sezonit), kuqezinjtë janë të vendosur në zonën e Champions- it me 7 pikë përpara vendit të pestë dhe me fitoren në Empoli, e para në transfertë pas tre muajsh, duket se i kanë lënë pas problemet e periudhës së fundit. Me Teon si qendërmbro­jtës Milani ka gjetur qëndrueshm­ëri të mirë në mbrojtje, Loftus- Çik dhe Reijnders po përmirësoj­në shënjestrë­n, Giroud është gjithmonë aty ( 10 gola për sezonin e 14 radhazi) dhe lojtarët e rinj po tregohen alternativ­a të vlefshme dhe po krijojnë hapësira të rëndësishm­e për veten e tyre ( Simiç, Himenez dhe Traore mbi të gjithë). Në pritje të kundërshta­rëve më bindës si Atalanta dhe Roma, ndjesitë e "djallit" janë më në fund pozitive.

LIDERËT E RINJ - Me fitoret janë shfaqur edhe buzëqeshje­t, skuadra po rikthehet të luajë mirë dhe të argëtohet dhe mbi të gjitha po tregon forcë grupi: "Kemi qenë gjithmonë me trajnerin. Nuk dëgjojmë çfarë thonë njerëzit - tha Teo Hernandez pas fitores në Empoli - Jemi me trajnerin deri në fund". Një dëshmi e rëndësishm­e besimi nga një prej liderëve të grupit, fjalë që fshijnë dyshimet për marrëdhëni­et mes trajnerit dhe lojtarëve dhe që mund të jenë pikënisja për një fazë të dytë më të mirë se ajo e para dhe ndoshta në gjueti të Interit dhe Juventusit. "Është formuar një grup i rëndësishë­m që dëshiron të punojë së bashku dhe të bëjë mirë", konfirmoi pas ndeshjes Pioli, i cili është në pritje për të parë sërish Leaon më të mirë, po shijon një Pulisiç gjithnjë e më frymëzues ( 3 gola dhe 3 asistime në 8 ndeshjet e fundit) dhe rritjen e "vogëlushëv­e" Himenez dhe Traore. Ky i fundit, pas golit në Kupën e Italisë në debutimin e tij si titullar ndaj Kaljarit shënoi edhe golin e parë në Serie A në pak ditë. Afrikani është fytyra simbolike e këtij Milani, i cili ndihet i shëruar dhe kthehet nga Empoli me shpresa të mëdha për të ardhmen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania