Panorama (Albania)

Kampionat, Champions dhe Arabi, dy muaj si një Inter i madh

-

Viti 2024 i Interit filloi me një nderim për traditën: kulti i çmendurisë që të gjithë interistët e kanë përzemër u nderua menjëherë në vitin e ri, në "San Siro" kundër Veronës. Më pas Juvja iu përgjigj nga Salerno, në një ndeshje tensioni, por jo aq sa ajo e një dite më parë në Milano. Kështu "zonja e vjetër" u rikthye në dy pikë distancë, por nuk është largësia nga vendi i dytë ajo që ndryshon planet e Simone Inzagit. Me titullin e kampionit të dimrit në xhep, Inzagi e di fort mirë se ajo me ekipin e Alegrit do të jetë një betejë e gjatë nervash. Përtej duelit të kampionati­t, është Superkupa për të mbrojtur dhe turi i Champions- it për të kaluar. Fakti që lojtarët janë të gjithë të disponuesh­ëm ( duke përjashtua­r Kuadradon, tek i cili askush nuk ka mundur të mbështetet), edhe se ka edhe një Bjukenën për t'u përfshirë në motor, përhap optimizëm. Edhe pse psikodrama e përjetuar me Veronën ka lënë toksina, mbetet një vend që zikaltrit të rikthehen në nivelet e periudhës tetornënto­r.

KAMPIONATI - Më 4 shkurt luhet Inter- Juve, por deri atëherë Interi ka në kalendar Monzën dhe Fiorentinë­n, pa harruar sfidat arabike në Superkupë. Pas "Derbit të Italisë" do të ketë vend për duele po aq të ashpra me Atalantën dhe Romën gjatë muajit shkurt, kur të luhet edhe një "thelë" e mirë: Champions- i kundër Atletikos së Madridit. Në këtë maratonë 2- mujore, Lautaro me shokë do të udhëtojnë në Leçe ku vështirësi­të dihen, teksa edhe Salernitan­a në "San Siro" nuk premton të jetë një shëtitje. Nëntë ndeshjet e Interit ecin paralel me tetë të Juves, që munden të fokusohen vetëm në kampionat. Djemtë e Alegrit para dhe pas sfidës me Interin kanë shtatë ndeshje ( 6 kampionati e një në Kupë) kundër rivalëve të nivelit të mesëm. Leçe, Empoli, Frozinone, Verona dhe Udineze nuk mund t'i trembin bardhezinj­të që fizikisht janë më pak të konsumuar, pavarësish­t se ethet e titullit kanë nisur edhe në

Torinos dhe përpos faktit që askush nuk e pranon.

DY KUPA - Superkupa mund të riktheje në Itali një Inter të karikuar, ndaj shokët e Asllanit janë të etur për të mos lëshuar terren në asnjë kompeticio­n. Pas Arabisë Saudite synimi i Inzagit është që t'a mbajë kreun në kampionat e të kapërcejë turin kundër Atletikos së Madridit. Në teori, zikaltrit i kanë armët për të luftuar në tri

fronte e për të tentuar një tripletë që mungon prej shumë kohësh. Finalja kundër Sitit i ka ndërgjegjë­suar interistët për mundësitë e tyre, ndaj Inzagi dhe djemtë e tij nuk do tolerojnë askënd. Janari dhe shkurti, historikis­ht, nuk janë muajt më të dashur për Inzaghin, i mësuar të ngadalësoj­ë ritmin në dimër për t'u rishfaqur me forcë në pranverë, por i gjithë ekipi i Interit mund t'a mposhtë edhe këtë tabu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania