Panorama (Albania)

Marota: Të parët me meritë, ne jemi lepuri

"Nuk bëjmë polemika, gabime ka pasur edhe në ndeshjet tjera"e

-

"Unë jam në futboll për më shumë se 40 vjet dhe çdo vit flasim për favore për këtë apo atë klub. Ka polemika edhe për VAR- in. Është pjesë e lojës".

Me këto fjalë e ka nisur administra­tori i deleguar i Interit Xhuzepe Marota fjalën e tij në asamblenë e ligës, aty ku ka folur për një sërë temash që përfshijnë zikaltrit dhe mbi të gjitha, për polemikat që janë krijuar pas ndeshjes me Veronën.

ME MERITË

Për drejtuesin zikaltër nuk ka vend për akuza ndaj Interit, pasi puna e bërë nga skuadra flet vetë. "Nuk dua të shkaktoj polemika duke komentuar deklarata të çuditshme dhe ia dërgoj mbrapsht atij që e thotë që faktin që Interi është i favorizuar. Më duket se gjatë fundjavës ka pasur edhe gabime arbitrimi që përfshijnë ekipet e tjera. Puna e bërë është ajo e një skuadre që ka një klub të fortë pas vetes. Ne jemi të parët me meritë, të jesh kampion në dimër, megjithatë, është si fitorja e Pirros, platonike. Ajo që ka rëndësi është të jemi të parët në majë. Sot jemi aty ku duhet me meritë. Për momentin ne jemi lepuri dhe lepuri duhet të jetë në gjendje të shmangë goditjet e gjahtarëve", ishte metafora e tij.

VAR

Marota u ndal te polemikat e arbitrimit, për të cilat tha: "Polemikat, ose më mirë kritikat, do të ndikojnë në futbollin italian dhe ne duhet t'i pranojmë ato. VAR- i u pranua nga të gjithë. Ai nuk u mor si mjet për të zhdukur gabimet e gjyqtarëve, por për t'i reduktuar ato. Pastaj çdo klub duhet të peshojë të mirat dhe të këqijat në fund të sezonit. Ekziston subjektivi­teti dhe po ashtu edhe gabimet. Pastaj besoj se në fund të kampionati­t do të fitojë skuadra më e mirë".

BILANCI

"Në fund të fazës të parë është e drejtë të bëjmë një bilanc duke njohur meritat e Interit për të qenë i pari me meritë për një kulturë pune të aplikuar në mënyrë intensive, për një punë të klubit dhe lojtarëve dhe për meritat e tifozëve tanë. Statistika­t ndihmojnë për të vlerësuar objektivis­ht faktet. Kjo tregon se jemi me autoritet dhe me meritë në krye të tabelës", përfundoi Marota fjalën e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania