Panorama (Albania)

“Riciklim emrash”, opozita kundër ndryshimev­e në qeveri

Deputetja e PD- së: Kjo qeveri punon për pakicën, ka ardhur koha që shqiptarët të shikojnë përtej mandatit

- VALENTINA MADANI

Opozita kundërshto­n ndryshimet e fundit në qeveri, duke i konsiderua­r ato thjesht si riciklim emrash. Deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, e cilësoi qeverinë të shteruar si në vizion e argument, por edhe në njerëz, pasi sipas saj, po riciklon në parti të njëjtët persona.

E ndalur më tej te shkrirja e tri dikasterev­e në një të vetme, Jorida Tabaku e cilësoi si një portofol të sajuar, ku sipas saj, “një pjesë e mirë që lidhet me kontratat koncesiona­re do shkojnë te kjo ministri dhe do të jetë dikush që do të tenderojë kontrata që i kanë refuzuar t’i tenderojnë të tjerët”. “Tendenca e fundit për bashkimin e tri ministrive, pa asnjë lidhje. Do të bënte sens nëse do kishim një Ministri të Ekonomisë dhe Inovacioni­t. Kur shikon Ministria e Kulturës dhe Ekonomisë, mendova se dikush po tallej. Nuk shoh asnjë vend tjetër që të ketë një eksperienc­ë të ngjashme. Më duket një portofol i sajuar dhe dyshoj se një pjesë e mirë që lidhet me kontratat koncesiona­re do shkojnë te kjo ministri dhe do jetë dikush që do të tenderojë kontrata që i kanë refuzuar t’i tenderojnë të tjerët. Qeverinë e shoh si të shterur në energji, argument, vizionin dhe në njerëz. Qeveria po riciklon të njëjtën njerëz, ka bilanc korrupsion­i të jashtëzako­nshëm. Në këtë vit nuk ka pasur se çfarë të bëjë se ka shteruar. Këtë praktikë pune që kjo qeveri ka punuar për pakicën dhe jo për shumicën, PD- ja të japë me një ofertë ndryshe. Ka ardhur koha që shqiptarët të shikojnë përtej saj, përtej mandatit. Sot përveçse janë më të varfër, kemi nivelin më të lartë të korrupsion­it”, - u shpreh Tabaku. Edhe deputetja Flutura Açka reagoi në lidhje me emërimin e Blendi Gonxhes në krye të Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inova

Në këtë vit nuk ka pasur se çfarë të bëjë se ka shteruar. Këtë praktikë pune që kjo qeveri ka punuar për pakicën dhe jo për shumicën, PD- ja të japë me një ofertë ndryshe. Ka ardhur koha që shqiptarët të shikojnë përtej saj, përtej mandatit

cionit. Në një postim në rrjetet sociale, Açka u shpreh se vetëm po ta kuptosh kulturën si biznes, mund ta bësh këtë kombinim. Sipas saj, ky është hapi i parë për privatizim­in e plotë të kulturës shqiptare, ndërsa tha se shpreson që ky të mos jetë një vendim antishqipt­ar. “Hiq bimsë e mbill ‘ pemën e dyzet frutave’. Për kulturën, këtë bankë të heshtur të rilindasve ‘ Pema e dyzet frutave’ është shpikje e njëfarë Sam Van Aken, i cili pasi krasiti e krasiti, e krasiti, e krasiti një pemë, ia doli më në fund të kishte një trung frutor që prodhonte plot dyzet fruta të ndryshme. Mu kujtua kjo pemë e kjo

zeje krasitjesh me qëllim për të prodhuar më shumë e me larmi, kur dëgjova për emërimin e Blendi Gonxhes si ministër edhe i Kulturës, duke e hequr ministren Margariti, e cila, ç’është e vërteta, e bëri me shumë devotshmër­i rolin e bimsës në kulturën shqiptare. Mjafton t’ju kujtoj grabitjen e Butrintit. Shembjen e Tetarit Kombëtar”, - shprehet Flutura Açka. Sipas saj, “procedurën antiligjor­e të

kinse Teatrit të Ri Kombëtar. Cilësinë e rikonstruk­sionit të Teatrit Kombëtar të Baletit. Operetën e rikonstruk­sionit të Muzeut Historik Kombëtar. Kishat shqiptare të rikonstruk­tuara në dy mandatet, të cilat i kanë humbur nishanet shqiptare dhe kanë marrë pamje greke”. “Nuk ka përzierje vaj- uthull më të rrezikshme se sa të vësh në krye të Ministrisë së Kulturës ideatorin e pyl

lit orbital të Tiranës. Projektet dhe postet nëpër të cilat ka kërcyer i zgjedhuri për ministër i Kulturës janë banka të fshehura, të cilave zor iu bie radha për t’u kontrollua­r, ngaqë kanë filluar të fosilizohe­n dhe zullumi është më i dukshëm tjetërkund. Vetëm po ta kuptosh kulturën si biznes, mund ta bësh këtë kombinim, ose nga nevoja e ngutshme për ta shuar tërësisht edhe atë fije kulturë që

merr frymë. Ky është hapi i parë për privatizim­in e plotë të kulturës shqiptare. U hoq apo e hoqën Margaritin? Gaboi apo fitoi Margariti? U ndëshkua apo u shpërblye Margariti? Do ta tregojë shpejt me detaje visoren dhe prapaskena­t vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetues­e mbi Butrintin. Lus Zotin të mos jetë një vendim antishqipt­ar”, - tha deputetja Flutura Açka.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania