Panorama (Albania)

“Çështje luksi”, Bumçi: S’ka ministra, por një sulltanat që bën emërime

-

Kryeminist­ri Edi Rama bëri ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, duke i propozuar Presidenti­t të Republikës, Bajram Begajt, emrin e Blendi Gonxhes si ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacioni­n, duke krijuar kështu një dikaster të ri. Ish- ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, i ftuar në “News 24” foli dje në lidhje me krijimin e kësaj ministrie të re, duke e cilësuar këtë vendim të Ramës si një çështje luksi. Ai shtoi faktin se në Shqipëri është instaluar një regjim autoritar dhe ka rënë sistemi i drejtësisë. Sipas tij, në këtë qeveri nuk ka ministra, por një sulltanat që emëron drejtorë dhe i heq kur të dojë. “Unë besoj se kjo temë është një luks, pasi në një vend që është vendosur një regjim autoritar. Ka rënë sistemi i drejtësisë, është një sistem i kapur, ose në kolaps. Partisë më të madhe opozitare i qëndron emri në gjykata dhe zgjedhjet kanë rënë. Në këtë realitete të diskutosh për këtë është luks nuk është fare çështje në këtë Shqipëri, ku njerëzit nuk kanë mundësi të marrin në dorë fatin e tyre, ekonominë e tyre. Në radhë të parë, kemi hyrë në vitin e 11- të të qeverisjes së Ramës, ku nuk ka ministra, por kryeminist­ër dhe drejtorë. Financat janë në të gjithë botën shtyllë e qeverisë, këtu nuk ka ministra, por një sulltanat që emëron drejtorë dhe i heq kur do. Së dyti, shkrirja e ministrive me ministri të tjera, e Shëndetësi­së me Mirëqenien Sociale është gabim i madh. Pse? Kemi të bëjmë me një administra­të tejet të dobët, e cila është dëmtuar më shumë me qeverisjen e Ramës”, - u shpreh Bumçi. a

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania