Panorama (Albania)

Riorganizi­mi i qeverisë e PS- së, Rama mbledh 70 funksionar­ë në Shëngjin

Qasja e re ndaj opozitës, maxhoranca në kërkim të 84 votave në Kuvend Takimi informal i qeverisë, kryeminist­ri përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshm­e. Të pranishëm, Gonxhja dhe Margariti

- VALENTINA MADANI

Mazhoranca socialiste u shpërngul dje në një resort privat në Shëngjin, në një takim informal me 70 funksionar­ë.

Kabineti qeveritar, grupi parlamenta­r dhe sekretaria­ti i kësaj force diskutuan prej mëngjesit të djeshëm për organizimi­n si në qeverisje, ashtu edhe në Parlament e në parti. Mbledhja, e cila do të vazhdojë edhe sot është konceptuar e ndarë në disa panele diskutimi. Kryeminist­ri Edi Rama në mbledhjen e djeshme informale të qeverisë kërkoi që të bëhet bilanci në disa aspekte politike. Ai caktoi disa pika paraprake mbi të cilat kërkoi që të bëhet një raportim nga secili prej të pranishmëv­e në mbledhje. Forcimin e strukturav­e të Partisë Socialiste në bazë, mësohet se kryeminist­ri Edi Rama e cilësoi të rëndësishm­e, ndërsa burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se Rama ka përjashtua­r mundësinë për zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re këtë vit kalendarik. Pas fjalës së Ramës, u diskutua për riorganizi­min e grupit parlamenta­r për sesionin e ri që nis javën e ardhshme, por edhe për platformën e riorganizi­mit politik, të prezantuar dhe në kongresin e 8 dhjetorit. Gjatë pasdites u analizuan rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore në administra­të, për objektivat e inovacioni­t, procesin e derregulim­it të shërbimeve si dhe për projektin pilot të regjistrim­it të tokës. Pjesa e dytë e mbledhjes iu dedikua aspekteve teknike. Ministrat do të shpalosin synimet kryesore për vitin 2024. Kësaj mbledhjeje iu bashkua edhe Blendi Gonxhja, i propozuar nga kryeminist­ri për të mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t. Megjithëse nuk është dekretuar ende si ministër, Blendi Gonxhja u bë pjesë e mbledhjes, pasi përdorimi teknologji­së fushë të cilën ai do të mbulojë, është prioritet i qeverisë, duke e shtrirë të tenderat dhe prokurimet publike. E pranishme në mbledhje ish

“Kryeminist­ri Rama në mbledhjen informale të qeverisë kërkoi që të bëhet bilanci në disa aspekte politike. Ai caktoi disa pika paraprake mbi të cilat kërkoi që të bëhet një raportim nga secili prej të pranishmëv­e në mbledhje. Forcimin e strukturav­e të Partisë Socialiste në bazë mësohet se Rama e cilësoi të rëndësishm­e, ndërsa burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se kryeminist­ri ka përjashtua­r mundësinë për zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re këtë vit kalendarik”.

te edhe Elva Margariti. Paraditja e sotme për qeverinë do të jetë e dedikuar vetëm për ministrat që do të prezantojn­ë prioritete­t e këtij viti.

DISKUTIMET

Mësohet se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, i pari që mbajti fjalën ishte kreu i qeverisë dhe pas tij folën Blendi Klosi, për riorganizi­min e PSsë dhe kreu i deputetëve, Bledi Çuçi, për sfidat që maxhoranca ka në Kuvend. Viti 2024 është me rëndësi për maxhorancë­n, pasi është një vit para zgjedhjeve parlamenta­re, ndërsa shton se zgjedhjet e parakohshm­e janë përjashtua­r si mundësi nga kryeminist­ri Rama. Në mbledhjen informale po kalohet në skaner puna e ministrive, ministrave dhe kabinetit qeveritar. Mësohet se gjatë fjalës së tij, kryeminist­ri Edi Rama e ka vënë theksin në përmirësim­in e punës të komisionev­e parlamenta­re dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë. Kjo kërkesë e kryeminist­rit erdhi pas fjalës të kryetarit të grupit parlamenta­r, Bledi Çuçi. Të njëjtat burime deklaruan se Bledi Çuçi është fokusuar te seancat e shkuara plenare, duke i bërë një bilanc sa interpelan­ca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektlig­jet e depozituar­a në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve. Bleci Çuçi më tej ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione. Në këtë mbledhje janë diskuar po ashtu takimet e ministrave me deputetët. Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale. Në fokus të analizës së Bledi Çuçit ishte edhe performanc­a e deputetëve në debate publike, diskutimet në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale. Pjesë e diskutimit ishte vijimësia e jetës parlamenta­re pas incidentev­e dhe bllokimit të opozitës. Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve apo të tjera nisma që duan 84 vota. Po ashtu, në qendër të diskutimev­e kanë qenë edhe prezenca e deputetëve në seancat plenare, mbledhje grupi dhe komisione, takimet e ministrave me deputetet. Një tjetër pikë ka qenë edhe pjesëmarrj­a në diskutime nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale. Kërkesat për masa disiplinor­e ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar. Performanc­a e deputetëve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale. Një tjetër pikë është ajo sesi do të vijohet me jetën parlamenta­re pas incidentev­e dhe bllokimit të opozitës. Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve. Paraditja e së sotme, në mbledhjen ku marrin pjesë mbi 70 funksionar­ë, do të jetë e dedikuar për konkluzion­et dhe detyrat, ndërsa takimi dyditor do të mbyllet me një mbledhje me dyer të mbyllura të kabinetit qeveritar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania