Panorama (Albania)

Bashkimi, Tabaku: Partia s’duhej përfshirë në çështjen “Berisha”

-

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ftuar në “Panorama TV” foli për bashkimin e opozitës dhe arrestimin e Sali Berishës. “Fatkeqësis­ht, viti që lamë pas është një vit ku debati brenda PD- së ka vazhduar dhe kulmoi me zgjedhjet lokale që për opozitën pati një bilanc negativ. Kisha bindjen se do të na shërbente për t’u ringritur, por fatkeqësis­ht nuk ndodhi. Bilanci nuk ka qenë aq pozitiv. Për vitin që vjen besoj që duhet të fokusojmë angazhimin tonë, në një parlament që rikthehet në normalitet, me komisione dhe ngritjen e një strategjie politike për të pasur një ofertë që të shkojmë te njerëzit. Në emër të opozitës, kam marrë një angazhim që çdo gjë që ka lidhje me procesin e integrimit, do të ketë mbështetje­n e opozitës. Shpresoj që viti i ardhshëm të shërbejë si një vit për të ndryshuar diçka në këtë pikëpamje”, - tha Tabaku. Ajo përmendi se kemi 8 vite pa asnjë reformë në procesin e integrimit. “Më vjen mirë që shumë anëtarë të opozitës që janë me idenë që PD të jetë e bashkuar. Kemi bërë një luftë më shumë se një vit e gjysmë ku nuk fitoi askush. Kam preferuar t’u flas njerëzve jo të bëjmë debat në një luftë të pakuptimtë. Nuk kam menduar se do ishte mekanik dhe do vinte nga një vendim gjykatë. Është vendim politik dhe kërkon vullneti politik. Prandaj dhe unë refuzova të ish zv/ kryetare. Nuk komentoj vendimet e gjykatave, por në gjykimin tim duhet të kalojmë përtej vendimit të gjykatave. Nuk duhet ta lëmë PD dhe vendimin për PD në dorë të gjykatave por të marrim vetë vendimin. Ne nuk e kemi betejën me SPAK, por me kundërshta­rët. Politika përpiqet të influencoj­ë dhe SPAK mund të bënte shumë herë punë më të mirë, por kjo nuk do të thotë se duhet të ngremë një kauzë me SPAK. Kemi bashkëpunu­ar të gjithë me Berishën dhe e kemi mbështetur, dhe është një figurë e rëndësishm­e dhe nuk është një lajm i mirë as për PD as për Shqipërinë. Më vjen keq për ata kolegë që gëzohen dhe do të kisha dashur të mos ishte përfshirë partia në betejën e tij”, - tha Tabaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania