Panorama (Albania)

Akuzat e SPAK, Mustafaj: Berisha do provojë pafajësinë

“Berisha është shumë ‘ më i zoti’ në kushte krizash se në normalitet” Ish- ministri i Jashtëm flet për krijimin e ministrisë së re: Rama e koncepton qeverisjen si stil dhe jo si “metodë”

- TIRANE

Ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, komentoi dje zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te krijimi i një ministrie të re dhe situata e ishkryemin­istrit Sali Berisha.

Sa i përket krijimit të Ministrisë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacioni­n, Mustafaj u shpreh për “News 24” se do të jetë e vështirë që kultura të ketë të njëjtën vëmendje si dy degët e tjera. Sipas tij, kryeminist­ri Rama e koncepton qeverisjen si “stil” dhe jo si “metodë”. Duke komentuar rastin e ish- kryeminist­rit Berisha, i cili prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak, ai theksoi se “Rithemelim­i” duket i vendosur për të vijuar me kauzat e iniciuara nga ish- kreu i qeverisë. Sipas tij, Berisha është shumë “më i zoti” në kushte krizash se në normalitet, ndërsa theksoi se nuk beson se ish- kryeminist­ri do të dorëzohet dhe do të arrijë të provojë pafajësinë e tij. “Kultura është një nga elementet thelbësore të identiteti­t tonë dhe përfaqësim­it në botë. Bashkimi i Inovacioni­t me Kulturën janë dy degë të ndryshme dhe është e vështirë të kenë të njëjtën vëmendje nga një ministër që ka edhe ekonominë në dorë. Ky është një rikompozim qeverie, përderisa krijon një ministri të re dhe bashkon dy të tjera. Ky rikompozim nëse do ketë logjikë në përputhje me nevojat e vendit, do ta shohim në muajt në vijim. Kryeminist­ri ynë e koncepton qeverisjen si stil. Nuk është stil qeverisja, është metodë. Stili dhe metoda janë dy terma të ndryshme. Nga natyra nuk jam paragjykue­s dhe nuk dua ta paragjykoj Gonxhen. Ekonomia do të jetë problemati­ka e tij, pasi ai nuk ka shkollimin dhe eksperienc­ën e duhur, por nëse rrethohet nga njerëz të informuar mund t’ia dalë. Grupi i ‘ Rithemelim­it’ ende nuk ka pasur kohë fizike për të treguar dobësitë e shkaktuara nga mungesa fizike e Berishës. Unë shoh vendosmëri të tyre për të vijuar me kauzat e nisura nga Berisha. A do të kenë efikasitet­in e Berishës mbe

tet për t’u parë, por nuk shoh lëvizje nga aksi ku ishte orientuar kjo parti kur Berisha ishte në seli. Berisha i drejtohet opinionit publik me mikrofon jo bashkëpunë­torëve të tij. Jam i bindur se ka kanalet e tij për të komunikuar me ata. Nga njohja e gjatë që kam me Berishën, u siguroj se në kushte krizash është shumë më i zoti se në kushte normalitet­i. Në

këtë kuptim nuk besoj se Berisha do të dorëzohet dhe do t’i arrijë objektivat e tij, pra provimin e pafajësisë së tij lidhur me këtë rast”, - u shpreh ai. Kryeminist­ri Edi Rama këtë fillim viti ndërmerr një ndryshim në kabinetin qeverisës, duke larguar ministren e Kulturës, Elva Margariti, e zëvendësua­r atë me Blendi Gonxhen, një prej ish- bashkëpunë­torëve të

afërt kur drejtonte Bashkinë Tiranë. Këtë ndryshim kryeminist­ri e komentoi si nevojë strategjik­e të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionoj­në të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania