Panorama (Albania)

Raporti 65- faqësh i procesit gjyqësor ndaj tij, Berisha: E vërteta e arrestimit tim

Ish- kryeminist­ri publikon raportin: Të vërtetat e fshehura nga prokurorët politikë se dosja “Partizani” është piramidë mashtrimi

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, publikoi dje një raport 65- faqësh, që sipas tij, fakton se arrestimi i tij është një akt politik i urdhëruar nga Edi Rama.

Raporti është titulluar “Faktet dhe dokumentet e fshehura nga SPAK për arrestimin politik të Sali Berishës”, përmes të cilit thekson se dosja “Partizani” është piramidë mashtrimi e bazuar në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës më datë 01.12.2020. Nga arresti në shtëpi, Berisha i fton qytetarët të lexojnë raportin e titulluar “Arrestimi politik i liderit të opozitës në Shqipëri – Sali Berisha”, ndërsa shton se masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe heqja e të drejtës së komunikimi­t si person në hetim i papyetur asnjëherë, e rendit Shqipërinë me Rusinë e Putinit, Ugandën e Musevinit, Iranin e Ajetullahv­e dhe Myonarin e juntës ushtarake. “Cilido që është i interesuar për të vërtetën e arrestimit politik të liderit të opozitës Sali Berisha, mund ta lexojë në këtë raport të vërtetën me dokumente zyrtare të fshehura nga prokurorët politikë, merecenarë se dosja ‘ Partizani’ është piramidë mashtrimi e bazuar në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës, më datë 01.12.2020. Dosja fillim dhe mbarim është e montuar me urdhër të Edi Ramës, në stilin e vjetër të Sigurimit të Shtetit duke fshehur, injoruar qindra dokumente zyrtare, që faktojnë se nga alfa tek omega, në këtë dosje nuk ka asnjë shkelje ligjore, nuk gjendet asnjë shkelje ligjore, fakt apo dokument që të fajësojë Sali Berishën dhe prof. Jamarbër Malltezi. Sikundër nga dhjetëra punonjës të qeverive të djathta dhe të majta, që nga viti 1995 deri në vitin 2009 kanë firmat e tyre në dokumentet e kësaj dosjeje nuk janë në ndjekje penale, sepse kanë zbatuar strikt ligjin. Në të gjithë pro

"Dosja fillim dhe mbarim është e montuar me urdhër të Edi Ramës në stilin e vjetër të Sigurimit të Shtetit duke fshehur, injoruar qindra dokumente zyrtare, që faktojnë se nga alfa tek omega, në këtë dosje nuk ka e nuk gjendet asnjë shkelje ligjore, fakt apo dokument që të fajësojë Sali Berishën dhe prof. Jamarbër Malltezin".

cesin e njohjes, kthimit të pronës te pronarët e ligjshëm dhe privatizim­it të objekteve të ndërtuara mbi pronën e tyre nuk ekziston asnjë vendim i firmosur nga Sali Berisha dhe asnjë dëshmi e ndonjë punonjësi se ka pasur presion prej tij. Në këtë proces shteti nuk ka pësuar asnjë dëm, qindra pronarë të ligjshëm, ndër të cilët edhe prof. Malltezi kanë marrë pronën e tyre të konfiskuar 60 vite më parë nga diktatura komuniste. Nga vitet 2006 në vitet 2012 në sajë të reformave të qeverisë, rreth 510 mijë pronarë të ligjshëm morën me kthim ose kompensim 1.577.400.000 m2, Malltezi, njëri prej tyre, ka marrë 410 m2 tokë të trashëguar nga familja e tij. Masat e sigurisë arrest në shtëpi dhe heqja e të drejtës së komunikimi­t të liderit të opozitës Sali Berisha si person në hetim i papyetur asnjëherë rendit Shqipërinë me Rusinë e Putinit, Ugandën e Musevinit, Iranin e Ajetullahv­e dhe Myonarin e juntës ushtarake. Me këto masa, Edi Rama dëshmon se është bir i denjë i babait të tij, Kristaq Rama, i cili si zëvendës i Ramiz Alisë dhe zonjës së zezë Nexhmie Hoxha, bashkëshor­tes së diktatorit Hoxha, firmosi varjen publike më 10 gusht 1988 të poetit Havzi Nela për vargjet e tij për fjalën e lirë dhe të drejtat e njeriut”, - tha ai.

PROTESTA

Kreu i opozitës, Sali Berisha, u foli sërish mbrëmë nga ballkoni i shtëpisë mbështetës­ve të tij, që ishin mbledhur poshtë pallatit. Berisha akuzoi Edi Ramën se pasi vodhi zgjedhjet, ka filluar një luftë të egër kundër opozitës, ndërsa theksoi se protesta e demokratëv­e tregon një vendosmëri për t’u përballuar me regjimin. Kryedemokr­ati tha se, “sot jemi në një aleancë të pushtetit me krimin dhe krimit me pushtetin dhe se kjo aleancë bën që Shqipëria të rrënohet gjithnjë e më shumë”. “Kjo protestë shpreh vendosmëri­në tuaj për një përballje me këtë regjim, i cili në të vërtetë po shfaros në rrugë paqësore shqiptarët. Me këtë regjim, i cili arriti të vendosë në Shqipëri pushtetin absolut të një njeriu që nuk ka asnjë interes kombëtar dhe shoqëror, por ka interesa personale të pushtetit të tij dhe sojit të tij të korruptuar. Pas rrëmbimit të zgjedhjeve, Edi Rama në mënyrën më të vendosur vazhdoi në rrugën e tij të luftës së egër kundër opozitës. Vazhdoi krijimin me çdo kusht të një Shqipërie pa opozitë. Miqtë e mi, në rast se ju ndaleni për një moment dhe rikujtoni fjalorin e këtyre ditëve dhe rikujtoni fjalorin e përditshëm të këtyre muajve dhe rikujtoni fjalorin e viteve të fundit, do të gjeni se dy fjalë janë më kryesoret në media, në fjalorin në zhargonin e çdo ditë, fjala krim dhe fjala vjedhje. Vjedhje e qeveritarë­ve, krimi që vret në rrugë, krimi që godet në çdo skaj të vendit, krimi që vendos në Parlament, që vendos në qeveri dhe kudo në Shqipëri. Sot ne jemi në një aleancë të pushtetit me krimin dhe krimit me pushtetin. Kjo aleancë ka bërë dhe bën që Shqipëria të rrënohet gjithnjë e më shumë”, - tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania