Panorama (Albania)

Beqaj: Hetimet janë të ngushta, të shtrihen nga 2011 deri në 2013

Ish- ministri Ilir Beqaj për më shumë se 8 orë pyetet sërish në SPAK Ish- kreu i Shëndetësi­së tha se u mor në pyetje nga prokurorët për dosjen e “Sterilizim­it”, bazuar në materialet e KLSH- së

- TIRANË

Ilir Beqja shkon sërish në Prokurorin­ë e Posaçme, por kësaj radhe për t’u marrë në pyetje.

Në dalje, ai ka folur me gjuhën e punës së prokurorëv­e, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, SPAK e BKH mësynë jo vetëm banesën e tij, por edhe një sërë farmacish dhe të një kompanie farmaceuti­ke. Në dalje ai ka thënë se ka marrë premtimin se do të rimarrë sendet e tij personale, ku bëhet fjalë për kompjuteri­n, po ashtu ai ka treguar edhe rrugën që duhet të ndjekë Prokuroria për të shkuar tek e vërteta. Beqja është nën akuzë për shpërdorim detyre, abuzim dhe falsifikim të formularëv­e, ndërkohë që ish zëvendësi i tij dhe biznesmeni që përfitoi tenderin janë në burg dhe madje nën masën e sigurimit personal arrest me burg. MARRJA NË PYETJE Prej orës 09: 00 të mëngjesit të djeshëm, ishministr­i i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, ka qenë në

SPAK ku është thirrur nga prokurorët Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi si person nën hetim lidhur me koncesioni­n e sterilizim­it. Ai ka dalë pas rreth nëntë orësh nga Prokuroria dhe në një prononcim për mediat, tha se mori konfirmim nga prokurorët se do t’i kthehen sendet e sekuestrua­ra në kuadër të hetimit që po bëhet për këtë çështje. Beqaj ka theksuar se seancat e marrjes në pyetje do të vijojnë me marrjen e raportit të plotë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa nënvizoi më tej se hetimet është e nevojshme që të shtrihen nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013. Beqaj theksoi se do të hetohet pse dy vjet e gjysmë u mbajt në qese ai central dhe nuk u vu në punë. “Besoj se hetimet j anë ende shumë të ngushta. Është e domosdoshm­e që të shtrihen në dy pjesë, së pari nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013 për të hetuar tani pse dy vjet e gjysmë u mbajt në qese ai central dhe pse nuk u vu në punë”, - tha ai mes të tjerash.

Ish- ministri u përgjigj edhe për përgjimet e publikuara në media lidhur me dosjen e dytë të hapur ndaj tij nga SPAK për abuzime edhe me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimi­t Strategjik dhe Koordinimi­t të Ndihmës, SASPAC. “E rëndësishm­e është se u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizim­in dhe s’kanë lidhje me çështjen tjetër”, - nënvizoi ai. Beqaj ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij, si gjithnjë, Ermal Yzeiraj. Kjo është hera e tretë e paraqitjes së tij në Prokurorin­ë e Posaçme për çështjen e sterilizim­it. Pak ditë më parë Beqaj bëri thirrje t’i dorëzonin kompjuteri­n e sekuestrua­r pasi aty sipas tij ka materialet e sterilizim­it, si dhe t’i vinin në dispozicio­n auditet që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit në të cilët Prokuroria është bazuar për të ngritur akuzën ndaj tij dhe personave të tjerë, si ishzv. ministri i Shëndetësi­së, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që ka fituar koncesioni­n, Ilir Rrapaj. Beqaj u akuzua fillimisht për shpërdorim detyre e pas sugjerimit të GJKKO, iu shtua edhe akuza për falsifikim të vulave e stampave zyrtare. Ish- ministri gjithashtu është person nën hetim edhe për çështjen e “chekap”- it dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe me fondet e SASPAC.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania