Panorama (Albania)

Gëzim Sinomataj dyshohet që u vra se i ati pritej të fitonte lirinë së shpejti

Ekzekutimi i 23- vjeçarit në shtëpinë e tij u krye nga sedilja e pasme e “BMV”- së RENEA dhe Policia blindojnë Vlorën për varrimin e të riut, frikë për atentat ndaj Sokol Sinomatajt, që mori pjesë në lamtumirën e të birit

- TIRANË

Dje, në Vlorë, iu dha lamtumira Gëzim Sinomatajt, 23vjeçarit vlonjat, që u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij.

Policia e Shtetit ka angazhuar me dhjetëra forca për të bërë të mundur ruajtjen e jetës së të atit të viktimës, i cili për pak orë ka lënë qelitë e burgut për t‘ i dhënë lamtumirën të birit. Që prej dy ditësh në Vlorë, në fakt, gjenden edhe krerët e Policisë, të cilët kërkojnë me çdo çmim ta zbardhin ngjarjen, pasi vrasësit ndër të tjera, arritën ta digjnin makinën në mes të qytetit, duke i bërë sfidë të hapur policisë, nëse kjo e fundit vërtetë ka vepruar brenda kohës së duhur për ngritjen e perimetrit të kontrollit. Por policia ka bërë me dije dje, se në mjetin e vrasësve është gjendur edhe një masiv betoni, çka sipas ekspertëve, mund t’i ketë shërbyer ekzekutori­t për të mbështetur armën me të cilën i mori jetën të riut. Përndryshe, policia dhe as grupi hetimor nuk kanë asnjë të dhënë në lidhje me personat që i morën jetën të riut dhe madje, ende nuk kanë zbuluar as shkakun e fikjes së energjisë elektrike në momentin e ekzekutimi­t. Gëzim Sinomataj, djali që u vra mbrëmjen e 7 janarit, nuk ka

precedentë të mëparshëm kriminalë, përveç faktit që është djali i Sokol Sinomatajt, i njohur ndër të tjera edhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës, një prej eksponentë­ve më të fuqishëm që prodhoi beteja politike në vitin e mbrapshtë 1997! Po për të shkuar tek autorët dhe shkaqet, grupi hetimor kërkon edhe ndihmën e partnerëve belgë, të cilët pritet të nisin drejt vendit tonë të dhëna të vlefshme në lidhje me aktiviteti­n e Sinomatajv­e në Belgjikë!

SIGURIA PËR TË ATIN

Dje u bë me dije se më shumë se 100 policë, oficerë dhe ekspertë të antikrimit dhe Forcat RENEA- s u angazhuan për sigurinë e Sokol Sinomatajt që kur doli me leje nga burgu i Fushë- Krujës, deri në Vlorë, për të përcjellë në banesën e fundit të birin, Gëzim Sinomatajn. 23vjeçari që mban emrin e xhaxhait të tij të madh, të vrarë gjatë trazirave të ‘ 97- s, u ekzekutua me snajper duke pirë cigare në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e tretë të një pallati pranë Poliklinik­ës, mbrëmjen e 7 janarit. Përgjatë gjithë kohës së ceremonisë mortore në hyrje dhe në dalje të Babicës, aty ku ndodhen varrezat, askush nuk ka mundur të afrohej, apo të kishte mundësi për të parë ceremoninë. Policia blindoi thuajse gjithë Vlorën. Sokol Sinomataj, i njohur ndryshe me nofkën “buzëderri”, ish- pjesëtar i bandës së “Gaxhait” gjatë trazirave të ‘ 97- s, i larguar nga Shqipëria në 2017- ën, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë. U tha se ishte ndaluar për çështje droge, por në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje të ndodhur 20 vjet më parë, pra në 2002- in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku. Si i përfshirë në konflikt me grupin tjetër, çka ka shkaktuar shumë viktima, të vrarë e të zhdukur jo vetëm në Vlorë, policia ishte e në gatishmëri për të shmangur ndonjë atentat të mundshëm ndaj Sinomatajt, që varrosi të birin.

ARDHJA E GËZIMIT NË SHQIPËRI

23- vjeçari u tha se kishte ardhur nga Belgjika dy herë brenda muajit të kaluar, sepse i kishte vdekur gjyshja dhe për të festuar Vitin e Ri me nënën e tij, ndërkohë mësohet se dukej se kishte vendosur të priste edhe të atin,

që thuhet se do të dilte nga burgu për pak kohë. Por kundërshta­rët vepruan shpejt. Edhe pse policia nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, që besohet të jenë tre, snajperist­i dhe dy ndihmësit e tij, duket se ka zbuluar pozicionin nga u qellua. Në pjesën e pasme të “BMV”- së së vjedhur, me targa të modifikuar­a në Kamëz, e cila pas atentatit u dogj në një lagje tjetër të Vlorës, u gjet një bllok betoni, modifikuar në sedilje për të qëndruar qitësi. Parkuar në një distancë jo më shumë se 40 m larg pallatit ku banonte i iru Gëzim Sinomataj, snajperist­i mendohet se kishte fushëpamje nga shënjestra, të cilin e vrau me një plumb të vetëm në kokë. Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë. Deri tani policia nuk ka gjetur as gëzhoja e as armën e krimit, por ka mbledhur rreth 50 kamera sigurie. Morti që më shumë se dhimbje u përcoll me frikën e ndonjë vrasje tjetër, këtë herë u mbyll pa probleme në Vlorë, ku hetuesit besojnë se vrasja e Sinomatit, do të nxisë hallkën tjetër të zinxhirit të hakmarrjes.

KRYEPOLICI NË VLORË

Vrasja e Gëzim Sinomatajt me snajper teksa pinte cigare në ballkonin e banesën në katin e tretë në qytetin e Vlorës mbrëmjen e 7 janarit jo vetëm ka tronditur vendin, por bëri që edhe policia të kapej ‘ mat’. Për këtë shkak mësohet se drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullak­u, prej ditës së hënë ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, ku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur krimin mafioz. Pjesë e analizës janë edhe

dosjet e vjetra kriminale, ndërsa po bashkëpuno­het me agjencitë ligjzbatue­se brenda dhe jashtë vendit për të hedhur dritë të paktën mbi motivet. Gjithashtu janë grumbullua­r një numër i madh pamjesh filmike nga kamerat në zonë në kohën kur ka ndodhur vrasja e 23vjeçarit. Dyshohet se atentati me snajper ndaj të riut është bërë nga brenda “BMV”- së ku lëviznin autorët, ndërsa në momentin e ngjarjes zona ka qenë pa drita.

HETIMET DHE DYSHIMET

Edhe pse ka pak të dhëna zyrtare në lidhje me fokusin ku është ndaluar grupi hetimor për të hedhur dritë mbi vrasjen e të riut në shtëpinë e tij, bëhet me dije se shkundja e dosjeve të vjetra do të jetë hapi i parë për të kuptuar dinamikën e atij atentati. Dyshimet e para bien mbi vrasës me pagesë, të cilët kanë qenë të mirinformu­ar për gjithçka ndodhte me burrat e familjes Sinomataj. Duke qenë se djali kishte qëndruar thuajse për kohë të gjatë në Vlorë dhe se ekzistonin të dhëna që i ati mund të dilte nga burgu, kundërshta­rët kanë shfrytëzua­r këto dy momente për të ekzekutuar të riun, i cili duket se nuk ka pasur lidhje me botën e errët të krimit. Ndonëse ai ka qëndruar në Belgjikë që kur ka qenë minoren, ende prokuroria nuk ka të dhëna në lidhje me ndonjë aktivitet të tijin. Mësohet se do të kërkohen të dhëna nga partnerët belgë, të cilët, bashkë me ata francezë dhe holandezë kanë hedhur dritë mbi krimin në vendin tonë, duke çuar pas hekurave një pjesë të mirë të kriminelëv­e me mjaft pushtet në Shqipëri.

 ?? ?? ( Në rreth)
Sokol Sinomataj, babai i viktimës
( Në rreth) Sokol Sinomataj, babai i viktimës
 ?? ?? Viktima, Gëzim Sinomataj
Viktima, Gëzim Sinomataj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania