Panorama (Albania)

Vrau Arben Lleshin në qeli, Sokol Mjacaj kërkon lirimin nga “41 biss”

Atentatori që tronditi sigurinë në vend kërkon rrëzimin e urdhrit të ministrit të Drejtësisë, që u dha në të njëjtën ditë kur ndodhi krimi

- TIRANË

Vrasësi i Arben Lleshit në burgun e Sigurisë së Lartë rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Kësaj here, ai kërkon të mos njihet urdhri i kalimit të tij në burgun e sigurisë së jashtëzako­nshme, pasi sipas tij, po i bëhet një e padrejtë. Madje, ky ishte edhe justifikim­i që nxori për ekzekutimi­n e bashkëvuaj­tësit me të njëjtën masë dënimi, në momentin kur drejtori i burgut nisi të dialogonte me të për dorëzimin e armës së krimit. Pra, kur ende prokuroria nuk ka mundur të zbardhë shkaqet e asaj vrasjeje që vuri në dyshim gjithë sig

urinë e burgjeve të vendit tonë, ai kthehet në gjykatë dhe kërkon të rrëzohet urdhri i Ulsi Manjës, dhënë ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë. Të njëjtën kërkesë mësohet se ka bërë edhe një tjetër i dënuar, që pritet të shqyrtohen në gjykatë dhe madje është përcaktuar edhe gjyqtari.

KËRKESAT

I dënuari përjetë Sokol Mjacaj që ekzekutoi Arben Lleshin brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen, ankimon në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e tij në regjimin “41 Biss”. Shorti i GJKKO ka përcaktuar gjyqtarin Erion Bani për shqyrtimin e kësaj kërkese. Më 15 dhjetor 2023, rreth orës 13.20, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri publik vendimin për izolimin e Sokol Mjacajt në sistemin “41 Biss”,

pasi kishte të dhëna se komunikont­e me jashtë dhe vazhdonte aktiviteti­n kriminal nga qelia. Por pasi mësoi këtë lajm, Sokol Mjacaj hyri në veprim në burgun e Peqinit, duke marrë armën me mulli me të cilën u afrua te qelia ku ndodhej i dënuari për vrasje, Arben Lleshi. Ai thirri në emër të dënuarin, të cilin e qëlloi me dy plumba duke lënë të plagosur edhe shokun e qelisë, Indrit Shaqja. Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në 2015- ën, në Prekal të Malësisë së Madhe, dorëzoi armën dhe u arrestua një orë pas ngjarjes, në prani të drejtorit të përgjithsh­ëm të Burgjeve. Vrasja dyshohet se u krye me pagesë, për hakmarrje dhe shkaktoi arrestimin e drejtorit të burgut, shefit të policisë dhe 10 punonjësve të sigurisë. Gjykata e Elbasanit i komunikoi Mjacajt një masë të re arresti, kurse Prokuroria e Elbasanit ngriti akuzë për të dënuarin e dytë Indrit Shaqja, me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt. Ka dyshime që Indrit Shaqja, i cili mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri, të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt. Përveç këtij të fundit, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për grabitje me armë në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, pjesë së bandës së “Babagjyshë­ve”, që grabisnin argjendari. Gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën në këtë rast është Erion Çela.

 ?? ?? Arben Lleshi
Arben Lleshi
 ?? ?? Sokol Mjacaj
Sokol Mjacaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania